Patton Bogs, kompania që lobon për Berishën në Uashington, do marrë 2.5 përqind të vlerës së Albpetrol kur kompania të shitet. Vlera e kësaj kompanie mendohet se është rreth 400 milion dollarë. Kështu, kompania që lobon për Berishën, merr nga paratë e shqiptarëve edhe direkt siç mori disa ditë më parë, kur qeveria e pagoi për lobim, por edhe indirekt kur lobon për shitjet e kompanive shtetërore, siç mori për ARMO-n 4 milion dollarë
Qeveria ka nxjerrë në shitje të gjithë aksionet e saj në kompaninë shtetërore të naftës, “Albpetrol”. Projektligji, ku parashikohen edhe procedurat e shitjes sapo ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjet e radhës të Komisionit të Ekonomisë. Për t’u theksuar është fakti që ndryshe nga privatizimet strategjike të bëra gjatë viteve të fundit, ku ka mbajtur një pjesë të vogël të aksioneve, kësaj radhe, qeveria ka vendosur që të heqë plotësisht dorë nga pronësia shtetërore tek “Albpetroli”. “100 për qind e aksioneve të kapitalit u ofrohen për transferim investitorëve strategjikë të cilët janë shoqëri të specializuara në fushën naftës dhe të gazit, nëpërmjet shitjes së aksioneve me procedurë të hapur. Pagesa e kësaj paketë të aksioneve bëhet me para”, – përcaktohet në projektligjin e propozuara nga qeveria. Vlera totale e aseteve të “Albpetrolit” përllogaritet që të jetë mbi 400 milionë dollarë duke e bërë atë privatizimin më të shtrenjtë që ka bërë qeveria gjatë këtyre viteve. Të paktën kjo është vlera paraprake që pohojnë burime konfidenciale nga METE, vlera fillestare e tenderit pritet të shpallet nga qeveria.
Një pjesë e të ardhurave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve për organizimin e tenderit dhe pagesën e kompanisë së huaj konsulente, ndërsa pjesa më e madhe e të ardhurave që do të mblidhen nga shitja, do të derdhen në buxhetin e shtetit. Shuma e përfituar do të përdoret gjithashtu edhe për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e punonjësve që do të dalin në reformë.
Kompania e huaj e përzgjedhur për të bërë vlerësimin është “Patton Boggs”, e cila njëkohësisht paguhet nga qeveria shqiptare për të lobuar në emër të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E njëjta kompani ka bërë edhe konsulencën gjatë shitjes së ARMO-s, duke përfituar 4 milionë dollarë nga ky transaksion. Sipas ligjit të miratuar nga qeveria, kompania në fjalë pritet të marrë 2.5 për qind të vlerës së shitjes. Në inventarin e saj, “Albpetrol” ka gjithsej 4 000 puse, nga të cilët vetëm 1 260 janë në shfrytëzim, 1 500 i përkasin fondit të ndaluar dhe pjesa e mbetur mbahet nën vëzhgim. “Albpetrol” e ka të shtrirë aktivitetin e tij në disa zona të vendit, në të cilat gjendet asete me vlerë dhjetëra milionë dollarë. Aktualisht, nëntokën shqiptare për nxjerrje nafte e shfrytëzojnë, kompani të tilla si “Bankers Petroleum”, “Stream Oil”, “Sherëood”, etj., ndërkohë që së fundmi janë ofruar oferta edhe nga kompani të tjera./shekulli
Sa shume na duan amerikanet neeeeeeeeeeeeee ,,,, Saliun po na e mburrin paret po na i marin.
e masakrove shqipeine o qen bir bushtre o i pa pare o mos pafsh kure o shpellar
shkaterroi dhe shiti cdo gje shpellari i Vucidolit,,demet qe ika sjelle ky shqiperise dhe shqipotarve nuk i ka prure dot asnje pushtues..ska felliqsire njerzore si ky….vetem per nje foto ne nadaq paguan 10 miljone nga xhepat e cpuar te shqiptarve..bir i kurves sheqere duhet eleminuar nga politika dhe duhet larguar nga tirane sa me shpejt,,po mbasi ti bllokohen paret e vjedhura te tij dhe dy kelyshve te tij perverte
Te nderuar Shqiptare.
Korrupsioni ne Ministrine e Ekonomise ka arritur ne nje shkalle te papare ne Historine e kombit Shqiptare. Punonjesit e ministrise tani e kane bere hapur kerkesen qe po aplikove per cdo gje duhet te paguash Shefin e Madh.
Po kush eshte shefi i madhe kame pyetur? Ne Ministri ata thane. Ilir Meta eshte shefi pastaj, Lefter Koka dhe Nasip Naco.
Per Ilir Meten koncesionet dhe tendrat e medha jane te rezervuara.
Pagesa e tyre duhet te jete 500,000 euro e larte.
Kurse per Lefter Koken jane tendrat me vlere mesatare dhe duhet ti paguhen 250,000 euro. Nasip Naco kerkon nga 100,000 euro.
Mora pjese ne nje tender kromi dhe kur miku i Nacos nje i huaj nuk mori pjese e shtyne tendrin.
Ilirian Muho kryetari i komisjonit me kerkoj 100,000 euro tha i kame per shefin.
Komsionaret e tendrave kerkojne nga 10,000 euro po qe se nuk jane Ilir Meta, Koka, Naco te interesuar.
kta te LSI Shiten Kalimashin e Kuksit e tani nuk punohet fare.
Po behet kredia cdo dite Ministria e Ekonomise hjeke shume leje minerale, hidocentrale e te tjera.
Po nuk pagove te hiqen lejet.
Pastaj kto leje shiten prape.
Ku eshte opozita Shqiptare, Medja, Prokoria.
A e keni pare lokalin Madheshtore te Ilir Metes qe inaguroj tek Godinat e Inxhinjerise se ndertimit nga vine kto para.
A i keni pare vilat e ministrave e pushtetarve?
Desha te bej denancim ne prokorori po me thane Ina Rama ka shoke, dashnore te ngushte dhe ka mardhenie shume private me Koken.
kjo vlere qe jepet per albpetrolin eshte absurde dhe tregon sesa profane dhe ne hall eshte qeveria me buxhetin qe kerkon shifra te tilla. albpetrol ka dhene tashme fushat e naftes me koncesion dhe kjo ishte vlera me e madhe e saj. Edhe prodhimi qe ka sot eshte ne zhdukje pasi puset do ti kalojne kompanive si bankers dhe stream ne baze te ligjit per keto koncesione. albpetrolit i kane ngelur ndotja historike, ca godina pa vlere te madhe dhe nje fuqi e madhe punetore, gjysma e te cileva ose jane ne emigracion ose punojne ne pune te tjera dhe marrin rrogen ne menyre te korruptuar. vlera e nje shoqerie eshte tek bilancencet dhe asetet e saj. Kjo shifer e hedhur ne menyre spekulative ne treg nuk justifikohet as nga bilancet dhe as nga vlera e aseteve te albpetrol. Nuk eshte gje tjeter vecse nje mit urban i radhes si historija e hidrocentraleve te kryeministrit. Duke u bazuar ne studimet e pavaruara te specialisteve te huaj hidrocentralet ne shqiperi kane nje rikthim investimi maksimal ne 9-10% qe jane nivele shume te uleta per te cilat nuk do te kete asnje interes nga investitoret e huaj sidomos ne kete kohe krize dhe kjo duke mos llogaritur gjithe rrisqet e tjera ne shqiperi, mungesa e infrastruktures, ligjit etj. Me vjen keq qe konstatoj se gazetat shqiptare kane nivelin me te ulet te analizave ekonomike ne krahasim me gazetat e tjera ne rajon. sigurisht qe e njejta gje serviret dhe nga qeveria dhe opozita.
Kurre mos u ngopsh o Saliu i Vicidolit.Te mbetshin ne gryke ty dhe gjithe sojit e sorollopit tend gjaku dhe djersa e shqiptareve.Zoti vente dore mbi te gjithe ju.Mallkimi i popullit ju ndjekte gjer ne varr juve qe na katandiset bredhacake e lypsare ne dyert e botes.Juve qe na late pa atdhe dhe pa gjuhe .Juve qe po na grabisni dhe ato pak qe na kishin mbetur nga diktatori komunist.