Shifrat përgënjeshtrojnë çdo marifet të Berishës për ekonominë

3 Nëntor 2011, 13:31Politika TEMA

Është bërë gati projektbuxheti për vitin tjetër, por nuk është ky lajmi. Lajmi është që – na bëjnë me dije gazetarët e Shqipit  – projektbuxheti në fjalë është qartësisht më i vogël në të ardhura e shpenzime se sa buxheti i rishikuar i këtij viti. Konkretisht, të ardhurat parashikohen të jenë 2.3% më të ulta se sa ato të këtij viti; me fjalë të tjera, parashikohet së pari një rënie konsumi, gjë që automatikisht ul të ardhurat prej TVSH-së, akcizës, etj, dhe së dyti një rritje e papunësisë, gjë që automatikisht ul të ardhurat prej tatimit mbi të ardhurat personale. Ndërsa shpenzimet do të jenë 3,5% më të ulta, gjë që afërmendsh do të thotë se do të ketë shkurtime në administratë, do të ketë investime publike më pak, e do të bëhet ndonjë rritje qesharake rrogash (nëse do të bëhet).

Këto janë shifra që flasin vetë, dhe përgënjeshtrojnë çdo deklaratë optimiste. Kjo është arsyeja që kryeministri, kur don të japë idenë e Shqipërisë së begatë, vijon të kapet pas ndonjë indikatori (fjala vjen, rritja e eksporteve), që ose nuk do të thotë asgjë në panoramën e krizës ku është futur vendi, ose përbën ndonjë akrobaci kryeministrore me shifrat.

Respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/11/3/shifrat-pergenjeshtrojne-cdo-marifet-qeveritar

6 komente në “Shifrat përgënjeshtrojnë çdo marifet të Berishës për ekonominë”

  1. ismeti says:

    e degjova ket gomarin e semur ne parlamentin e plehut ,i cili u turr e lehu e pall si nji psikopat

  2. Dean says:

    Ku pjerdh BARBARI per shifra.
    Shifrat jane ”komuniste” per kete KAFSHE me fytyre njeriu

  3. BELI says:

    Berisha eshte’origjinal’se shifrat e analizave shendetesore te Enverit me dredheri prej budallaj ia vesh ekonomise vendase si arritje me te medha se ato ne Evrope.

  4. Beli says:

    Ka 20 vjet qe Sali Berisha mashtron shqiptaret me shifra per rritjen ne ekonomi.Ku Shqiperia e ku Evropa,per me keq Amerika.Me siguri ato kane nje ‘burim’ te mirefillte.Shifrat e analizave te shendetit te udheheqesit shpirteror Enver i ka te fresketa edhe sot qe i perkethen ne ne rritjen ekonomike te vendit.Nje fantazi per nje njeriu te rrjedhur nga trute.

  5. Antikorupsioni says:

    Perderisa shifrat nuk pergenjeshtrojne 850 votat e hedhura teper, perse edhe shifrat qe jep Saliqeverisja me marifetet e tij duhen pergenjeshtruar. O i mjerri Popull! nje Qeveri qe vjedh votat diten per diell,aty ka mbaruar c’do analize ekonomiko-politike ketij i thone : “MARIFET”

  6. AY says:

    Mendoj se ne shqiperia nuk ka patur kurrenje denokraci te mirefillte. Nese ne pushtet vjen nje force politike e pa legjitimuar nga vota popullore po vetem nga vjedhja e votes ateher nuk kemi te bejme me me nje demokraci. Kjo gje ka ndo dhur keto 20 vjet ne shqiperi. Per mendimin tim do te duhen akoma shume vjet qe ne shqiptaret te kemi demokraci te vertete. Ne jetome ne nje vend ku dy forcat me te madhe politike thjesht bejne nje rrotacion te periudhave ne pushtet. Njehere njera 8 vjet ne pushtet njehere tjetra. Kur te largohet te tere politikanet qe kane patur lidhje me pushtetin komunist dhe me sigurimin e shtetit, atehere do te kemi nje shprese te vertete per demokraci. Pushteti duhet te kaloje ne duarte te rinjve me ideale qe kane studiuar jashte shtetit dhe qe tani shikohen si hala ne sy nga pushtetaret e vjeter, te cilet kerkojne te riprodhijne vetem kopje te tyre ne miniature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje