
Fatmir Berisha investitor i një bujtine në Theth, gjatë një interviste për emisionin E-ZONE i bën thirrje emigrantëve, të kthehen në vend dhe të investojnë në turizëm. Sipas tij ky sektor ka një zhvillim të vrullshëm dhe është me leverdi. Kjo thirrje vjen në një moment kur qeveria po bën gati një nisëm ligjore që njihet me e emrin “Paketa e Maleve”. Synimi është të stimulohen me fonde dhe jo vetëm ata që kanë tokën e tyre për të investuar në zonat turistike malore.
“Sot Thethi është plot me turistë. Edhe pse jemi në muajin Maj duket sikur jemi në pikun e sezonit, si në muajt korrik-gusht. Kush kërkon punë e gjen atë në Theth dhe jo vetëm. Ndaj nëse kjo paketë që ka premtuar qeveria do të realizohet do të ishte një nga mbështetjet më të mëdha për të rikthyer shqiptarët që kanë emigruar në fshatrat malore”, tha Berishta në E-ZONE
Zonat turistike malore e kanë edhe më shqetësuese mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigrimit të shqiptarëve nga zona rurale.
“Unë i bëj thirrje çdo shqiptari që të vij dhe të investojë në vendin e tij. Të bëhet pronar dhe të punësojë bashkëkombasit e vet, sesa të jetë punëtor në një vend të huaj. Kostot në çdo vend europian nuk garantojnë një cilësi të lartë jetese”, tha ai.
Pjesë e “Paketës së maleve” është premtimi që zonat rurale të marrin certifikatën e pronësisë, kryesisht në Theth, një element ky që frenon investimet. Qeveria ka premtuar se do t’i japë titujt e pronësisë deri në muaji Qershor. /vizionplus.tv
Filloi biznesi me certifikatat e pronave. Thirrje e hapur për larje parash nga klanet e drogës.
maloku u genjye me nje karamele...programi i ramazonit eshte per shoket e tij o debil. Imagjino te lesh jeten dhe te kthehesh ne albaniston e te ngelesh me shkop nbithe.
Ku te kthehemi, ne serbi?! Ka 30 vjet qe nuk mund te besh asgje ne token tende, se keshtu don salija, magjari i surrelit dhe vuçiç! Çertifikaten e Pronesise e presim vetem nga OKB!
Mashtruesat e rilindjes ne kohen e covidit,,, cohet Belinda gopmadhja dhe thote qe fshataret te mbjellin grure ,dhe fshataret e shkrete e degjuan ,po tani s kane se ku e shesin ,se horrat e qeverise iu intereson me mire ta sjellin nga serbia qe eshte per kuaj,dhe jo t jua marin fshatareve
LOL! Ju te beni per te qeshur more aman! Nuk do kthehen njerezit intelektual dhe te e ndershem perderisa korrupsioni te jete kudo ne Shqiperi! Do te kthehen ata qe kurre nuk jane integruar ne perendim dhe kriminelat qe nuk kane vend ku te shkojne!