Berisha: S’kishte urdhër për të qëlluar, gardisti ka të drejtë të qëllojë kur e gjuajnë me gur

20 Janar 2012, 23:11Politika TEMA
Berisha: S’kishte urdhër për të qëlluar, gardisti ka

Berisha e Basha në ditën pas 21 janarit 2011

Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për ngjarjen e 21 janarit duke pranuar se vazhdon t’i qëndrojë akuzave kundër Ina Ramës dhe Bamir Topit për grusht shteti. Ai ka thënë vetëm se i vjen keq për të vrarët, por nga ana tjetër ka mbrojtur “vrasësit” duke thënë se ushtari i gardës kur qëllohet me gur ka të drejtë të reagojë! Berisha s’ka pranuar të ketë pasur urdhër për të qëlluar, por ua ka vënë përgjegjësinë ushtarëve të thjeshtë të Gardës. Berisha gjithashtu ka thënë se kryeministrinë e sulmuan me plumba. Deklaratat e Berishës u bënë sot në Vizion Plus në intervistë me gazetarin Alfred Peza. Gjeni më poshtë pjesë nga intervista:

 

Kalojmë tek përditshmëria politike. Nesër është 21 janari, ku përveç Kongresit të Lushnjes ku mesa dimë qeveria do të ndodhet atje për kujtimin e kësaj ngjarje të madhe historike, opozita ka ftuar qytetarët të bëjnë një homazh në përkujtim të 21 janarit të një viti më parë. Ju keni deklaruar se vazhdoni t’i qëndroni mendimeve që keni dhënë më 23 janar të një viti më parë. Eshtë një deklaratë që në fakt më shumë është komentuar si një kërcënim për z.Edi Rama, sepse keni thënë të gjithë janë të amnistuar përveç atij?

Absolutisht asnjë kërcënim, por thjesht një qëndrim real, nga i cili nuk do të lëviz ndonjëherë.

 

Që do të thotë?

Që do të thotë unë u rrethova njëherë me zjarr, me gurë, me hunj në zyrën time, unë që isha kryeministri i zgjedhur në mënyre legjitime. Që do të thotë në mënyrën më tragjike ky rrethim u shoqërua me 4 viktima, një humbje e dhimbshme me plagosjen e qindra e qindra të tjerëve; policë, gardistë, qytetarë dhe të gjitha këto për të marrë me dhunë këtë institucion.

 

Mendoni se kishte një skenar për ta marrë me dhunë pushtetin?

Unë nuk e di se kush nuk e mendon këtë. Nuk di se kush nuk e mendon këtë. Të gjithë ata që panë me qindra e mijëra gurë, që panë të sulmohej dera kryesore e kryeministrisë dhe të hapej me makinë, që panë të fluturonin shishet molotov por edhe plumba; e kanë të qartë se ajo ishte një axhendë dhe në gjithë këto pesë orë, kryetari i opozitës u instalua në godinën përkarshi me një megafon me besimin e verbër se do të vinte dhe do të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime.

 

E keni të saktë këtë?

Absolute, shumë të saktë dhe shumë të sakta edhe gjëra të tjera;  edhe për tjetrën që kishin futur armë ne bodrumin e asaj ndërtese ku rrinte kryetari, tek dy kullat. Dhe se në fund çuan mesazh se do të sulmojnë me kallashnikov, dhe morën përgjigje se vend mbi tokë nuk do të gjeni nëse dilni qoftë edhe me një të vetëm. Pra këto ishin zhvillimet e asaj nate dhe dihet këtë nuk  e bëri me kokë të vet, këtë e bëri me mbështetjen e fuqishme të atyre të cilët donin mandatin e dytë dhe e dinin se nga unë nuk do të propozoheshin.

 

Presidenti i Republikës, Z. Topi…

Absolutisht, me mbështetjen totale të prokurores, të presidentit,etj. dihen tashmë. Këto veprime u bënë në një koordinim makabër. Natyrisht kishte disa opsione, mund t’jua ktheja reston në mënyrën më të vendosur.

 

Që do të thotë?

Që do të thotë se mund të merrnin atë që meritonin, por interesa të tjera prevaluan, interesi që e keqja duhet zvogëluar. Së dyti më takonte mua që të bëja gjithçka për të ruajtur rendin kushtetues, për të mos cenuar unë Kushtetutën. Unë e dija se çështja do të hetohej, nga një prej pjesëmarrësve të këtij puçi e këtij veprimi. Dija gjithçka, por midis hetimit nga zonja që i pritet mandati dhe hetimit nga një prokuror tjetër i emëruar nga unë, apo nga kjo mazhorancë; natyrisht pastaj në cenim të shumë rregullave; kjo e para ishte më e përshtatshme për vendin sesa e dyta.

 

Pra keni patur plan që edhe ta shkarkonit kryeprokuroren?

Jo, ajo nuk meritonte shkarkim, ata meritonin shumë më tepër se shkarkim, sepse ata të cilët u angazhuan në një veprimtari antikushtetuese për të rrëzuar me forcë një qeveri legjitime, për ata ligjet janë të qarta.

 

Pra meritonin arrestimin?

Ata meritonin ligjin dhe nuk e morën ligjin. Unë ato fjalë që ju kam thënë atyre, as nuk i heq, as nuk i kam hequr dhe as nuk do t’i heq. Quaje grusht, apo quaje tentativë për përmbysje pushteti me dhunë, se dëgjoja një ditë, një rudiment politik që  thoshte se grushti bëhet kur rrëzohet Presidenti; Presidenti është simbolik, në Republikë Parlamentare është Qeveria.

 

Pra kur rrëzohet qeveria?

Po, pa diskutim. Kushdo që e lexon nuk mund të thotë…

 

Presidenti tha që unë nuk i kam qëlluar me grusht vetvetes

Tani, është mirë ta lëmë këto 6 muaj, se kam vendosur që këto 6 muaj të rrijë, të formojë atë parti se e ka kthyer presidencën në parti, unë nuk do të merrem me të. Por historia është kjo për ta mbyllur, kjo çështje edhe një çështje e rëndë, pa diskutim. Kam pranuar një skemë, kam pranuar skemën e hetimit të organizatorëve, kam pranuar skemën e hetimit të vrasjeve plotësisht, sepse çdo vrasje meriton hetim të plotë, qartësimin e çdo rrethane; kam pranuar skemën e hetimit të sponsorizuesve të tyre. Deri sot qoftë edhe një organizator i vetëm nuk ekziston

 

Kjo skemë kur është negociuar, kur është rënë dakord për të?

Pse, se ajo nuk negocion, se ajo që heton është një organizatore, është pjesë e këtij puçi.

 

Eshtë akuzë e rëndë për kryeprokuroren kjo?

Absolute, është absolute pjesë, janë të verifikuara këto. Ata të cilët organizuan këtë kishin dy skenarë: njëri ishte që natyrisht do pushtonin zyrën dhe do ishin të qetë, në variantin tjetër ishte se do më bënin rreshtore, ata e dinë. Rreshtore kryeministrit të zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve. Por ky është një kapitull që nuk mbyllet kurrë pa hetim dhe këtë unë më mirë të jem i hapur me çdo shqiptarë, ky kapitull mbyllet pasi të zbardhen të gjitha përgjegjësitë; të organizmit, të sponsorizimit, të vrasjeve, të dëmeve. Deri tani në hetim as edhe një organizator i vetëm. Përkundrazi deri tani organizatorët kryesorë komandojnë prokurorinë e shtetit, komandojnë prokurorinë e shtetit, ta them unë.

 

Kush janë organizatorët kryesorë?

Dihen ata. Ne kemi një komision hetimor parlamentar, i cili sa të jetë në pushtet kjo forcë politike do të jete i gatshëm. Por tani për tani, dhe bëmë prapë  mirë, menduam që kjo të mos konsiderohet një presion ndaj drejtësisë, ai është një komision on hold. Cili ishte motivi i 21 janarit? Ishte një shirit i transmetuar, një regjistrim në të cilin Kryeministri nëpërmjet manipulimit lidhej me një ngjarje që nuk kishte asnjë lidhje. U bazuan në një shirit, i cili lidhi Kryeministrin me një ngjarje që s’kishte asnjë lidhje, lidhi Zv.kryeministrin; drejtësia dha fjalën e vet, por një gjë që e kam thënë edhe në atë kohë dhe e përsëris se ky shirit është prerë dhe ngjitur 28 herë. Mjafton të vije kufjet në vesh dhe çdo njëri kuptonte se ajo ishte  e tëra një montim i neveritshëm, por montim ama që u përdor për të ftuar njerëzit në Tiranë, se qeveria paska bërë hatanë. Të gjitha këto rrethana janë dhe do të hetohen. Nuk i kam thënë z. Rama asnjë kërcënim dhe duhet ta dijë se nuk e kërcënoj kurrë, por duhet ta dijë se i qëndroj fjalës sime në mënyrën më absolute.

 

Në fakt nëse e lexon merret si i tillë…

Jo, nuk është kërcënim, por nuk lëviz nga pozicioni im.

 

Nuk ju amnistoj, çfarë do të thotë?

Do të thotë  se nga 2005 e deri më sot ai ka qenë në mbrojtjen totale të këtij shteti, të cilin ai me një grusht banditësh dhe kriminelësh erdhi të rrëzoje me dhunë një kryeministër të zgjedhur me menynë legjitime. Kurrë ndonjëherë ai nuk mund ta kapërcejë këtë pa u bërë drejtësia siç duhet.

 

Thoni se do të hetohet, keni parasysh këtu faktin se do të zgjidhet një president i ri dhe më pas kjo mazhorancë për shkak të mbarimit të mandatit do të zgjedhë një Prokurore ose Prokuror të ri, këtë keni parasysh me hetim?

Ngjarje të tilla të rënda nuk amnistohen kurrë. Jo. Ngjarje të tilla të rënda kanë vetëm një përgjigje hetimin e plotë dhe të vërtetën në shesh.

 

Pra keni parasysh me këtë rihetim pas ardhjes së prokurorit të ri të përgjithshëm?

Ky është një problem e rëndësishëm është të marrë zgjidhje ligjore. Por të jesh i bindur që ato dy ditë me Bamir Topin dhe Ina Ramën janë zhvilluar, jo nga unë, dhjetëra kontakte, dhe e kanë shitur dhe blerë njeri-tjetrin ata gjatë atyre dy ditëve nja 15 herë. Por problemi i tyre ishte se ishin bashkarisht në tavë.

 

Paskan qenë të përgjuar?

Jo, i bindur të jesh jo. Nuk ke për të gjetur kurrë, mbaje mend këtë, njeri që të thotë se më përgjoi Sali Berisha.

 

Çfarë përgjegjësie ndjeni sot pas një viti për 4 të vrarët?

Absolutisht, ndiej një dhimbje dhe keqardhje të madhe, por në mënyrë absolute, dhe njëherë dhe 100 herë mund të theksoj se një institucion i një vendi të lirë nuk mund të pushtohet. Pse? Ai nen i kushtetutës që i jep të drejtë opozitës të protestojë kudo… shiko, janë të pakta vendet në Europë ku protestohet para dritares së Kryeministrit.

 

Edhe ju keni protestuar në opozitë…

Po, ky është një standard dhe do të protestojnë sa herë të duan dhe do të kenë garanci të plotë. Është një opozitë që nga 2005 e deri më sot ka organizuar 1753 protesta, ka pasur 3 të dhunshme; është një opozitë që është toleruar. Kur bllokuan në Londër, me gjyq i pastruan, nuk i lejova të shkojnë ne gjyq administrata dhe njerëzit.

 

Po flisni për grevën e urisë?

Me grevën e urisë këta kishin skenarin të futeshin, po ai skenar nuk u bashkërendua dot me ata të tjerët që u bashkërendua më 21 janar.

 

Për 4 viktimat…

Keqardhje e madhe.

 

Kush ka dhënë urdhër, keni dhënë ju urdhër apo ndonjë vartësi juaj?

Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër. Rrethimi është atribut i gardës, ndërtesa do të mbrohej nga të gjithë punonjësit, ishim të gjithë në punë dhe këtu nuk mund të hynte njëri dhe ne ishim shumë të qetë. Cili është ligji i gardës? Ligji i gardës është ky, po e gjuajte ushtarin me gur, me dru, me çdo gjë tjetër, nuk të gjuan me gur, nuk të gjuan me dru; nuk ka ushtar në botë që po ta gjuash nuk të drejton armën. Nuk ka ligje në botën demokratike që kur një ushtar i gardës gjuhet me tulla, gjuhet me gur, nuk i thotë: 1. qëllo në ajër: 2. nëqoftëse vazhdon qëlloje tek këmbët: 3. qëlloje direkt. Këto janë të përcaktuara në ligjet e gardës të të gjitha vendeve demokratike. Në këtë kontekst nëse ndokush ata pesë apo dhjetë ushtarët rreth e rrotull i konsideronte derra apo viça lope që mund të lëshonin breshëri tullash dhe gurësh dhe ata do të bënin sehir, gabon. Nuk di, jo garde, por nuk di ushtar në vendroje, i cili të mund të qëllohet me gurë dhe të mos reagojë.

 

Peza: Po thoni se katër viktimat kanë ardhur nga garda për shkak të detyrës?

Jo, unë them këtë, garda ka qëlluar në zbatim të ligjit, sesi kanë ardhur viktimat kjo do jetë një proces hetimi . Këto do të jene të tëra në hetim, nuk më takon mua; por unë them se ushtar në këtë vend që të qëllohet me objekte të forta që të sulmohet dhe agresohet nuk ka që të mos reagojë në përputhje me ligjin.

 

Keni deklaruar atë ditë se nga protestuesit ka pasur pistoleta armë, çadra armë.

Të gjitha janë informacionet.

 

Ka diçka që duhet të ridimensiononi pas një viti nga informacionet që keni thënë?

Tani për tani hetimin në dorë e kanë ata të cilët ishin pjesë e këtij skenari, por unë kam përzgjedhur vete këtë si diçka më të afërt me kushtetutën. Natyrisht në mënyrën  më të padiskutueshme kurrë ndonjëherë nuk do të pranoj që kjo çështje të mos zbardhet tërësisht.

 

Pra ju i qëndroni deklaratës që keni thënë se ka patur njerëz me çadra-pistoletë?

Unë i qëndroj informacionit që kam pasur. Unë kam pasur atë informacion dhe informacione të tjera, por këtu 1 vit rrjesht as edhe një organizator i vetëm nuk është pyetur.

 

Me sa di unë është pyetur zoti Sajmir Tahiri?

Në parlament nuk ka as edhe një kërkesë për heqje imuniteti, për marrje në ndjekje, asnjë zyrtar; çka do të thotë se nuk ka, se pse janë thirrur aty nuk di gjë.

 

Ka pasur një problem në atë kohë pas firmosjes së urdhër-arresteve për zinxhirin drejtues të Gardës dhe nuk u lejua ekzekutimi i këtyre urdhër arresteve nga ana e policisë.

Jo, nuk u lejuan nga kryeministri.

 

Ju nuk i kini lejuar?

Jo nuk u lejuan nga kryeministri, po sigurisht. Po të urdhëroja policinë unë ajo do të ndodhte; por a mund tua jepnim bandave ne kryeministrinë. Dhe jo vetëm unë ka pasur një ndërhyrje të gjithanshme dhe besoj se ajo u faktua se ishte tërësisht pjesë e skenarit.

 

Cili ishte skenari?

Skenari ishte, që personi i cili ishte ne zyrën e tij dhe kishte vetëm një detyrë, evakuimin e kryeministrisë, që unë nuk evakuohesha kurrë, por ata bëjnë planet e tyre; ai duhej arrestuar që nuk kishte qenë kurrë këtu dhe ish-komandanti i gardës. Këto janë çështje hetimi, por ka element të shumtë. E para kjo, e dyta nuk kemi qenë absolutisht kundër marrjes në ndjekje, jo. Por ndjekje të lirë, se nëse ti e merr nga komandanti i gardës deri tek i fundit çfarë u thua; ti u thua kriminelëve sulmoni e merreni se nuk ka kush e mbron më. Kjo ishte një aventurë, sepse kjo do të mbrohej me çdo çmim, këtë se merrte dot kurrë. Pra nuk ka këtu asnjë lloj përpjekje për të penguar, por ka një përpjekje nga ata të cilët u dështoi, nuk dëgjuan dot fjalimin nga ballkoni i kryeministrisë dhe menduan se të nesërmen mund ta realizonin meqë pati viktima.

 

Ju po thoni që urdhri për arrestimin e 6 drejtuesve të gardës ishte vazhdim i planit?

Absolutisht, kryekëput. Pse nuk u zbatua? Unë në bazë të ligjeve të vendit dhashë urdhër që të mbahej on hold, ka ligje që përcaktojnë këtë për shkak të detyrës, pse nuk ndodhi kjo pas 3 muajsh, pas 5 muajsh,pse nuk ndodhi ?! Ke dëgjuar ta kem penguar unë.  Kush e pengoi? Ekspertët  e huaj,  jo përkundrazi. Po pse do të ndodhte  vetëm 5 orë prapa  pasur asnjë fakt asnjë provë dhe asgjë. Po pse Edi Rama do të dilte në konferencë shtypi dhe do të citonte Ina Ramën?! Më thuaj pak si mund të ndodhte kjo. Ai që ishte organizatori kryesor për të marrë pushtetin me dhunë. Janë të gjitha të regjistruara.

 

Thuhet se pamjet që janë filmuar nga kamerat e kryeministrisë janë fshirë nga serveri qendror?

Absolutisht nuk kam asnjë dijeni se janë fshirë qoftë edhe një gjë. Ajo që  unë kam bërë që në orën 7 të darkës  kam urdhëruar që gjithçka, ne nuk kemi një sistem kaq të përsosur por diçka kemi, për rrethimin unë them se duhet të jetë i gardës. Grupi im nuk ka sistem. Grupi im detyrat e veta. Unë kam një grup si çdo kryeministër  dhe ai ka detyrat e veta. Kështu që gjithçka ka ndodhur para kamerave. Nuk kam dijeni që të jetë fshirë qoftë edhe një segment. Kam dijeni që nuk ka qenë i gjithë territori i survejuar dhe prapë mund të mos jetë i tërë territori, varet nga mjedisi, kjo është çështje ekspertësh dhe jo çështje të miat.

 

Ato ditë janë parë ushtarë të gardës të marrin mjekimin brenda territorit të kryeministrisë dhe nuk janë çuar në spital?

Tani sesi e kanë rregullin ata, tani unë nuk mund të them se cila plagë shkon në spital dhe cila plagë, kjo është çështje e ekipit. E rëndësishme është se një ambulancë ka ardhur dhe i ka mjekuar. Ambulanca ka pasur nje mjek dhe një ndihmës mjek dhe ato kanë vepruar mbi gjykimin sepse në spital edhe  kanë derguar.

 

Këto ditë në media është shfaqur një intervistë e të afërmit  të njërit prej viktimave të 21 janarit sikur ju, pretendohet që keni dërguar persona pranë tyre për t’i takuar, për tu dërguar para, për të shkuar në varrim; a ka ndonjë të vërtetë këtu?

Në mënyrë absolute as kam dërguar dhe as nuk dërgoj, as nuk e njoh. Kam shprehur ngushëllimet e mia dhe pa diskutim keqardhjen më të sinqertë. Dhe nga ana tjetër kurrë ndonjëherë një institucion kushtetues nuk do të mund të pushtohet, do të mbrohet, do të mbrohet vetëm do të mbrohet.

 

Shihni një paralele mes 21 janarit dhe 14 shtatorit 1998?

Në 12 shtator u vra Valesa i shqiptarëve, Azem Hajdari. Kush e vranë, e vranë majorë dhe kolonelë të policisë së shtetit, është faktuar kjo. Më 12 shtator në një konferencë për shtyp timen të parë kam dhënë emrat e vrasësve një për një siç mi thanë dëshmitarët dhe ata u mbrojtën për muaj e muaj të tërë nga shteti. Dhe vrasje të tilla në histori janë shkaqe të tronditjeve më të mëdha të një vendi. E dyta, absolutisht kam bërë gjithçka që funerali të mos ndalonte para kryeministrisë. E treta, në skenarin kryeministria ishte boshatisur. Siç e dini ata që më rrethuan  dhe sulmuan mua atë ditë, unë isha në zyrë. Ata që erdhën tek dera e kryeministrisë gabuan dhe faktikisht nuk gjetën njëri brenda gjetën vetem muret. E katërta u vranë katër vetë dhe për ato vrasje nuk ka asnjë njëri të penalizuar deri më sot. Cila është ngjashmëria? Nëse ekzekutohet simboli i një lëvizje që nxorri shqiptarët nga diktatura dhe ekzekutohet tek selia e partisë së tij në mënyrën më demonstrative, dhe ekzekutohet nga uniformat e shtetit. Ata të cilët bëjnë paralelizëm ata dëshmojnë thjesht një primitivizëm politik dhe asgjë tjetër, sepse këto janë dy ngjarje pa asnjë krahasim. Dhe po ti marrësh kështu, më 14 shtator ‘98 ishte bosh, ndërsa me 21 janar ishte plot kryeministria, edhe Erla ishte këtu në detyrën e vet, të gjithë ishin.

47 komente në “Berisha: S’kishte urdhër për të qëlluar, gardisti ka të drejtë të qëllojë kur e gjuajnë me gur”

  1. Mike Pastry boston says:

    Logjika e Ram Berishes kur i trembnin dhite apo shiqeres kur donte tja kercente cjapi

    1. fule says:

      Mashtrime te trasha, fjalor banal. Delir me stilolapsa puci. U shfaq dhe nje here si tutori i Ilir Metes.

      Performance 100% e denje per shpellaret e partise dhe oborrit.

      1. raimondi says:

        Sala eshte njeri shume dinak edhe smart .
        Ai i njef ligjet shume mire ,pasi duket menyra e tij e arsyetimit
        eshte brenda struktures ligjore te sotme ne Shqiperi ,porse si gjithmone genjen ne pikat delikate,si dhe abuzon me boshlleqet qe kane ligjet….

        Ai i ka pergjuar presidentin dhe kryeprokuroren, ju ka pergjuar telefonat , ndaj edhe i akuzon

        —– Saliu kur te vendosi kryeprokuror te ri, do hapi proces penal kunder tyre ,ndaj ata duhet te bejne c’eshte e mundur qe ta heqin Salen nga pushteti

        Ne kete interviste Sala vetem nje gabim ka bere,qe thote se Edi ishte i mbrojtur nga pushteti itij

        Po Sala harron qe ne demokraci pushteti ka per detyre te mbroje opoziten, jo ta eliminoje ate

        –Ndaj duke mbrojtur Edin ka bere detyren dhe azgje me shume ,se jemi ne demokraci ,jo ne diktature

        Ndersa per ngjarjen e Azemit Sala ka ploteoisht te drejte ,por eshte i padrejte me opoziten e sotme ,pasi Azemin e vrau Nano ,–dhe Saliu nuk kekron
        hapjen e nje procesi penal per Nanon qe e kishte mbushur policine plot me kriminela…. disa nga te cilet vrane Aemin

        1. Landi- Sverige says:

          Ide dhe arsyetim tipik shpellari.

        2. elinor bahiti says:

          Mallkimi qe e ndjek nje budalla si ty raimond eshte qe te mendoje se i di te gjitha!

      2. Shefqet Cela says:

        Dika dhe rregulloren e gardes permendesh:
        1. Pralajmerim!
        2. Qellon nga kembet!
        3. Qellon direkt!
        Nuk kemi degjuar njeri te jete plagosur nga kembet! Ne koke po.
        Mos ka qene urdheri i tille? “nje dite terror, dhjete vjet qetesi”
        Eshte nje fashist i persosur. Dihet fundi i fashizmit.
        P.S. Me ka qelluar te lexoj shume e shume budallalleqe dhe haluçinacione te tije, por si kesaj radhe kurre. Ka kaluar çdo kufi. Perfytyroj Makbethin Shekspirian ne makthin e viktimave.
        Nuk ka sherim ky njeri çnjerezor!

  2. Skener palla says:

    me pelqen kjo foto… Lulja duket sikur e ka mrena

  3. Shebeniku says:

    Ti SALI BERISHA JE KRIMINEL: Ke vrarè. Ke djegur. Ke zhdukur njerez. Do vij dita tè tè gjykohesh. Por Jo tè denohesh me pushkatim apo varje. Ti duhet tè jetosh e tè vuash tmeret nga torturat. Tè mendosh e tè kujtosh e ti thuash vetes se sa shumè i paskam torturuar njerzit e thjeshtè e sa shumè paskan vuajtur. Tè tè mbyllesh i gjallè nè njè koshè e tè vijnè tè gjithè tè tè shajnè, tè pèshtyjnè. tè hash njèher nè 24 ore e tè flesh dy ore gjum nè ditè

  4. Blendi says:

    Opo ky eshte si Sali Protopapa! Tek filmi “I teti ne bronz” i thote i ndjeri Vangjush Furrxhi ne momentin qe e palosi Protopapen: “s’pushove se shari deri ne varr”.

    Edhe ky kete pune di. Tani si duket po i vjen fundi se mosha ben te veten, helbete. Pastaj zullumet ne kete bote lahen. Prandaj dhe gjithe intervista eshte sikur flet ndonje kalam lagje: Kam pune tek e tek me Edvin Ramen thote ne thelb. Te tjeret i amnistoj.

    Dhe intervistuesi nuk e gjen te aresyeshme t’a pyesi: Ore, po kush je ti qe paske te drejten e amnestise? Ne cilin nen te kushtetutes e ke lexuar?

    Nejse, si perfundim, harxhojme kote me shpresen se do te behet mire ai vend, sa kohe qe Berisha eshte ne pushtet.

    Tung,
    Blendi

    1. Latif Dreqi says:

      Sakte, nuk kam se cfare i shtoj komentit tend. Mos harro qe gazetare ne shqiperi jane 2-3 me kokrra, te tjeret eksitohen sa here shohin Saliun.Fjalor i denje per ne rruge. Problemi eshte se shtetin keta e konsiderojne si prone, si kulle, te cilen e mbrojne me ca cuba..Te vjen ta peshtysh ne surrat! Njerezit kane shume pak ndricim, nje pjese kenaqen me kete fjalor.

  5. shkodrani says:

    Interviste e nji njeriut qe flet perçarte,megjithse ky ka nji vite qe flete pa lidhje.Shifet qe i ka ardhe fundi,…ishalla sa ma shpejt qe te shpetojn ai popull prej diktatorit ma te madh te tana kohnave.Ky ja ka kalu edhe mesuesit te tij Enverit.Lavdi kater viktimave te 21 janarit.Ngushellime te perzemerta familjeve te 4 viktimave.

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Cilido drejtues Shteti ne Europe dhe ne bote sikur te lexoje kete interviste te Sali Ram Berishes perpara se ta prese Berishen qofte edhe 5 minuta para vizites ka per ta anulluar takimin.
    Si mund ti japesh doren nje njeriu qe ka kete menyre te perceptimit te realitetit. Ky njeri sheh vetem bardh e zi. 99 % e njerezve qe e shohin realitetin ne kete menyre perfundojne ne burgje dhe e kalojne jeten me konflikte nga me absurdet. Shpirti i tyre nuk eshte ne paqe kurre. Ky njeri sheh vetem fantazma.
    Eshte per te ardhur keq per te. Me more i gjeni nje prift apo nje hoxhe per ta qetsu e per t’ja heke fantazmat qe e ndjekin e e trazojne.
    Do kisha kenaqesine me te madhe per te marre opinionin nga miku i im Etore Sekui AmbSadiri i BE per kete interviste si dhe per gjendjen mendore te Kryeministrit te Shqiperise.

  7. Ramy says:

    njerzit me te afert qe kujdesen per shendetin duhet tja shtojne pak dozen e ilaçeve kur ka ksoj intervista

  8. trust_no1 says:

    Po mor kafshe ke te drejte. Nuk ka amnisti per vrasesit.

  9. demokrati says:

    22 vjet ne politike, ish- President dhe Kryeminister ne detyre dhe te perdoresh nje gjuhe te tille ndaj institucioneve duke faktuar para te gjitheve, ate qe do te ndodhe pas largimit te Topit dhe Prokurores se Pergjithshme, kjo eshte apokaliptike.
    Sipas logjikes se Berishes neser te akuzuar do jene Rama, Topi, Rama. Asnje cudi nese kryeprokurori i pergjithshem vihet nje ristan. Ajo qe me shqeteson eshte nje afersi ne terma e perdorura nga Berisha dhe Arvizu, shqetesimi per organizatoret. Nese per Arvizun etiketimi i pahijshem dhe akuza monstruoze per kryeprokuroren nuk ishte e qarte ne Janar-Shkurt 2011, tani nje vit me pase e njejta akuze duhet te jete me shume se shqetesuese.

  10. f says:

    Ky eshte psikopat dhe i semure rende dhe sa me shume dite te jete ne kete detyre vetem viktima e ngjarje tragjike do te shkaktoje.Si njohes i mire dhe ish drejtues i sherbimeve te ruajtjes se personaliteteve dhe objekteve qeveritare kam kryer detyren per ruajtjen e tij -them se sherbimet e gardes kane dhe kryejne detyra strikte te percaktuara dhe te detajuara ne menyre te perpikte e te pershtatur per çdo situate.Por ne ngjarjet e 21-janarit krimi eshte realizuar nga strukturat kriminale qe i rrine Berishes kudo kur atij i nevojiten per te futur friken qe te jete i perjetshem ne pushtet.Ate dite neper dritare,ne tarace ,neper koridoree shkalle,ne bodrum e ne zyren e tij ne panik te plote ,te çorroditur e ne panik fytyrat me kriminale qe i rrine Berishes jane te njejtet para e neper zyrat e PD,neper mitingje e neper institucione qe te kallin daten,qe vjedhin e vrasin ,qe jane te armatosur me urdherin e Berishes qe ta ruajne se ai nuk ka besim tek Garda dhe Policia.Kam punuar me A.Prendin ,Ilirianin,Besnikun e te tjera truproja qe kane kryer shkollen e mirefillte ushtarake dhe me bindje e respekt them se ata nuk kane kryer asnje veprim ne kundershtim me rregullat edhe kur kane marre urdher nga berishoviçet dhe bashallaret.Vrasjet jane bere vetem nga njerezit me fytyre te zeze te familjes,nga ata qe Berisha ka thirrur nga malet dhe qe ndyjne sot rruget e Tiranes dhe institucionet e shtetit njelloj si shembelltyra jozefine qe ka bere çerdhe te zeze parlamentin shqiptar,turpin e mbare memedheut.Kur e ndjek intervisten e ketij kanibali shqiptar me kujtohet nje dite nentori e vitit 1995 ne malin e Dajtit kur ne fund jave Berisha po pregatitej per nje aktiv te PD dhe ne oren 1.30 mbas mesit te nates bente prova te zerit dhe therriste si i marre,çirrej dhe ulerinte njelloj si kafshe…. dhe u detyrova te largoja sherbimet ne nje rrethim me te larget dhe sherbimin e brendshem dhe me truprojat dolem nga vila dhe i marri vashdonte.Vetem Izeti foli se ky eshte burre i malit qe ka me ja u ….. atyne komunistave.Diten tjeter Liria nuk doli shetitje me te sepsee kuptoi se ne e degjuam naten dhe mbas disa ditesh me tha qe ta falnim per shqetesimin e oreve te vona.Ky njeri eshte hakmarres,egoist e bastard,xheloz dhe i pa bese,tinzar e agresiv ndaj sa kohe te jetoje e drejtoje pushtetin vetem te zeza dote sjelle.

    1. Odiseu says:

      Po mire vete o burre mbase akoma Ky Bastardi nuk e kishte mbushur kupen per nje k..e plumbi, po tani nuk ka ndonje Burre shok i Yti qe te ja numeroje ne lule te ballit, e pastaj ti japi dhe nje vetes qe mos te lere telashe mbrapa e mbyllet pa sh viktima historia e ketij Palaco te cmendur dhe ne mbase bjeme njehere rehat ne keto 70 vjet…

  11. Treviso says:

    Tani e kupton qe i erdhi fundi
    dhe filloi te luaj rrolin e budallait.
    Tani mjaft mo. Kupa eshte mbushur ne 97.
    Kupa ka fillu te derdhet ne98 e deri sot qe u boshatis.
    Sali ç’far ke dash ke bo.
    Ke vra, ke pre. ke xhtuk, ke torturu,ke loz nji_shkri qe ke deklaruar vete.
    ç’far te ka ngelur pishmon. AAAAAAAAA Fazlliçi qe se takon dot tani.
    Boj nje sms dhe tregoj hallin, por s’te ndihmon dot, se tani do jesh ne duart e lavieres se bulevardit.

  12. Skela says:

    Ky eshte ne gjendje te rende, ku ka pj…….fare. Deri dje thoshte u vrane me pistoleta ne cadra e stilolpse, ndersa dje tha se qelloi garda por pa urdher por me rrikosheta, e sot thote Garda ka te drejte te qelloje me arme, kur e qellojne me gure…..Ky nuk eshte njeri……ky eshte rrezik potencial per sigurine kombetare te vendit….

  13. Dulla says:

    Ky nuk ka pse te hetohet gjykohet ose denohet sepse eshte i papergjegjshem dhe si i tille vetem zoti ose nje i papergjegjshem tjeter mund ta shpetoje kete popull nga e keqja e madhe qe e ka zene.Po te lexoni me vemendje dhe durim ska as lidhje faktesh as mendimesh por vetem spekulime te nje mendje delirante e te semure.
    Jemi denuar jo vetem te jetojme barbarizmat e tij por dhe te degjojme shpjegimet prej te semuri psiqik.

  14. Lleshi says:

    Po ai tjetri ne foton mesiper pse qendron sikur ka ngrene shkopin.

  15. Amant says:

    Ky eshte komplet nje paranojak i semure qe po semur gjithe shqiperine e shqiptaret te cilet i bejne fresk dhe nuk kane kurajo ta largojne kete kerme qe qelb e kuterbon gjithe andej.
    Eshte moster per psikiaterit e klinikave te botes si i perzgjedhur ne xhungel.
    Ky paranojak nuk iken pa nje 97 te te dyte. Eshte fat i shqiptareve dhe njekohesisht edhe risku i tyre.

    1. odiseu says:

      E keni gabim o vellezer, ky eshte i cmendur jo tani, keshtu ka qene, por ne momente kur i tundet toka ne kembe, kthjellohet dhe ben Budallane e Zgjuar… keshtu ja ka hedhur keto 20 vjet duke ju vene kushte dhe opozitareve dhe nderkombetareve me Cmendurine e tij kordinuar me budallan e zgjuar.Kushti qe ju ve tere sa rreshtova.. ‘me lini rehat se po me gjeti gje mua e gjeti hatane shqiperine, kosoven e ne shqiptaret brena tyre… keshtu mos hapni avaze me mua se ju kushton me shume ikja ime se qendrimi im….Mos i hani lajthitjet e tij o Popull.. Kete here duhet nje Kamikaz i vertete koke pe koke me kete QEN…….

  16. agbi says:

    Aka burr nene ta perkthej kete carac. Per ate zote [ ne qoft se ekziston] , edhe simpatizanti me i flakt i PD-es te isha , mbasi te degjoja keto ” mrekullira ” qe leshon ky haleja, do kisha urryer te gjitha partit e botes , te gjithe kryeministrat kudo qe jane , dhe te me falin te gjithe malsoret e ndershem e me vyrtyte qe i une personalisht i vleresoj , por ky person po i perdhos dhe po i fyen ne menyr te tmerreshme . Do me thoni se mos vetem malesoret , ky na ka fyer e kseftilisur komplet si kombe .As e kam idene se deri ku munde te arrij ky tip .

  17. Landi- Sverige says:

    Eshte tragjedia me e madhe qe te jete ky sharlatan ne krye te qeverise se nje shteti dhe akoma me keq per me shume se 20 vjet. Cdo veprim ne shoqerine njerezore ka nje norme, por ky i kalon te gjitha normat e llogjikes njerezore, bile dhe asaj shtazore. Cdo gje e keqe e ka nje te mire, por kesaj shtaze mbas cdo te keqe i shtohet nje e keqe akoma me e madhe dhe ky cikel vazhdon pa fund…….. Shporreni ndyrresiren!

  18. Dike Mullai thote- says:

    Kur Qeni TERBOHET-lidhet. Behet teper i RREZIKSHEM !!!

  19. Shqiptaret sot s’kane me besim tek drejtesia,eshte me keq se vdekja.
    **********************************************************************
    Jane gjithe ato fakte te kryera per keq,qe per 20 vjet Berisha i ka kaluar me metoda dhelperije nga me te ndryshmet,aqsa shqiptaret jane te lodhur dhe te stresuar.Stresin me te math ja u shkakton fakti qe e verteta ne katraurat e Berishes kamuflohet me sofistikime sikur vetem Berisha i di keto metoda.Kjo i ka bere shqiptaret te humbin besimin ne DREJTESIA e cila mban ekuilibrin ne c’do drejtim te jetes,ndaj dhe jeta shqiptareve ju eshte renduar tej mase deri ne semundje.

    Si vertetohet qe s’kishte URDHER per te qelluar? ne se nuk vertetohet kjo eshte genjeshter.Ndersa per korektesi ligjore fjalet mos qelloni duhej te firmoseshin nga 30 shqiptare qe mbronin Kryeministrine ku dy firma te ishin te Berishes dhe te Lulezim Bashes.Sot o neser keto firma jane pa vlere.
    Sa per regullin qe po te qellohet me gure,ju policet do qelloni me plumb,edhe ky regull duhej firmosur para katraures, plus te lexohej ai para gjithe policeve.Ndersa regullorja per rastin gjuajtje me gure te botohej si e ka kjo regullore dhe te afishohej para gardhit me kangjella,ne 10 kopje ne format qe mund te lexohej,qe populli te sqarohej sakte dhe qeveritaret mos hapnin problemet qe kemi sot.

    Lideri me orizont,qe i dhimset populli i tij, di edhe ti paraprije remujes qe mund te ndothte.Ne se nuk di,ta lere pushtetin sepse neser ai nuk do parashikoje edhe katraura te tjera dhe do shpike mashtrimet si rasti: kjo permbytje ndoth nje here ne 100 vjet,kur ajo brenda stines u perserit 3 ose 4 here.
    Firmat per te dy rastet do vertetonin ndershmerine para popullit te dy figurave drejtuse qe ishin ne godine:teS. Berishes dhe L.Bashes. Do vertetonin se dy kokave qe na drejtojne ju dhimbset gjaku i popullit,ndersa me fantazi dy lideret te vinin edhe tek familjet qe mbeteshin jetimer pa burrat qe do vriteshin.
    Eshte tmer qe keto familje Berisha nuk i ka ndihmuar ala,me konceptin se ato jane familje armike,edhe per kete fakt Berisha dhe Luli duhen denuar.
    Tranzicioni yne 20 vjecar fakton qe lideret nen sundimin e te cileve kane ndodhur gjithe ato katraura,jane te pa afte per qeverisje,jane jashte kerkesave qe nxjer sot praktika per te jetuar i gjithe populli normalisht,me harmoni,dhe jo nje pakice te jetoje ne parajse shumices ti dridhet dora per buke dhe gjize.

  20. Tani says:

    O kelyshi i sheqeres.. u rrite e u plake e nuk u poqe o kokel… katunar i lig e budalla do vdesesh. O karikature mjerane

  21. ZQK says:

    Me 14 shtator ’98 thote shpellari “Kryeministria ishte bosh”, kushtu qe mund ta gjuaje me antitank (ka foto per kete), mund ta digjje, se bosh ishte.
    Edhe televizioni ishte bosh. Prandaj ai kokelopa (si s’na u ndane kokelopet nje here), Spahia i Mretit, doli ne television e deklaroi se kishte kumanar veni tani. Keto jane gabime te vogla sipas shpellarit, nuk jane dhunim institucionesh. E megjithate, jo vetem qe s’u vra kush, por as u denua kush.

  22. tekniku says:

    Ky qen bir qeni qe quhet kryeminister i ka borxh shqiptareve gjakun e mijra njerezve.Ne ka nxjerre kjo toke njeri me te poshter se vete poshtersia ky eshte Sali Berisha.1/3 E QYTETAREVE ENDEN RRUGEVE TE BOTES SI EMIGRANTE,midis tyre me qindra mijra intelektuale qe nuk e durruan me kete idiot,paranojak qe jo vetem te shan me rrenje dhe dege por dhe te vret.A duhet patur ndonjeher meshire per te dhe kasten e tij ,pjellat e tij supermilionere.Ndoshta nese perendia nuk e merr shume shpejt,qe do te ishte fat i madh per te.

  23. Rilind says:

    Nga intervista del se Sali Berisha ka urdheruar me ndergjegje te plote per vrasjen e 4 njerezve te pafalshem. Ai e kupton shume mire se ka bere shkelje te rende te ligjit, prandaj dhe kalon perseri ne mbrojtje si me pare me puc shteti. Ne kete interviste ai eshte shume i shperdare dhe pa logjike, dhe kjo vjen se ai nuk ka mbeshtetjen e ligjit por vetem te maliqit. Tani fillon lufta e Saliut pa maska kunder te gjitheve qe jame me te verteten. Ai nuk do te jete dakord me FBI, me Prokurorine, me Presidentin, me USA, me Evropen me kedo qe seshte ne nje mendje me ate. Tani dhe shume te tjere besoj se jane te qarte me thenien lapidare te gazetarit Mero Baze se “ky vit eshte viti i Sali Berishes”. Ai pret me padurim te nderroje Presidentin, Prokurorin, SHISH me njerezit e vet dhe gati per diktature, per kete ai eshte shume i ndergjegjshem dhe kjo eshte shume e rezikshme. Ai njeri duhet te hiqet sa me pare se neser do te jete vone. Tani do te ndahet shapi nga sheqeri per opozitaret, ambasadoret apo intelektualet.

  24. Xha Jaho says:

    O Sale gomari. Mire ti qe do vesh ne te sheqeres, po argita me shkelzenin ku do vene?

    Se skalpin kane per t’ju hequr. Mjere liria qe do ti shohe me sy, pa ti e ke te shkurter.

  25. Gjergji says:

    Per zotin paska lujt perfundimisht mendsh.
    Mire ai po familjaret si e lene te shkoje ne pune ne kete gjendje?
    Anuk i dhimbset te shoqes apo te bijes? Eshte krejtesisht i lajthitur.
    Duket si Hitleri ne fund te luftes.

  26. Sandri says:

    Le xova nje artikull tek tema qe,sikur ky Palo bure paska thene SE jap doreheqjen po humba zgjedhjet??????OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO SHQIPTARE,,,MOS U GENJENI ORE SE KY JO QE NUK JEP DOREHEQEJEN POR KY DO TE BEHET ME KEQ SE KADAFI,BEN ALIA,DHE SE AI KOREANO VERIORI,OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO POPULL KY KA HALL VETEM TE FITOJE KOHE DERI NE ZGJEDHJE ,DHE PASTAJ E DI VETE KY SE SI I VJEDH ATO,DHE I GRUMBULLON TE GJITHE PUSHTETET NE DOREN E TIJ DHE PASTAJ TE SHOHI KY POPULL SE KUSH ISHTE BURRE ME I MIRE KY APO AI QOFTELARGU,EDHE ATIJ KA PER TJA KALUE TE PAKTEN 100 HERE POR MOS FLINI NGA FJALET QE NXJERR NGA AJO HALE KY ANTISHQIPTARE KY SERB I FELLIQUR KY MALOK I QELBUR,POR BJERINI KOKES SA NUK ESHTE VONEEEEE,

  27. Devolliu says:

    Nuk mund të ketë në botë sot, më kriminel të shkalluar sesa ky shpellari i Viçidolit.

  28. brace says:

    Ca dhoje pergjigjet,do presish nga nji kriminel,barbare vrases,ky me kto brockulla mendon se do justifikoje ato krime,mendon se do te mashtroje te demtuarit,jo jo kurren e kurres nuke i a fale kushe gjakun tropojanit te pa bese.SHikon se fundi i tije erdhi dhe kerkon te mshirohet nga ata qe mezi presin largimin e tije nga pushteti i dhunshem,te demtuarit do hakmerren aty ku komunistit te vetem do ti djegin shume,pendimi e mashtrimi skane asnji vlere,eshte shume vone,gjaku me gjke do paguhet,ti i dine zakonet shume mire,a koka jote si hyne kujte ne pune pere te paguar,gjakun qe ti i vrave pa drejtesishte,ne Gerdec e ne Bulevard,ne protesten e 21 janarit,te vrarit jane me 100ndra metra large kupoles ku ti ishe strukur si miu para maces.

  29. BUJAR HASANI says:

    Eshte fatkeqesi e madhe kur thote K/ministri ushtari duhet te qelloje kur e gjuajne me gure ,eshte skandaloze qe ky Rekrut qendron me poshte se rekrutet e dites pare por nuk eshte ketu halli se ushtari paska qelluar jo mor palaco se me neveritesh sa here te degjoj nuk hapet zjarr pa leje ne nje formacion te organizuar ,te ndjeret jane qelluar nga nje dore snajperi te mbrojtur nga ju se ushtaret bijt e popullit nuk qellojne vellezerit e tyre ptu fytyr e keqe …..urdher dhenesit prapa hekurave ata nuk jane partiake ata jane kriminele….

    1. frasherlliu says:

      Bujar Hasani po pse ke humbur kaq kohe apo ke shkuar te mbledhesh lajthi nga xhvorishti.Per ato qe komenton jam dakord me ty por dhe ti duhet te jesh dakord me ato qe shkruan komentuesi-f- me siper.Vertet kohet kane ndryshuar se si thosh dhe yt ate(paste rahmet dhe respekt)se erdhi koha e maskarenjve.Eh Bujar i dashur sa deshire kam te flasim atje poshte krekes ose po deshe nga maja e zabies.Nuk e kam ndryshuar as mendjen as numrin e telefonit.Te fala kuqua i Memetit.

  30. artiles says:

    Sala ka te drejte kur thote qe po te gjuajten me gure e mjete te tjera te forta dhe po ta kaluan avlline duhet me i vra. Se ai kryeministrine e konsideron si KULLEN e tij ne Vicidol.
    Po ti o Sale nuk i vrave dot as brenda murrit rrethues te KULLES tate! Njerin e vrave me duar ne xhepa se “po guxonte me pa nusen tate” (si batuta tek filmi “deshi me vu dore edhe ne grun tate”) tjetri u vra ne vendin qe perdorej per xhirim nga nje televizion e 2 te tjeret u vrane ne mes te bulevardit.
    Ty s’ka perendi qe ti pastroje mekatet qe ke bere, e lum qe te shpelaje gjakun qe ke derdhur nga 97 e deri tani.

  31. REX says:

    Çfare mostre na dhuroi tranzicioi. Ky eshte i semure psiqik, zoti na e heqte nga syte ishalla.

  32. XXL says:

    Kardisti ka të drejtë të qëllojë ME PLIMBA PLASTIK, kur e gjuajnë me gur.

    Kafshe kryeminister, e rrenove shqiperin perqarje, vrasje dhe mjerim ke mbjellur ne shqiperine tende demo-kratike!

  33. beso says:

    Rregullorja e sherbimit ndalon absolutisht te qellosh persona jashte kufijve te objektit ne ruajtje.Absolutisht!Edhe kur persona te dhunshem hyjne brenda ketyre kufijve ushtari roje sinjalizon ndalesen dhe kur dhunuesit kembengulin ai qellon ne ajer e pastaj nga kembet.Nga materialet filmike rezulton qe asnje person nuk ka kaluar kufijte e objektit(!!!!!!)Mundet qe ushtaret e gardes te kene qelluar ne ajer,qe u ndalohej kategorikisht,qe mund te ndodhte nga situata,por absolutisht nga kembet dhe aq me teper ne pjese vitale te trupit.Ushtaret e gardes nuk ishin paramilitare dhe zboriste te ores se fundit;jane profesioniste dhe dine detyren e tyre.Ata dine permendesh sesi te gjuajne ne ajer pa bere rikoshete.Me duket e pamundur qe Agim Llupa te kete qelluar dhe vrare njeri,edhe sikur te urdherohej.Ushtaraket e dine mire kufirin e ligjit dhe te detyres se tyre.Viktimat ka mundesi te jene vrare nga snajpere qe vetem berisha e di se ku i ka gjetur,dhe e pamundur te ishin pjese e kontigjentit te gardes.Jam kurioz te di se per ç’kaliber pistolete behet fjale?berisha thote qe i di te gjitha se çfare kane thene Topi dhe Ina Rama,pa pergjuar absolutisht.Ose i bie qe njeri nga konspiratoret(Topi,Dy Ramet,apo gazetaret me Mero Bazen ne krye)te ishin te infiltruar nga berisha.Une them qe berisha ka me vete magjistare dhe medium qe hyjne ne lidhje me te vdekurit.Per saktesi,nje gazete afer berishes e ka akuzuar Azemin si bashkepunetor te sigurimit kur ky ishte gjalle,dhe kryeredaktor ishte Patozi.Po qe se berisha do quaje Les Valesa Azemin ai duhet te pergenjeshtroje Patozin;Les Valesa nuk ishte bashkepunetor Sigurimi.berisha thote qe pak vend ne evrope ndodh qe protestuesit te bejen dhune te tille perpara kryeministrise;une dua te di se ne cilin vend te vetem vriten protestues dhe u faturohet krimi opozites?Ne cilin vend te botes del nje kryeminister karagjoz dhe akuzon Presidentin-komandant te pergjithshem te Forcave te Armatosura-si organizator Puçi?Ne cilin vend te botes kryeministri quan kryeprokuroren puçiste dhe putane bulevardi?Ne cilin vend te botes kryeministri sfidon kryeprokuroren dhe nuk lejon qe te zbatohet mandatarresti?Kush eshte ky kryeminister qe vendos ligje ad hoc pa lejen e legjistlativit?Kush eshte ky person i papergjegjshem qe kercenon opoziten me armet e shtetit?Ky eshte sali berisha,barbari i Vuçidolit dhe historia po shkruhet per te ne faqe te zeza.Ne e kemi lejuar kete monster te rikthehet ne pushtet.Nepo ia zgjatim jeten duke i kerkuar çakallit te respektoje rregullat e lojes demokratike!Tani rrini e degjoni kuitjen dhe ngerdheshjen e çakallit,gjahtarit te kufomave!

    1. Odiseu says:

      Beso, me vjen per te qeshur me fjaline tende ku permend magjistare, per arsyen e veteme se nena ime thote te njejten gje.. Ku i gjen ky i cmenduri tere keto fantazi e fuqi per tju sulur te gjitheve dhe prape del fitimtar duke vrare e pa i hyre nje gjemb ne kembe???Patjeter, nxjer konkluzionin nena, ky lidhet me magjistare apo shkon ne yshtare!!!!!Rrjedhimisht i nderuar Beso, me kete monster qe po na leron jeten ne tre milion, armet qe ne njohim LLOgjika, Realiteti dhe Morali nuk funksionojne.. Duhet o te bashkepunojme me Magjistret dhe ne o me Kamikazet…Tjerrje leshi per ta rrezuar kete Pusht me llogjike vjedhjesh votash apo ndeshkim te krimeve qe ka mbi kurriz me litare ligji, thjesht sa dhunojme intelegjencen tone …

      1. beso says:

        Odiseu,edhe une nuk besoj ne bestytnite,por ky njeri i kalon te tera parashikimet.Thone qe Hitleri ishte shume i pashpirt,jooooooooooooooooooooooo,Hitleri vrau veten!Kishte aq sens pergjegjesie.Kam pare nje dokumentar,Hitleri vuajti nje brerje te ndergjegjes.Sadoqe ishin kohe te tjera.Ky patjeter eshte nen hipnoze te Djallit,dreqit,Lanetit,Lugatit,mos e diskuto!Nuk e bren ndergjegja kete;shyqyr qe enveri e la Shqiperine pa bombe atomikes se ky do bente gjemen.Mjere ata qe e kane ne lagje,grua me te poshter nuk ben nena!Nuk ka mundesi te kete qene doktor zemre ky,ky te nxcjerr syte.Ore,do pare mos kane vrare sali berishen e vertete dhe kane vene nje sozi,se nuk ka mundesi te jete nje qenie njerezore kaq e kafsheruar!Do pyetur plakat,Odise,hallall e kane ndonje dorovi,veç te na shpetojne nga ky Lugat!Do degjuar plakat,se nuk e kane keq!

  34. getozoari says:

    Shpresoj qe ambasadoret e huaj te mos e kene humbur kete dalldi masive te kryegomarit te rrjedhur te ketij vendi. Sa te tjere do ta lene te vrase perpara se te veprojne duke bere ndonje gje qe nuk eshte fresku??

  35. qytetar says:

    Kryeministri thotë që unë u rrethova me zjarr, me gurë e hunj në zyrën time:
    GENJEN
    NE KRYEMINISTRI NUK RRETHOHESH, PASI NEN TE KA TYNELE QE TE NXJERRIN JASHT PA ASNJE PROBLEM.
    Kryeministri thotë unë që isha kryeministri i zgjedhur në mënyre legjitime:
    GENJEN
    Zgjedhjet historikisht i ka vjedhur.
    Kryeministri thotë në mënyrën më tragjike ky rrethim u shoqërua me 4 viktima.
    GENJEN
    Ato nuk ishin viktima, ishin vrasje te direkte te personave jasht territorit te mbrojtur me ligj dhe ne qendrim pasiv.
    Kryeministri thotë, humbje e dhimbshme e plagosjen e qindra e qindra të tjerëve për të marrë me dhunë këtë institucion.
    GENJEN
    Nuk meret shteti duke mare godia. Nisur nga deklaratat ai nuk ndjen asnje dhimje.
    Kryeministri thotë nuk lejova ekzekutimin e urdhër arresteve nga ana e policisë.
    NUK GENJEN
    Shkeli ne menyre flagrante ligjin duke penguar drejtesine, dhe penguar marjen ne kohe te provave.

  36. ROLAND says:

    Si ka mundesi qe plumbat qe bene rikoshet nuk thyen ndonje xham te Saliut po vrane njerez te pafajshem . Turp o SALI , por mos haro se e verteta vonon por nuk haron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje