ONE Albania dhe Ministria e Turizmit bashkojnë forcat për të promovuar turizmin

15 Maj 2024, 17:18Turizëm TEMA

ONE Albania dhe Ministria e Turizmit bashkojnë forcat për të

Në një periudhë ‘të artë’ për turizmin shqiptar, One Albania dhe Ministria e Turizmit kanë nënshkruar fillimin e një bashkëpunimi strategjik, përmes nismës “Albania All Senses”, duke forcuar angazhimin e tyre për të promovuar turizmin dhe pasurinë kulturore të Shqipërisë. Ceremonia e nënshkrimit, e mbajtur në ambientet e Piramidës shënoi fillimin e një partneriteti për angazhime të përbashkëta në nisma dhe programe gjithëpërfshirëse, të mbështetura në teknologjinë dhe ndërlidhjen e ofruar nga operatori më i madh në vend, One Albania.

Në një sinergji të përsosur midis traditës dhe inovacionit, ky bashkëpunim do të vijojë të tërheqë udhëtarët nga e gjithë bota për të eksploruar peizazhet mbresëlënëse të Shqipërisë, teksa qëndrojnë të lidhur përmes teknologjisë dhe shërbimeve që One Albania ofron.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori Ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic u shpreh se ky angazhim i përbashkët, që përputhet më së miri me vlerat e kompanisë për të ofruar të gjitha shërbimet në një, do të përmirësojë përvojën e vizitorëve që do të mund të përfitojnë nga oferta dhe paketa ekskluzive.  

“Si ofruesi më i madh i shërbimeve të telekomunikacionit, rritja e turizmit vjen edhe me përgjegjësi, për të siguruar cilësinë më të lartë të shërbimit dhe produkteve. Edhe si një nga investitorëve më të mëdhenj të huaj në Shqipëri, ambicia jonë afatgjatë ka qenë për të investuar dhe ofruar teknologjinë më cilësore dhe zgjidhjet më të avancuara për një komunikim sa më të lehtë dhe pa probleme.”- shtoi ai

Duke përfituar nga shtrirja e kanaleve të komunikimit të One Albania, Ministria e Turizmit synon të zgjerojë përpjekjet e saj për të shfaqur Shqipërinë si një destinacion që i ofron mundësinë për të qëndruar i lidhur çdo udhëtari, qoftë eksploruesve të natyrës, por edhe entuziastëve të kulturës.

Gjatë ceremonisë, Ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro shprehu entuziazmin e saj për partneritetin që ofron mundësinë e shfrytëzimit të fuqisë së teknologjisë për të krijuar përvoja autentike.

“Më vjen shumë mirë që arrijmë një marrëveshje vërtet serioze dhe sidomos të qëndrueshme me një partner të sektorit privat, siç është One Albania, jo thjesht si një përfaqësues i rëndësishëm i telekomunikacionit, por si një dritare komunikimi për çdo individ, turist, biznesmen, familjar që hyn në territorin e Shqipërisë dhe që në momentin e parë merr një mesazh shumë të dashur që karakterizon edhe turizmin shqiptar, mikpritja. Merr mesazhin e mirëseardhjes. ”

Ndërsa Shqipëria shfaqet si një destinacion turistik gjithnjë e më popullor, partneriteti midis One Albania dhe Ministrisë së Turizmit përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e potencialit të plotë turistik të vendit. Duke kombinuar përkushtimin për përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve dhe teknologjinë, One Albania synon ta pozicionojnë Shqipërinë si një destinacion për udhëtarët që kërkojnë përvoja të paharrueshme.

Lini një Përgjigje