Në kopertinën e numrit të ri të National Geographic edhe Shqipëria

6 Maj 2024, 08:31Turizëm TEMA

Në kopertinën e numrit të ri të National Geographic edhe

Revista me famë botërore “National Geographic” e shpallur si “Revista më e mirë për udhëtimet” në kopertinën e numrit të saj më të ri ka dhe Shqipërinë.

« Aventura të reja në lumin e egër të Evropës » titullohet artikulli. Në të bëhet fjalë si një gjeneratë e re vendasish po i rikthejnë rajonet e jugut të Shqipërisë në hartën turistike, duke ofruar mundësi për të darkuar me barinj, për të hyrë në llixha dhe për të ecur me kanor në Parkun e parë në Europë të një lumi të egër.

Artikulli gjithashtu flet për Beratin duke ju referuar atij me titullin e tij të përhershëm si « Qyteti i një mbi një dritareve ».

« Në fund të një ditë të gjatë, një vere të thatë, që mbikqyret nga qiej pa re, ujërat e Vjosës madhështore janë qetësuar, gjë që më përshtatet shumë mirë »- thotë një turist.

« Zhyta lopatën timë në lumin Vjosa me ngjyrë gurkali, pjesë e një rryme të pandërprerë nga malet Pindus të Greqisë dhe fillova ta kuptoj se pse ky lumë i virgjër do të thotë kaq shumë për banorët. » -thotë një tjetër.

Shqipëria jonë gjithmonë e më shumë po vihet në vëmendjen e medias botërore dhe medias me famë botërore për bukuritë e saj natyrore dhe kjo nuk është vetëm meritë e natyrës por dhe atyre që përkujdesen për të. A.K./TemA

Lini një Përgjigje