Këtu janë të parkuara plot 8 milion euro makina (FOTO)

13 Qershor 2012, 19:40Lifestyle TEMA
Këtu janë të parkuara plot 8 milion euro makina (FOTO)

Fansat e makinave duhet të mbeten pa frymë. Gjatë garës së Formula 1 në Montreal të Kanadasë, pesë pronarë makinash Bugatti u mblodhën së bashku. Ata i parkuan makinat e tyre luksoze përpara hotel Ritz. Pesë makina, rreth 8 milion euro në total.

Pronarët e këtyre raketave erdhën për të parë garën dhe në fakt tërhoqën shumë njerëz.

Përse?

Sepse Bugatti është si nja fantazmë. Në total janë rreth 300 makina të tilla në mbarë botën. Shumë prej pronarëve i përdorin shumë, shumë rrallë. Dhe tani pesë në radhë? Jackpot.

Është përllogaritur se pronarët e makinave Bugatti kanë mesatarisht 33 makina të tjera në pronësi.

Katër pompat e benzinës kanë nevojë për 357 litra karburant për një orë.

Rekordi i shpejtësisë është 431 kilometra në orë me një Bugatti Super Sport me 1200 kuaj fuqi.

Mesatarisht një Bugatti bën vetëm 1820 kilometra në vit.

5 komente në “Këtu janë të parkuara plot 8 milion euro makina (FOTO)”

  1. john says:

    Ky eshte Montreal, Kanada gjate javes se kaluar per formula 1 e kanadase.
    kjo e fundit eshte makina ime

    1. katunari says:

      Photo siper makines tende tregon makinen time.

      1. ndushipa says:

        ajo makine blu eshte timja po ja kam dhen nje shoku borxh ? ?

  2. pa merak says:

    fotoja e 3 nga e majta tregon nje nga makinat e mija qe shpesh e nxjerr per nje xhiro andej nga KANADAJA keshtu per qejf…:P

  3. Shoferi says:

    Rrini urte se ua bleva te pesta dhe i bera gjashte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje