Një vështrim mbi vështrimin e programit

2 Nëntor 2011, 20:08Politika TEMA

Nga Edi Rama

www.edirama.al

 

Pashë për kuriozitet një copë të pasqyrës së shtypit pas shpalljes së draftit të programit të ri të Partisë Socialiste dhe, në vijim të shkrimit tim të pak ditëve më parë, do doja t’i ftoja ata që ankohen për mungesën e programit t’u hedhin një sy gazetave sot. Zënë më shumë vend disa batuta kot, krejt të shkëputura nga konteksti, marrë pas dyerve të mbyllura të debatit e hedhur vrik në tituj të mëdhenj, se sa propozimet tona për ndryshimin radikal që u ofrojmë shqiptarëve. Një debat serioz që ka nisur dje në Asamblenë Kombëtare mbi draftin e grupit të punës për programin, është katandisur nëpër gazeta, qëllimisht, në një muhabet banal, e lagu s’e lagu. Për të vijuar shtrembërimin e perceptimit publik mbi Partinë Socialiste dhe marrë në këmbim shpërblimet e pushtetit, gazetat e oborrit të Saliut, e kanë kthyer për shembull një këmbim krejt miqësor batutash mes Pandeli Majkos e meje që provokoi të qeshurat e tërë sallës, në një replikë të nxehtë për faqe të parë lidhur me financimin e PS(!). Apo një batutë e deputetit Sterkaj për të qortuar në fund dashamirësisht ata që po bënin vërejtje pas vërejtjesh, është kthyer në një kryetitull ofezë për gjithë ata njerëz që punuan për programin rreth 3 muaj. E me rradhë. Turp. Kjo sa për t’u kujtuar ankuesve për mungesën e programit atë që u thashë pak ditë më parë.

Por sigurisht s’është kjo arsyeja pse po shkruaj mbi vështrimin e programit, po fakti që puna e derikëtushme ka ngjallur interes e debat pavarësisht deformimit të mbrapshtë të imponuar nga botuesit e ushqyer në oborrin e Saliut. I cili u kuturis të na quajë marksistë dhe ndjekës të politikës së etërve, ndërkohë që propozimi ynë është e vetmja rrugë shpëtimi nga kriza ekonomike e financiare që thellohet dita-ditës në Shqipëri. Shqipëria s’mund ta tolerojë më tutje politikën dërrmuese të taksës së sheshtë. Infermierja që paguante 30 herë më pak taksa nga të ardhurat e veta ditën që Doktori u ngjit në qeveri, s’ka pse paguan sot 30 herë më shumë, ndërkohë që Doktori paguan më pak taksa sot që ka rrogën më të lartë në Shqipëri se sa kur ishte në opozitë. Po ashtu s’mund të paguajnë më shumë taksa ata që lekët i fitojnë me punë, njerëzit e zakonshëm, se sa ata që lekët i bëjnë me lekë, pra të pasurit. E nëse i referohemi “etërve” që Saliu i ka në majë të gjuhës, pra Enverit dhe Partisë së Punës ku militoi për njëzetë e ca vjet si bir i denjë i flamës së vitit ‘67, ata kishin pikërisht teorinë që taksat janë e keqja rrëgjuese e kapitalizmit. Ndërsa etërit themelues të botës demokratike taksat si kontribute sipas mundësive i konsiderojnë një çështje mirëfilli patriotike.

“Taksa e sheshtë është grabitje”, thotë njëri ndër figurat më të spikatura të suksesit ekonomik të administratës së Presidentit Klinton, Sekretari i Shtetit për Punën Robert Reich. Në Shqipëri taksa e sheshtë ka kaluar në rrjepje të 95% të shqiptarëve që, bashkë me taksat e konsumit, i paguajnë qeverisë më shumë sesa të pasurit e marrë së bashku, ndërkohë që vetëm 5% e depozituesve zotëron më shumë se 50% të pasurisë. Kjo është jo vetëm e patolerueshme nga pikëpamja etike, por edhe tërësisht e pajustifikueshme nga pikëpamja e qeverisë po të marrësh parasysh se taksa e sheshtë s’ka sjellë as rritje të punësimit, as rritje të të ardhurave në buxhet, as rritje të mirëqenies. Po vetëm varfërim, polarizim, shkretim social.

E më e shëmtuara në retorikën egërsisht primitive të Saliut është se nuk e ka asfare filozofik qëndrimin e tij, gjë që mund të thuhet për mbrojtësit e ndershëm të teorisë së taksës së sheshtë, po e ka tërësisht në funksion të rritjes së pasurisë të oborrit të tij. Pra s’ka hallin e Marksit ish- Sekretari fanatik i Enverit, po hallin e çunave të Bllokut të tij. Të cilëve u ka vënë në dispozicion sistemin fiskal të Shqipërisë dhe xhandarmërinë fiskale të qeverisë për t’i ndihmuar të bëjnë përditë nga një përshesh me taksën e ulur shesh e, më anë tjetër, të zhbëjnë punët e sipërmarrësve të tjerë, që nxirren me gjoba mafioze e shqelma pushteti nga tregjet e nga rrugët e konkurrencës.

Ne jemi të qartë e të vendosur: 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak e do jetojnë më mirë. 5% të tjerët do paguajnë më shumë dhe do jetojnë edhe më mirë. Në një Shqipëri më të drejtë e më të qetë për të gjithë.

10 komente në “Një vështrim mbi vështrimin e programit”

  1. dymi says:

    Kush do ta beje dhe kur zberthimin per publikun e gjere te programit? cilat jane ndryshimet nga praktika e qeverise se korrupsionit dhe varferise?

    1. olti says:

      Lufta ndaj korrupsionit behet duke rrezuar nga pushteti kete kaste demode Berishiane. Pse ankoheni per korrupsionin kur keni ministra si puna e Genc Rrulit, 20 e kusur vjet ne pushtet, me cdo qeveri te majte apo te djathte, kur ke Salih Talibanin qe Ilirin e floririt e ben qytetar nderi, Neritanin e litarit e ben keshilltar, gjykatesin kriminel Braho e ben avokat mbrojtes, Imam gjeneralin Grek e ben minister te mbrojtjes, Mehdiun e Gerdec shperthimit e ben Minister te Mbojtjes se Ambjentit. Salia po jua ben ne maje te kokes e ju i ankoheni Edit perse na e ben. Ore Dinjiteti a eshte fjale me kuptim me ne Shqiperi?

      Formula e Edit eshte e qarte :

      ME NDIHMONI ME VOTE TI SIKTERISIM NGA PUSHTETI KETE KASTE UZURPATORE KOMUNISTESH E PSEUDODEMOKRATESH. NESE UNE JU ZHGENJEJ, JU KENI KENI VOTEN TE ME RREZONI NESER, THOTE EDI.

      Po eshte qesherake qe nje popull i thote Edi Rames se kur do na e rrezosh Saline. Po e keqja shporret bashke se prandaj eshte e keqe.

      Me kete program Edi kerkon te komunikoje me njerezit e perpiqet te unifikoje frontin pan-shqiptar anti Berishian. Zberthimi i programit do te behet nga shqiptaret qe duan nje Shqiperi ndryshe; nuk ka Edi mundesine te beje propagande, fshat me fshat, shpi me shpi. Ai ben thirrje per ndihme per nje Shqiperi me te mire prandaj e sulmojne cdo hap. Nuk sulmohen ministrat e PDs dhe LSI qe grabisin popullin; ata jane ne hije. Gjithe rrebeshi i bije udheheqesit te opozites ne Shqiperi, Edi Rames.

      Ka shume kritike por si nuk kam pare nje opozitar alternativ te kundershtoj vec tij diktaturen Berishiane. Kush eshte ????? Islami apo Harasani. Sigurisht keto jane figura te pranueshme per kampin Berishian.

  2. Tani97 says:

    Une i adhuroj Edi-Torja-let. Sidomos kur evitojne tere temat qe i nxehin njerezit keto kohet e fundit. Na thuaj cfare ke ndermend te besh per te hedhur Saliun, pastaj flasim per programin. Sapo te vune ne seder ty qe s’ke program, kur tak na nxjerr nje program me 4 pika sa per t’u tallur. Dhe meqenese nuk je me pak populist se Saliu merresh me taksa e fshatare. Neve na interesojne plot ceshtje te tjera pervecse ketyre taksave, si psh. drejtesia, korrupsioni, liria e votes, liria dhe mundesia e perfaqesimit (qe ti na e hoqe me kushtetuten e 21 prillit). Nuk ke thene nje fjale per plot ceshtje te diteve te fundit qe jane skandal nga kendveshtrimi i drejtesise publike.
    Na jep pergjigje per keto pika njehere.

    1. dymi says:

      O Tani97, si munt largohet nga pushteti Sal-iu pa program? Ti me siguri nuk e ke lexuar fare programin sepse ne te kundert do te kishe pare aty te gjitha ato kerkesa qe ke. Po ti si duket e ke koken te fryre me teori revolucionare dhe me fiksasionin se Sal-iu largohet me mitingje e revolta. Keto i kerkon, ndersa vete i shikon demostratat e mitingjet nga televizori, ne shtepi rehatuar si pasha ne kolltuk.

  3. Aldo says:

    Bravo Rama! Vazhdoni me propozime konkrete sepse kjo i tremb me shume se cdo gje. Propozimeve konkrete, te kuptueshme e te prekshme per masen e gjere keta i tremben si djalli temjanit. Zaloshnja bente nje shpjegim te qarte te takses progresive ne vendet e zhvilluara perendimore. E thjeshte, e kuptueshme dhe per ate punetorin qe nuk e ka arsimin e duhur.
    Meshojini fort alternatives tuaj per ekonomine, modeline ri ekonomik qe ky shaluk qe nuk ja ka haberin ekonomise e po rrenon financat e ketij vendi te marre ate qe meriton.

  4. robert bucepapa says:

    E vetmja rrugë shpëtimi nga kriza ekonomike e financiare eshte ringritja e shtetit shqiptar qe behet duke kerkuar debimin forcerisht te berishes.
    Pazarlleqet RAMA-ARVIZU per mos protestuar jane nje tradheti e bute
    e interesave kombetare….rama,meta,nano jane te paafte te hedhin
    poshte devilin berishe qe mbeshtetet nga lobe te dyshimta ne washington
    dhe be.2013 eshte teper larg….

  5. Sinani says:

    O ti zoteri! Mos na hap barkun se gjoja tu hap barku per ne! Ti ke nje virus shume te rrezikshem, ate te mungeses se dashurise, madje te perbuzjes ndaj njerezve! Eshte kjo arsyeja qe ti je i pabesueshem madje i frikshem ne ato qe thua. Une vetem nje pyetje kam: Pse u kujtove tani per taksen e sheshte? Ik me mire e na ler rehat! Boll te kemi degjuar dhe te kemi besuar! Ka te tjere djem PS qe do e lartesojne jo ti qe nuk ke asnje lidhje me socialistet! Ik sa nuk eshte vone!

    1. xhoni says:

      O Sinan,mavria!!Mos te duket gje vetja me odealist se Edi Rama!!Nje KELYSH i Berishes je,qe hiqesh se je per popullin,por nje LESH pa lare je!!!Shko merr sherbimin e rojes dhe kujdes fasulet,se mos i ha pa zjere mire e te kercasin pordhet e na zgjon shefin!!!

  6. isuf says:

    Te nderuar Shqiptare.
    Korrupsioni ne Ministrine e Ekonomise ka arritur ne nje shkalle te papare ne Historine e kombit Shqiptare. Punonjesit e ministrise tani e kane bere hapur kerkesen qe po aplikove per cdo gje duhet te paguash Shefin e Madh.
    Po kush eshte shefi i madhe kame pyetur? Ne Ministri ata thane. Ilir Meta eshte shefi pastaj, Lefter Koka dhe Nasip Naco.
    Per Ilir Meten koncesionet dhe tendrat e medha jane te rezervuara.
    Pagesa e tyre duhet te jete 500,000 euro e larte.
    Kurse per Lefter Koken jane tendrat me vlere mesatare dhe duhet ti paguhen 250,000 euro. Nasip Naco kerkon nga 100,000 euro.
    Mora pjese ne nje tender kromi dhe kur miku i Nacos nje i huaj nuk mori pjese e shtyne tendrin.
    Ilirian Muho me kerkoj 100,000 euro tha i kame per shefin.
    Komsionaret e tendrave kerkojne nga 10,000 euro po qe se nuk jane Ilir Meta, Koka, Naco te interesuar.
    kta te LSI Shiten Kalimashin e Kuksit e tani nuk punohet fare.
    Po behet kredia cdo dite Ministria e Ekonomise hjeke shume leje minerale, hidocentrale e te tjera.
    Po nuk pagove te hiqen lejet.
    Pastaj kto leje shiten prape.
    Ku eshte opozita Shqiptare, Medja, Prokoria.
    A e keni pare lokalin Madheshtore te Ilir Metes qe inaguroj tek Godinat e Inxhinjerise se ndertimit nga vine kto para.
    A i keni pare vilat e ministrave e pushtetarve?

    Desha te bej denancim ne prokorori po me thane Ina Rama ka shoke te ngushte dhe ka mardhenie shume private me Koken.
    I shkruajta kesaj gazete qe gjithnje ngre zerin pa frike per korrupsionin ne Shqiperi.

  7. PISHA FLAMUR says:

    Prograqm i shkëlqyer, por duhet të fillojnë protesat paqësore, jo revolucion të dhunshëm sepse po qe se pezullohet qeveria nga populli, revolucion është, por jo me gjak se nuk e kemi të tepërt. Ju që shani Edin, Jeni Envero – Stalinist të fëlliqur.ok? Ngrihuni kundër helmit të plehrave që i projektuat ju komunistët socialistë të Nanos dhe po i zbaton shoku juaj Sali. Sa të pa turp që jeni, dilni hapët dhe shkoni tek shoku Sali dhe bëni iternacionalen e katërt komuniste dhe lereni Edin të punoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje