Greqi, anulohet referendumi për marrëveshjen me BE-në

3 Nëntor 2011, 17:06Politika TEMA

Pas presionit të madh ndërkombëtar, por edhe vendas, Greqia duket se ka hequr dorë nga referendumi për pranimin ose jo të paketës së shpëtimit nga ana e Bashkimit Europian.

Lajmi bëhet i ditur nga disa media ndërkombëtare, ndërsa  është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Papandreu.

Papandreu kishte kërkuar që grekët t`i drejtoheshin kutive të votimit për të vendosur miratimin ose refuzimin e masave anti-krizë të qeverisë Papandreu, e veçanërisht për t`i thënë po ose jo marrëveshjes së arritur në samitin e Brukselit mes lidërve të BE-së dhe Athinës.
Por, referendumi është kundërshtuar nga një pjesë e ministrave, nga ndërkombëtarët si dhe një grup deputetësh të PASOK, ku këta të fundit kërkuan qeveri uniteti dhe zgjedhje të parakohshme, ndërsa deputetja e PASOK, Milena Apostolaki u largua nga kjo parti, duke zvogëluar në 152 numrin e deputetëve të maxhorancës nga 300 deputetët e Parlamentit të Greqisë.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, e mbajtur në orët e pasdites së enjte, Papandreu e cilësoi idenë e mbajtjes së një referendumi popullor si një taktikë për marrjen e mbështetjes së konservatorëve për qeveri uniteti.

Papandreu ndërkohë deklaroi se nuk ka ndërmend që të dorëhiqet si kryeministër i Greqisë.

31 komente në “Greqi, anulohet referendumi për marrëveshjen me BE-në”

  1. olti says:

    Kam respekt per Papandreun.
    I tregoji mbare botes sa te pafytyre, skutha e hipokrit i kemi komshinjte tane te jugut ne Shqiptare.
    I mbushen breket nga frika se ua heq koromanen nga goja Merkeli me Sarkozine. Pale e mbajne veten edhe me dinjitet po vecse provojne me shume dita dites qe skane asgje Europiane.

    Greqija vajza e perdale adoleshente e Europes.

    1. hysni dajaku says:

      zgjidhja e problemit grek ka tre oposione.!1-tani nuk na ngelet gje tjeter vetem te fillojme e te lexojme edhe nje here veprat e shokut Enver qe me sa duket ,nuk ja paska futur edhe aq shume pordhes kot,,pasi me keta komshinjte qe mburreshim ne se na i kishin kaluar e i merrnim si shembull sa here shanim Xhaxhin,na i paskan kaluar me leke borxh,,me sa shikoje une Nexhmija po rrojti shume edhe po i ka te gjitha to veprat e Xhaxhit,do benka para me thes tani ne pleqeri,se nuk dihet sa do u vej cmimi me kete ktaraure ekonomike qe o peson bota,,2-per Greket kam ndryshuar mendim se ne fillim me vinte keq,por tani e kuptoj se kam qene gabim dhe nuk me vjen keq fare ,pasi qenkan shume me te trash nga cfare i pandehja une,,e kan zgjidhjen tek dera e shtepis edhe nuk kan sy te shikojne por i luten Sarkozit e Merkelit,,jane komshinj me vendin me rritjen ekonomike me te lart ne bot te udhehequr nga Sali Berisha dhe pjeset e tij kryesore,dhe greket vijne verdall si pordha neper breke,,ne vend ti turren shqiperise,burra e gra me dy gishtat perpiet si demokrat te flakte,e te bejne leke qyl vetem duke bredhur pas Sali Berishes kur inaguron rruge edhe kanale,e te hapin ndonje firme private e te marrin tendera duke u betuar per koken e Baba Saliut,rrine e kerkojne akoma borxhe per te lar borxhet,,3-varianti i fundit eshte qe te behemi edhe nje here bashk si ne kohen e Turqise,ne Greket,Kosova,Bullgaret me ne krye Sulltan Tahip Erdoganin edhe ti bejme mutin europes,se ne vetem emrin duam si europian se nga tabiatet jemi Turq e kaluar Turqeve.me mire kthehemi ne origjine se ajo fara e Turkut ka mbire thell ne trurin tone se ne vella i themi tukut e kurve i themi europes,ne kemi 20 vjet qe ulerime se do gjoja do vemi ne europe dhe ne fakt ja kemi therur ne drejtim te Turqise qe e kemi kaluar edhe po u afrohemi me krenari vendeve Arabe,,,kjo aleance e re te quhet”Pordhacet e Ballkanit”

    2. raimondi says:

      Po c’na plasi trapi per keta bajgat ? –Pse e jepni fare kete lajm ?

      Do zoti vene ne hale si shtet keta qener..

      —–Por eshte edhe cudi me keta politikanet tane qe jane kaq hajvane

      –Greqia eshte me nje kembe ne varr , ndersa keta vazhdojne ti servilosen grekut

      –Greku rrezik do dali fare nga EU, dhe nuk do kete me te drejte vote ,
      se eshte shtet
      i falimentuar dhe i diskretituar

      -Shqiperia te risi buxhetin e ushtrise ,–Te armatoset sipas normave te Natos dhe ti tregojme vendin grekut dhe minjve te tij qe ka midis nesh

      –Edhe ata prifterinjte greke duhet urgjentisht te largohen nga Shqiperia,
      ata fantazma me rraso te zeze , qe duken si sorra te pista qe dalin verdalle per keram…

  2. plaku says:

    Djema, me vjen keq por nuk arrij te kuptoj aresyen e mos skjarimit sic duhet ( ne shkrimin siper ) ne lidhje me referendumin. Siper thuhet :
    ” referendumi për pranimin ose jo të paketës së shpëtimit nga ana e Bashkimit Europian.”

    Ky eshte nje formulim total gabim. Ne referendum populli grek do te votoje ne se eshte dakord me paketen e masave te marre nga qeveria greke per kursimet ( shtrengim rrypi ).
    Kuptohet vete vetiu qe, ne se populli grek nuk pranon paketen e kursimeve te qeverise greke nuk do marri asnje Euro nga Europa.
    Sot Merkel dhe Sarkozi bene te kjarte se :
    – Referendumi duhet te behet ne fillim te dhjetorit 2011 ( gjermanet thone ai qe paguan ai urdheron ).
    – Deri sa te behet referendumi Greqia nuk merr asnje Euro ndihme.
    – Ne se ne referendum populli greke nuk do miratoje paketen e kursimeve te qeverise atehere :
    a.- Greqia nuk merr asnje lloj ndihme ekonomike nga BE dhe automatikishte ajo del nga Eurozone dhe BE.
    b.- Greqia falimenton 100%.
    Pershendetje.

    1. plaku says:

      Djema, lajmet e fundit ora 17.00 sipas tv gjerman ARD.
      – Opozita levizi me ne fund dhe deklaroi se, eshte dakord qe te krijohet nje qeveri e shpetimimi kombetar. Kjo qeveri do te pregatise zgjedhjet e reja dhe do zbatoje paketen e kursimeve te marre nga qeveria greke.
      – Opozita me kete levizje kerkon nga BE qe te filloje te japi shumen prej 8miljard Euro Greqise.
      – Eshte e sigurte se Papandreu vete nuk do marri pjese vete ne kete qeveri te shpetimit kombetar.
      – BE ka vendosur qe pamvaresishte nga ngjarjet ne Greqi ata duhet te ngrejne murre betoni kunder zjarrit per te mbrojtur Spanjen dhe Italine.
      – Italjani Draghi, shefi i ri i Bankes QEndrore Europiane vendosi qe norma e interesit e Euros te ulet nga 1,5% ne 1,25%, gje qe do te thote se do behet me i lehte kreditimi i ekonomise reale etj. Kjo gje ka te keqen se mund te shkaktoje rritje inflacjoni.
      Pershendetje.

      1. olti says:

        Plaku nese Socialistet Greke e kane te pamundur te shtyjne reformat shtrenguese qe kerkohen per te hapur rubinetin e ndihmave, si do ja dali opozita e djathte perballe pakenaqesise ne rritje te shtresave te varfera tradicionalisht socialiste. Opozita Greke shihet me shume dyshim nga Europianet sepse ata pa ardhur ne pushtet kerkojne ulje taksash ne nje kohe qe Europa kerkon rritje te vazhdushme te tyre. Do e shtyjne deri nga weekendi me duket por nuk kane ku futen. Papandreu e drodhi; ja futi Merkeli bishtin ne shale, sapo deklaroji se ‘Referendumi nuk ishte zgjidhja e tij paresore, por nje nga tre opcionet.’

        Megjithate Plaku nuk te behet pak qejfi per Shqiptaret e shkrete se do te kene treg me te lire ne Greqine fqinje ne rast falimenti? Edhe ai djathi shume i rralle Feta do hyje me cmim me te lire per ne Allvanot se do kene stoqe.

        1. plaku says:

          olti,
          Djathe feta ka edhe ketu ne Zvicer. Mua kur me mer malli per Shqiprine blej gjithmone djath te bardhe feta. Pershendetje.

          1. olti says:

            Po beja shaka me Megallomanet qe pretendojne se djathi feta eshte eksluzivisht Grek, apo kafja Turke eshte Greke. Sigurisht qe ka djathe feta kudo dhe jo vetem grek. Me shume se inflacion po ndodh dobesimi i disa monedhave e kryesisht Euros. NJe djale me emrin dicka si “boni ca lek” thirri para ca ditesh nje transaksion mjaft interesant : shkurtoni Euron tek 1.3750 me stop tek 1.3950. Tani Euro eshte 1.382570. Faleminderit per sugjerimin mik. le te shpresojne qe nuk shkon perpara tek 1.42.

            1. plaku says:

              olti,
              Duhet te dish se une para dy vjetesh luaja me devize Euro / Dollar. Une ne fakt merrja djalin ne celular, nderkohe nepermjet brokerit amerikan ndiqja ne kompjuter se si shkonte kursi ne chartra 5 minutesh dhe i thoja djalit qe te thyente leket tek nje lokal devize tek rruga e Durresit ( une vete nuk e di se ku eshte ky lokal ), pra merreshim vesh me celular. Lokali gjithmone merrte per vete per cdo transaksjon 20 pipsa. Shkurt muhabeti, ne cdo transaksjon vija ne loje mbi 80mije dollare. Ne fund te fundit brenda nje vit e gjysem humba 30mije dollare. Ne fillim te ketij viti une ketu ne Zvicer ( sic e di edhe Tironci Lugano ) kam thyer 13mije franga zvicerjane me kursin ( ne janar 2011 Euro/ Franga zvicerjane) 1.30, pra kam 10mije euro. Ne kete moment ( shif tek teleteksi faqe 631 kursi eshte blej 1,2153 dhe shes 1,2155). Per te ndihmuar eksportin dhe turizmin zvicerjan Banka Kombetare e Zvicres ka vendosur qe kursi mos jete me i ulet se 1.20. Pra shkurt muhabeti, ne se une sot kthej 10mije Eurot qe kam ne franga, une humb me siguri me shume se nje mije franka. Pra une jam pozicjon trader dhe pres qe, franka te dobesohet. Sic duken bathet duhet te pres shume gjate deri sa kursi Euro/ Franka te arrije tek reth 1,40 dhe ne kete rast fitoj egzaktesisht nje mije franka.
              Olti une vete jam djegur dhe te lutem qe, brenda mundesive, te mos luash ne asnje menyre me devize sepse nga studimet e bera del se me shume se 95% e njerezve qe luajne ne devize HUMBIN.
              Olti m.gj.se nuk njifemi une te LUTEM- TE LUTEM-TE LUTEM-TE LUTEM-TE LUTEM hiq dore nga luajtja ne devize. Edhe nje here TE LUTEM-TE LUTEM-TE LUTEM-TE LUTEM mos luaj me devize mik i dashur.
              Po te flet nje njeri qe eshte djegur nga kjo pune. Pershendetje.

              1. olti says:

                Faleminderit Plaku per vemendjen. Eshte shume e vertete ajo qe thone ju e nuk ka njeri qe ska humbur ne menyre apo tjeter.

                Une permenda nje sugjerim nga nje djale me emer te cuditshem “boni lek” a dicka e tille. Ai keshillonte shitjen e eurove dhe blerjen e dollarit. Une e perktheva ne kete menyre :bleva miniera ari si hedge ne canadian dollar kunder Euros, bleva gaz natyror si asnjanes per aresye se eshte afer dyshemese, bleva nje ETF dyfish kunder Euros dje dhe sot kur Euro ishte me usd 1.37/1.38. sot po shes minierat, dhe do te ndjek me vemendje nese Euro do te kaperceje siper 1.3950 do te shes me pak humbje etf kunder Euros neser, per ta blere perseri kur Euro me dollarin shkon 1.42. Nese ceshtja greke nuk zgjidhet si duhet muaji i ardhshem do te jete i rende per Euron qe do te rreshkase sipas sugjerimit te atij djaloshi drejt 1.31 me usd por edhe ndoshta 1.21 dhe fitimi eshte terheqes. Sigurisht qe ne leter eshte me e lehte sa duket dhe humbja eshte pjese e lojes.

                Me vjen keq qe keni humbur 30 000 euro nga investimi 80 000 por shume njerez kane humbur edhe 100%. Leket e lehta sjellin edhe humbje te shpejta. Mu kujtuat se kisha pershtypje qe luanin me Euron si shume institucione qe besuan se konflikti Grek u zgjidh per dy muajte e ardshem.
                Pershendetje

    2. agbi says:

      Plaku pershendetje. Merkel dhe Sarkozi dje ne darke ithane si urdher Papandreut -do ta beni ne 4 Dhjetor dhe vetem me pyetjen -po ose jo ne euro, dhe deri atehere nuk mmerrni esnje euro . Shkurt muhabetit Papandreu e ka humbur lojen dhe po mundohet te dal nga loja ne menyr heroike. Sot po bisedojne per zgjedhje te reja ,por me shume po zihen si do te shkojne drejt tyre , me kete qeveri apo me qeveri teknike .Puna eshte se njerzit kane humbur plotesisht besimin te politikanet e tanishem dhe tek partit e grupet politike .Ne Portugali ,ne Spanje,ne Irland pozita dhe opozit te pakten ne parim bashkpunojn dhe bien dakort per te punuar e gjetur rruge te ndryshme per te shpetuar cte mundin e te dalin nga kriza [ se sa do tia arrijne tjeter mesele se nuk varet vetem nga ata ], kurse ne Greqi edhe ne keto momente te fundit zihen e haen si qent me keq se tek ne ne Shqiperi.

      1. plaku says:

        agbi,
        Une mendoj se mentatiteti ballkanas nuk eshte si mentaliteti europjan. Mendoj se disa gjera ne mentalitet nuk permiresohen me nje ligj te qeverise por duhen vite e vite. Pershendetje.

      2. Shen Kozmai says:

        Nuk eshte e vertete qe Papandreu e ka humbur lojen,perkundrazi ai e fitoi te pakten perkohesisht. e vetmja qe e kuptoi qe ai po bente loje ishte BILD qe shkruajti “po tallin b….. me ne”. Me referendumin Papandreu beri tre goditje: 1-Sapo tha “referendum” i coi per lesh bursat qe nga azia deri ne usa,duke e vene ne nje presion te madh merkel+sarkozi (dalja e nje anetari nga eurozona mund te coje ne shperberje gjith eurozonen tha sarkozi sot ne g-20),,2-I tha popullit grek mjaft me greva e protesta por dilni e votoni vete nese doni eurozone apo jo,nese doni reforma apo jo,duke i detyruar ti therrasin mendjes,, 3-i beri presion te papare opozites se vendit te vet duke e detyruar te ulet ne tavoline e te marre pergjegjsite e veta.
        Rezultati i atij “referendumit” qe tha Papandreu e dha rezultatin e vet: Merkel+Sarkozi do vazhdojne te paguajne kestet, Opozita u ul ne tavoline per te marre pergjegjsi bashke me poziten,,populli duke pare qe pozita+opzita po punojne bashke do ta kuptoje nevojen per reforma njehere e mire.
        Levizje e shkelqyer politike , e nje politikani brilant,ne te mire te popullit te tij dhe vendit te tij.

        1. Bazarxhevap says:

          Sakt, per ata qe kuptojne !

  3. Argita_B says:

    Ky nuk ka perse te heqi dore jo, se familjarisht quke filluar nga i ati, ben pjese te ajo klase qe ka grabitur arken e shtetit grek.
    Nese do te kishte burra te zote dhe te ndreshem ne politike Greqia, sdo ishte bere gazi i botes, dhe sdo kishte mbetur vendi me i varfer i Eurozones.
    Nese ai gjykon se nuk eshte ne gjendje te vendosi per te ardhmen e popullit te tij, atehere te japi doreheqjen e te krijojne nje qeveri mbarkombetare.
    Problemi eshte se si gjithmone, interesi personal mbizoteron mbi ate te pergjithshem.

  4. Denis says:

    Papandreu kishte deklaruar qe referendumi do te ishte me dy zgjedhje PO ose JO dhe pyetja do te ishte “A duhet te dale Greqia nga Eurozona”. Sigurisht qe asnje grek me mend ne koke nuk do te donte te dilte nga eurozona, ishte thjesht nje loje e brendshme politike e nje politikane tipik ballkanas qe luan jo vetem me fatet e vendit te tij por edhe me ato te mbare Europes. Turp qe vetem 1 jave pasi i shtrine doren te beje lojera te tilla. Kryeminister karagjoz.

    Plaku, nuk ka asnje rrezik inflacioni per sa kohe rritja ekonomike do te jete e ulet, dhe prandaj u ul norma baze sepse rritja pritet te jete e ulet, mbeshtetur edhe ne pritshmerite me te fundit nga FED.

    1. plaku says:

      Denis,
      Shume faleminderit. Une kisha pershtypjen qe, m.q.s. euro behet me e lire ( ulet norma baze e interesit ) ka me teper euro ne qarkullim dhe pra rezik inflacjoni. Desha te them vetem se aktualisht Anglia ka nje inflacjon prej 5,4 %.Denis, mos harro te lutem se une nuk marr fare vesh nga ekonomia dhe se mesoj nga diskutimi me ty. Learning by doing.
      Pershendetje.

      1. Denis says:

        Plaku,

        Ketu qe thua ti jane parimet makroekonomike, teorike, por ne kete rast nuk ka asnje rrezik inflacioni per sa kohe rritja ekonomike eshte e ulet. Momentalisht keto jane vetem teori ne leter.

        1. plaku says:

          Denis,
          Shume faleminderit.Pershendetje.

          1. beso says:

            plaku,une dhe ti jemi lexues globale,dime pak nga te gjitha.Me duket se Denisi ka te drejte.Inflacioni qe ti ma fiksove me shporten e produkteve te tregut,nuk besoj te rritet,se nga ana tjeter ka superprodhim dhe mungese te ardhurash nga pjesa me e gjere e popullsise.Po behen skonto gjithandej,dhe prape nuk ka me boom konsumist.Problemi nuk eshte se mungon likuiditeti ne banken Qendrore,por po mbeten shume njerez pa pune.Edhe kur ka para tjetri,i mban nen dyshek,se nuk i dihet!Pershendetje!

    2. Argita_B says:

      Pa dashur te jap leksione ekonomie ketu, inflacioni nuk eshte ne perpjestim te zhdrejte me rritjen ekonomike.
      Nje shembul fare i thjeshte eshte ish Yougosllavia, ku inflacioni arrite ne mbi 300% ne vit dhe ekonomija u ul me 20% ne te njeten kohe.

      1. plaku says:

        Argita-B,
        Shume te faleminderit. Pershendetje.

      2. Denis says:

        Argita,

        Inflacioni, ne kushte normale, nuk eshte ne perpjestim te zhdrejte me rritjen ekonomike, prandaj je shprehur gabim, besoj ke dashur te thuash “perpjestim i drejte”. Rritja ekonomike con ne rritjen e presioneve inflacioniste. Por ne raste te vecanta ndodh te jete edhe ne perpjestim te zhdrejte, sic eshte rasti qe permend ti, i cili nuk eshte i pashpjegueshem, por thjesht rezultat i disa konjukturave makroekonomike.

  5. Toni says:

    Nuk ja vlen te diskutosh per nje shtet qe nui prodhon asgje dhe mban bishtin perpjete,djathin feta kane krenari kombetare,ah po sot bleva dhe japrak,ose gjethe rrushi me oriz,me vjen keq pewr plakun qe fut zvicren kur flitet per greqine e ngordhur.flm

  6. dembel stambolli says:

    Une mendoj qe papandreu duhet te mare shembull nga sali berisha dhe keshilltar te kete shpetim idrizin vetem ata do e nxjerrin greqine nga situata

  7. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Referendumi i Papandreut ishte nje presion politik qe i beri evropes.

  8. eleftheriskepsi says:

    Kush deshiron ta lezoj ne CNBC sot ishte ky shkrim .
    Greece, The Most Powerful Country in the World.

    1. olti says:

      Lefteriiii
      do te marri Turkofagosi &co e do te coje tek pavioni 5, aty ku do te na mbylli ne Allvanove. Po Merkel i beri rreshtoren ‘Papa-s’ dhe te djathtes brenda 24 oreve. ‘Papa’ alamet politikani po u soll si qen i rrahur dhe lepiu cfare beshtyu, si te gjithe ju dite per dite. Sot eshte dite turpi per te qene Greke, dhe e djathta e pranoji edhe ne Bloomberg TV gomarllekun e Papandreut. Po e quajtet genjeshtar e mashtrues e u zute ne parlament si qente more ju shpelafte fanuklla. Jeni me keq se perkrahesit e Sales ju, edhe te dhjere edhe krenar.

  9. EDI DETROIT says:

    http://www.cnbc.com/id/45150335.Ky eshte artikulli, por thote qe EU eshte duke peshuar, e diskutuar daljen e Greqise nga Euro.Ti thua Geece ,vendi me i fuqishem ne bote,ke pire shume uzo me duket.

  10. enh says:

    gabim historik zoti papandreu,kishe ne dore te bije gjithe boten ne krize e te vije gjithe matrapazet,mbi ligje me humane,te jepnin me shume te populli i thjeshte,qe pas njezet e nje shekujsh pjesa me e madhe e njerezimit nuk gezon as te drejtat me elementare,akoma vdesin femije se skane te hane,te tjere skane pare doktore dhe aty ku jane skane inshurenca,e shume mekate te tjera te kesaj bote,personalisht sjame me ty por me te gjithe ata qe demostrojne neper rruge shembulli me i mire per te gjithe ne bote,ne opinionin tim ka ardhur koha per me shume leshime,dhe ato qe shikojme ne rruget e athines e nju jorkut per nje cike do pushtojne gjithe boten.

  11. plaku says:

    Djema,lajmet e fundit ne lidhje me Greqine jane :
    – Ceshtja e Greqise ka kaluar ne nje stad krejt tjeter cilesor. Kjo ne kuptimin qe, Merkel dhe Sarkozi, ne unison kane deklaruar se, tani kryesore jane SHTETET e Eurozone dhe JO NDONJE SHTET i Eurozones. Kjo ne kuptimin qe, ne se Greqia ose ndonje shtet tjeter do te dali nga Eurozone atehere le te dali. Neve kemi pregatitur tashme planin B dhe bile planin C.
    – Merkel tha se, tani kami kalur ne nje stad tjeter. Greqia duhet te zbatoje vendimet e 26 tetorit dhe une ( Merkel) nuk dua te degjoj me llafe bosh une dua te shof fakte. Ne se greket tregojne me fakte se KANE FILLUAR ZBATIMIN E MASAVE TE PAKETES SE TYRE TE KURSIMIT, vetem atehere, ata do te marrin te 8miljarda eurot te pjeses se fundit te paketes se pare te ndihmes prej 11omiljard Euro.
    Gjermanet kane nje proverbe te bukur : “Wer bezahlt, befehlt” Kush paguan, urdheron !
    Me sa kuptoj une BE-se i ka ardhur ne maje te hundes me zik-zaket e turpeshme te qeverise greke. Nje gazetar gjerman tha se, ka probleme te medha midis mentalitetit grek dhe atij europjan. Gjermanet kane nje proverbe shume te bukur : “Ein Man ein Wort”. Burri ka vetem nje fjale.
    Mua me vjen me te vertet shume keq per popullin e thjeshte greke dhe per shqiptaret qe punojne atje. Fjalet e Merkelit ne gjuhen diplomatike kuptohen si nje SHPULLE E FORTE qe, ajo i jep klases politike te korruptuar greke. Sot ne dreke partia komuniste greke dhe sindikatat do te bejne nje demostrate para parlamentit grek.
    Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje