“Shqipëria përtej plazheve e rërës”, Rama ndan artikullin e ‘Wanderlust’: Larmi traditash dhe diversiteti kulturor

14 Maj 2024, 15:10Turizëm TEMA

“Shqipëria përtej plazheve e rërës”, Rama ndan

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një artikull që media “Wanderlust”, i ka kushtuar bukurive dhe turizmit shqiptar, të shoqëruar me pamje.


Ndryshe nga mediat e tjera, ata i japin rëndësi botës së egër, vendeve të paprekura, gjallëria dhe larmishmëria e diversitetit, të cilat me shtimin e popullaritetit në vend, rrezikojnë të preken.

“Shqipëria përmes përvojave të komuniteteve lokale që ruajnë dhe trashëgojnë larminë e traditave, shijeve, festave, diversitetit kulturor dhe një mënyrë të jetuari plot gjallëri e harmoni, rrëfehen në median e udhëtimeve “Wanderlust” si një mundësi e jashtëzakonshme turizmi dhe arsye e fortë për ta vizituar e për të prekur shpirtin e saj përtej plazheve, detit e rërës”, shkruan Rama.

 

1 Komente

  1. s
    sapa

    Ik ore Qelbesire!Shiko Bistrin!le qe ty ti hane dardhat pas shpine!Pse rri si kryeminister o pleher kur je i paafte?te pelqen karrikja o mbrojtes i hajduterise shqiptare!

    Lini një Përgjigje