Mazhoranca rrëzon dekretin, mbetet në fuqi ligji për IMPORTIN e plehrave

3 Nëntor 2011, 20:09Politika TEMA

Me 73 vota pro, asnjë abstenim, 59 kundër, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit për rishikimin e ligjit për mbetjet. Pas një debati maratonë, Kuvendi ka vendosur të rrëzojë dekretin e presidentit, i cili kishte shprehur shqetësim për nenin që mundësonte importin e plehrave në Shqipëri. Ndërkohë, sicc ishte paralajmëruar, disa qytetarë kanë dalë në protestë kundër ligjit.

“Kemi marrë vesh nga burime jozyrtare, që në Itali është bërë gati ngarkesa e parë me plehra për t’u dërguar në Shqipëri. Tu themi jo plehrave, t’u themi jo importit të kancerit”, deklaroi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati.

Një tjetër qytetare, shtoi: “Unë jam nga Viçidoli, jam një bashkëfshatare e Kryeministrit Berisha. Kam ardhur këtu për të kërkuar para parlamentit që të mos aprovohet ky ligj shkatërrues. Kam ardhur që t’i bëj thirrje Zonjës Topalli, e cila është shndërruar në kryeaktivisten në luftën kundër kancerit, që të mos pranojë importimin e lëndëve që do të dëmtonin shëndetin dhe vetëm sa do të shtonin rastet me kancer”.

Njëri prej drejtuesve të lëvizjes civile, Ardian Klosi, në fjalën e tij kujtoi se: “Kur në korrik protestuam ndaj shembjes së Piramidës, qeveria i quajti qytetarët pionerë të Enverit. Por, ata pionerë arritën që në një natë të mblidhnin pesë mijë firma. Pionerët bënë që presidentit të mos ta firmoste shembjen. E pra, paska një qytetari që di të bëjë zërin e saj të dëgjohet në këtë vend. Nuk ka rrugë tjetër, përveçse të bëjmë zërin tonë të dëgjohet edhe për plehrat”.

Përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë në vëmendje rritjen e lartë të numrit të personave të prekur nga kanceri, një sëmundje që ndikohet mjaft edhe nga faktorët mjedisore. Kjo proteste u parapri nga një fushtë për mbledhjen e firmave të mijëra qytetareve nga organizatat rinore të bashkuara në “kuvendin civil”, të cilët u shprehën kundër importiti të mbetjeve.

Më herët, një grup ambientalistësh kanë zhvilluar një takim me presidentin Bamir Topi, i cili ka kërkuar që të degjohet zeri i ekperteve dhe i shoqerise civile, për një ligj që i prek të gjithë qytetarët.

“Ligji duhet të pranojë vetëm mbetjet tona, pasi ky vend nuk është ende gati të presë mbetje të huaja. Presidenti duhet të jetë shtylla bazë e komunikimit, me Kryeministrin, Ministrin dhe Komisionet e Sigurisë Kombëtare”, theksoi Sazan Guri.

Ekspertët kanë theksuar se shteti duhet të merret me menaxhimin e mbetjeve ne vend dhe jo me importin e tyre.

16 komente në “Mazhoranca rrëzon dekretin, mbetet në fuqi ligji për IMPORTIN e plehrave”

  1. Argita_B says:

    Nese ligji eshte aprovuar nga Kuvendi, do te ishte me vlere, qe ne nje faqe interneti, te jepen te gjitha ata emra deputetesh qe votojne qe shqiptaret te importojne plehra nga jashte, te cilat do te kontribojne te perhapin semundjen e kancerit te femijet sqhiptare, te ata femije, qe prindit e tyre u japin voten ketyre deputeteve.
    Se dyti, te gjitha kompanive qe pranojne te bashkepunojne per transportin e plehrave shqiptare, tu digjen kamionat, ne menyre qe asnje kompani te mos merret me kete biznes te paligjeshem, ici sakrifikon shendetin e femijeve shqiptare kundrejt disa eurove te pista te mafies italiane.

    1. plaku says:

      Argita-B,
      Ti e di se, une jam kunder Sales. Kam mendimin se, per disipline fraksioni gjithe deputete e maxhorances kane votuar pro.
      Argita-B, me fal por tani jemi ne demokraci dhe demokracia ka rregullat e saj te lojes dhe djegja e kamjonave nuk eshte zgjidhja.
      Sa kohe qe, pjesa me e madhe e elektoratit shqiptar do jete :
      http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
      Dhe per sa kohe qe “populli” do brohorasi per budallalleqet qe thote Sala, vendi yt dhe i imi po i le trashegim pasardhesve vetem injorance, korupsjon, plehre dhe semundje.
      http://www.youtube.com/watch?v=12b6nM72i1w&feature=feedu
      Mendo per nje moment qe Obama te fliste keshtu para popullit amerikan.
      Pershendetje.

      1. Argita_B says:

        Mendon ti se ne nje vend ku akuzat per krime, korrupsion, trafiqe, vrasje e vjedhje qe rendojne mbi deputetet shqiptare do te benin te skuqej dhe vete “Cosa nostra” mund te flitet per demokraci..!!!!
        Ky term qe perdorit ti, perdoret vetem per te ligjeruar vjedhjen, plaçkitjen, kondrabanden, korrupsionin apo vrasjet nga vete hajdutet e kriminelet.

        1. raimondi says:

          Nuk degjon Sala me protesta te vogla –Ndaj PS-ja dhe shtypi opozitar duhet te ndergjejgesojne njerezit per rrezikun qe vjen nga plehrat –dhe te ngrihen te gjithe ne protesta te fuqishme

          -Por duhet patjeter te vihet ne krye PS-ja ,se ajo mbledh gjithe popullin opozitar –
          ——–Dhe eshte nje rast shume i mire qe PS-ja ta shfrytezoje per permbysjen e ketij pushteti kanceroz …Eh thuaj , por si tja bejme se Edi tani ka rene ne dashni te forte me Face-bookun dhe Tweeter ??

  2. ilir says:

    He me i lumte kuvendit tone. Shqiperia tashme do te lulezoje nga pleherat e botes se nga tonat ka lulezuar me kohe!

  3. toni.l. says:

    çDO DEKRET Qè VOTOHET èSHTè E KOTè PèR OPOZITèN,KUVENDI SHQIPèTARè DREJTOHET NGA KRIMINELèT SALI ILIR TOPALLJA.

  4. sahit leshmuja says:

    Nje qeveri qe rrezoi ne 21 janar kater qytetare para kryeministrise duke quajtur horr bulevardi dhe presidentin ka te drejte te rrezoje jo vetem dekretet e presidentit por dhe vete ate..
    Ne kemi ne vendin tone ambasadore te emeruar nga mafia e plehrave
    qe eshte pak ti quash ‘GARBAGE AMBASSADOR”.
    I lutemi firmave te “waste bizness” te dergojne 2 kamionat e pare
    nje te ARVIZUJA dhe nje te wolf leshiI BE DHE DUKE I FALENDERUAR
    PER BURR-PLEHUN E SHTETIT..AMBASADORE PLEHRA !!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Endri says:

    Aty yne I shenjte Qe je Ne qiell, nese Ke frike me e marre Salen Ne qiell se mos te demton atje lart te lutem jepi naj semundje Qe mos te shkoj me Ne Pune. Degjona lutjen tone dhe na I hiq plehrat si ky se boll kemi. AMEN!!!

  6. albani says:

    Kur nje kryeminister punon kunder interesave te shtetit te tije i do hequre sa me pare i do vrare sa me pare

    1. tourkofagos says:

      kjo per fat te keq,nuk mund te ndodhe vetem ne Shqiperi,,,fatale!!

  7. Palla says:

    Sa mire do ishte te importonim plehrat e botes dhe te eksportonim plehrat tona qeveritaret dhe politikanet bastarde.

  8. gimi says:

    mafia politike e mbeshtetur nga forcat e verbera qe mbysin zerin e qytetarit neser do te japin pergjigje per kete qe bejne sot.

  9. Pelasgian says:

    VETEM PROTESTA MASIVE DUHEN TANI !!!!!
    ME TE MDHAJA SE ATO TE 21 JANARIT !!!!
    POSHTE KY KRIMINEL QE DREJTON VENDIN TONE !!!!

  10. Boston says:

    PLERAT approvuan ligjin per PLERAT….por t’a dine nje gje qe POPULLI nuk te fal.. KETE RRADHE NUK KA PRESH NE GOJE DHE FALJE PER SHPELLARET..TANI KA VETEM DJEGJE TE PLERAVE……

  11. kjo eshte nje nga veprat me te arira te PD ne keto 20 vjet, dhe nuk kishte si mos te prodhonte nje veper te tille kjo parti, qe sa vjen e po perfeksionohet dita dites !

  12. Korrektori says:

    E keni shkruajtur gabim : 73 vota pro dhe 59 pro… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje