Nis udhëtimin eksploruesi më i madh për jashtëtokësorë

26 Nëntor 2011, 19:32Lifestyle TEMA
Nis udhëtimin eksploruesi më i madh për

Eksploruesi më i madh për jetën jashtëtokësore ka nisur sot udhëtimin drejt Marsit, me shpresë për të zbuluar nëse planeti ka qenë ndonjëherë i banueshëm.

NASA nisi sondën e saj Curiosity (Kurioziteti)- e quajtur zyrtarisht edhe Laboratori Shkencor i Marsit. Në një qiell me re në Florida, nisi rrugën e saj raketa me sondën.

Më shumë se 13 mijë njerëz ishin mbledhur për të parë nisjen. Ky është misioni i parë në Mars prej katër vitesh. Kjo është sonda e parë në tetë vite. Rreth tre dyzina me misione janë nisur në Mars, por më pak se gjysma ia kanë dalë me sukses. Marsi është si një Trekëndësh Bermude për rrezikshmëri dhe vetëm Shtetet e Bashkuara ia kanë dalë që të ulin një sondë në sipërfaqen e Marsit.

Laboratori i lëvizshëm, me përmasat e një makine të vogël, do ulet në planet në gusht të vitit që vjen. Ajo është makineria më e sofistikuar që ka shkuar ndonjëherë në Mars.

 

12 komente në “Nis udhëtimin eksploruesi më i madh për jashtëtokësorë”

  1. Landi- Sverige says:

    Rruge e mbare dhe suksese ne kerkimet shkencore ketij roboti te teknologjise me te perparuar nga truri njerezor.

    1. Anila says:

      Bashkohem dhe une me urimin tend. Rruge te mbare!
      Anila, USA

  2. frediel says:

    te marin keta qeveritaret tane e ti cojn me mision ne mars se kane imunitet nga cdo gje dhe keshtu mund ti rezistojn kushteve hapsinore dhe terrenit marsian se sa cojn robote atje duke rrezikuar teknollogjin kur e kane zgjidhjen tek ky grup minjsh laboratori

    1. Thana says:

      Jo vetem kaq, por nuk i prek dot e liga. Kot s’ka dale shprehja se nuk bien rrufete ne qenef.

  3. dymi says:

    Mos u lodhni kot ne hapsire. Nje UFO ka nja 5 muaj qe ka zbritur ne Bashkine e Tiranes. Kapeni e lidheni sa me shpejt!

  4. tomori beratit says:

    HARUAT qe sonda do takoj edhe te parin e marsit salias rams vçidolis,qe ka shkuar para sondes ne mars ku u ka folur marsianeve per ritjet e pd dhe per aroret dhe shuroret

  5. kola says:

    do jete fluturimi i fundit me rrakete , sali berisha do ndertoje nje aotostrade ,pastaj do e leshoj me konqesjon ,

  6. gramoz2520 says:

    shiko ketu,ta them une;kot mundohen .s`kane per te gjet gja.harxhojnene paret kot. le ti investojne ketu te mue,vetem per familjen time.

  7. turi says:

    car makinash te sofistikuara cojne keto …ja kane futur kot, per mendimin tim te cojne Sali Berishen qe me arrorret dhe lajthi ta beje biles edhe te banueshem.

  8. area51 says:

    e inaguroi maloku kete?

  9. leon says:

    hahahahahahha.gallat fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje