794 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill 2024 duke e çuar në më shumë se 2.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë.
Ministrja Mirela Kumbaro bëri sot publike shifrat duke shtuar se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është në koordinim me institucionet publike dhe sektorin privat për të menaxhuar flukset e larta dhe mbarëvajtjen e sezonit.
“Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan vendin tonë në muajin Prill duke e çuar në 2.3 milionë shifrën e flukseve turistike hyrëse gjatë muajve të parë të 2024 ose +38% më shumë se një vit më parë ndërkohë që #MTM në bashkëpunim me institucionet publike dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet; sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime nën zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan ministrja Kumbaro në faqen e saj zyrtare.
Disa ditë më parë, Kumbaro gjithashtu bëri publike shifrat të operatorëve turistikë detarë të certifikuar, të cilët janë mbi 110, dhe mbi 600 udhërrëfyes turistikë të certifikuar, si një domosdoshmëri për turizëm të sigurt.
Në Konferencën e Sigurisë në Turizëm mbajtur në fund të muajit prill, u renditën edhe prioritetet e këtij sezoni që nga pastërtia në zonat turistike, kontrollet e mjeteve detare nga flota e Policisë Kufitare, hapja e 34 qendrave shëndetësore verore, siguria ushqimore etj.
Sipas të dhënave nga turoperatorët privatë, përgjatë vitit 2024 priten rreth 30% më shumë vizitorë të huaj se viti 2023 që u mbyll me 10,1 milionë turistë të huaj.
View this post on Instagram
po mi kerme me ato sy si gellbaze, numeron dhe emigrantet qe erdhen per pashk katolike, ortodokse dhe ata per bajram. aaa tu shofte fara qe e nise me triko leshi me shtiza dhe tani shkelqen nga rrobat firmato
Ministre dhe politike me se paku idiote! Pasi e ndriti ne fejsbuk dhe insta te kultures tani po “shndrin” dhe me fort me keto brrockulla populiste qe kujtojne se i hane shqiptaret! Ne saje dhe per faj te ketij lloji mender turizmi vendi po shkaterrohet, shqiptaret varferohen e trash pallen vetem mender mirela dhe nje dore e piset dhe e vogel mender biznesmenesh. Nga tipa si kjo dhe mender lali me te shoqen harabele vetem humb mbeshtetje Edi Rama dhe socialistet.
Ti zonja Kumbaro,ish mesuese e frengjishtes,i hype shkallet si nje servile dhe mediokre.Turizmin nuk e bere ti,por e beri inisiativa e biznesit privat.Akoma me keq je ne fushen e mjedisit,je ZERO.