Ministri danez: Nuk ka biletë falas për në BE

30 Qershor 2012, 19:56Politika TEMA

Ministri danez i Çështjeve Europiane, vendi i të cilit përmbyll presidencën 6-mujore të unionit, deklaron se nuk ka biletë falas për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj vendi duhet të realizojë reformat dhe të bëjë progres.  Ai i bën thirrje klasës politike që të bashkëpunojë për të plotësuar rekomandimet. Më poshtë intervista me kryediplomatin danez, Nicolai Wammen:

 

Presidenca daneze nisi dhe përfundoi pa ndonjë lajm të mirë për Shqipërinë. Cilat ishin arsyet?

Unë besoj se qasja daneze ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e qartë. Ne duam që të bëhet progres dhe që të bëhen reformat. Me këtë mesazh unë vizitova dhe Shqipërinë. Ne e mirëpresim vendin në rrugën europiane por nuk ka bileta falas për anëtarësimin në BE dhe në Shqipëri ka shumë punë që duhen bërë. Ky ka qenë mesazhi i dhënë që nga dita e parë, dhe ky mesazh mbetet në fuqi edhe në ditën e fundit të Presidencës daneze.

 

A u ndoqën këshillat e mesazhet që dhatë gjatë vizitës së majit në Tiranë. A e kaluam testin për demokracinë në vend me zgjedhjen e Presidentit?

Presidenti i ri u zgjodh sipas rregullave të Kushtetutës shqiptare, por në të njëjtën kohë ai u votua nga një shumicë tepër e ngushtë. Për këtë arsye është ekstremisht e rëndësishme që Presidenti, por edhe në përgjithësi lidershipi i Shqipërisë, të zgjedhin rrugën e bashkimit të palëve përbërëse të jetës politike në vend, që Shqipëria të bashkohet e të përparojë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të gjitha palët e përfshira dhe ky është gjithashtu mesazhi i radhës nga Presidenca daneze.

 

A prisni t’i jepet Shqipërisë statusi kandidat para vitit 2013, kur vendi do të vihet sërish nën provën e mbajtjes apo jo të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?

Që kjo gjë të ndodhë, është me të vërtetë shumë në dorën e Shqipërisë për të dëshmuar progresin që kërkohet. Prandaj, mbi shpatullat e politikanëve kryesorë në Shqipëri rëndon një përgjegjësi e stërmadhe. Pjesa tjetër e Europës, përfshirë Bashkimin Europian, do të vijojnë të ndjekin nga shumë pranë zhvillimet në vend, dhe unë besoj se “topi” është tashmë në fushën e Qeverisë shqiptare.

Përgatiti: Arta Tozaj

16 komente në “Ministri danez: Nuk ka biletë falas për në BE”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Po sikur socialistat t’ia falin krimin e 21 janarit Berishes, a do kemi bilet falas per ne BE?????

    1. Albanian turist (in his homeland) says:

      A ke ca turista ke lagja te na i sjellesh se o bo keq.
      Nuk dalin me as emigrantet ne llogari se cereku jane kthyer te jetojne ne Albanistan ? ? ?
      Nuk behen dot 4 milion turista keshtu!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/tourism-in-albania-today.html

  2. tourkofagos says:

    kushti eshte i qart,i me ne dhe evropiane,i me Erdoganin e arabe…..rruge te mesme nuk ka,pra jo koken ne Bruxel e zemeren ne Instambul!

    1. Luljeta Blloshmi says:

      Ai qe duhet te qendronte ka qendruar.
      Ne shqiptareve ai na intereson :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html

      1. tourkofagos says:

        hallall…..

    2. o shoku grek po cfare e duam ne europen qe ti jepi leke grekut si vendet e tjera evropiane ik boj shurren pastaj fol per ne

    3. Obergruppenfuhrer says:

      Rrofte Erdogani! Vdekje papesdhime!

  3. Vlora says:

    e ariti qellimin serbi berisha i percau shqiptaret,po na shef bota si armiq me njeri tjetrin dhe jo si nje komb.

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Shqiperia e Berishes nuk e meriton te jete as edhe ne ballkan ja me te mendosh evropen, pu pu pu, lereni fare se po vjedhim turistet tani ha ha ha!

  5. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Do te loboj qe Shqiperia te marre statusin per ne Afganistan!

  6. kalaja says:

    Po ti kush je more qe shperndan biletat e evropes Na kerciti per ty dhe per evropen tende bushter

    1. ne qoftese hyjme ne europe dhe euro shqiperia do bohet afganistan. ligjin ne shqiperi do e bojne homot e europes

  7. tezja ny says:

    Po shpeton shqiperia,fale gjumit letragjik.Tani shpetuam.Jemi aq te mire sa i detyrojme udheheqesit te behen DIKTATORE dhe pastaj MBRETER.Me duket kemi edhe difekte te tjera se nuk po e ndjejme flladin e shume pritur te viteve te izolimit te viteve te mbrekullushme te popullit tone.EH sa te zote jemi te shkruajme.Je i pa zevendesushem zoti BAZE.

  8. robert says:

    te dhjevsha mu ne be ty dhe be tuaj ja ne qe jemi ne be dhe punojm ca te sigurt ka prap te dhjevsha mu ne be duhet tju themi dhe ashtu do luten keta ………………

  9. ky fatorino i autobusit per evrop mos te na boj se eshte shum i ndershem se i njofim sesi jane fatorinot..
    hajna jan
    vec me mbush xhepat e kan mendjen
    persa i perket “biletave falas” gabohet.
    shqiptari nuk don gjo falas se osht i zoti per me e merr vet cdo gjo qe i duhet……..
    edhe europin do ta kapi vet,dhe madje me sal ne timon.
    ja ktu do jeni ,dhe po nuk e pate salen ne tryezen e brukselit me te medhenjte e tjere kolege,dhe sala duke ju dhon leksione atyre…….
    se asht sal profesori
    sal doktorri
    jo me kot…..
    edhe kur u hoqen vizat turlillojgjonash u than per shqiptart,por asgjo s’ndodhi se shqiptari nuk pjerdh per viz,ai ja kishte dhon vizen vetvetes prej kohesh.
    edhe ky muhabeti i europit kot asht se shqiptart qe kan dash jan fut ne europ prej kohsh.
    gjithandej neper perndim gjen komunitete shqiposh me pasporta perndimore pas bythe.
    kurse ata qe jane ne shqipni,jane nje grup pensionistesh ishkomunista te mbetur atje nga e kaluara,si ata njerzit e eger te fiseve te amazones te izoluara nga bota,
    kta pra ,me teper don europa qe ti fus brenda saj se ata vet as pjerdhin per europ.
    ata pelqejn ate amazonen e tyre me gjethe fiku…..dhe kang partizane me enver.
    por europi don qe ti asimiloj se i sheh si rrezik potencial.
    si bicim historie me lekurkuqet ne ameriken e paskristoforkolombit.

  10. kujdestari says:

    s’prish pun!
    na con sala me bileta fallco ne europ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje