“Your Digital Wall”: Shqipëria mes nëntë vendeve më të lira evropiane

30 Janar 2024, 16:37Turizëm TEMA
“Your Digital Wall”: Shqipëria mes nëntë vendeve

Çdo udhëtar i huaj dëshiron një udhëtim në Evropë, por shumë prej tyre janë të dekurajuar për shkak të kostove të larta.


Megjithatë, ka disa vende në Evropë të cilat ofrojnë peizazhet të mrekullueshme dhe janë gjithashtu mjaft të lira për t’u vizituar.

Revista “Your Digital Wall” rekomandon për të gjithë ata udhëtarë që planifikojnë një udhëtim në kontinentin  e vjetër 9 destinacione të lira ku mund të kalojnë pushimet e tyre.

Mes këtyre destinacioneve është renditur edhe Shqipëria e cila më parë nuk ishte e hapur për turistët, por kohët e fundit ky vend është kthyer në një atraksion për të gjithë udhëtarët.

Është një vend ku turistët mund të vizitojnë plazhe të bukura dhe peizazhe të shkëlqyera. Çdo cep i vendit ka një bukuri unike. Pamja e jashtëzakonshme e saj përmbush dëshirat e cdo udhëtari dhe mbi të gjitha është një vend që nuk kushton shumë.

Akomodimet fillojnë nga 28 Euro deri në 45 Euro. Përveç transportit edhe ushqimi është i lirë.

Jo vetëm kaq, por edhe biletat e udhëtimeve drejt vendit tonë nuk janë shumë të kushtueshme kjo edhe falë futjes së linjave të reja ajrore.

Në përfundim të artikullit sugjeron lexuesit të vizitojnë vende si Himara, Shkodra, Saranda, Dhërmiu dhe Durrësi.

1 Komente

  1. J
    Juristi

    Nen udhëheqjen e qeverisë kemi arritur të mposhtin edhe vendet e zhvilluara si Gjermania Franca UK etj Lart e më lart kemi nevojë për punëtor se ka vende pune bosh kudo

    Lini një Përgjigje