Nuk është fjala për dosje që kanë të bëjnë me vetë kreun e AKZ, por me nismën më të fundit të kësaj lëvizje për të krijuar simbolikisht një skedë “gjynahesh” për çdo politikan të njohur shqiptar. Në këtë intervistë Kreshnik Spahiu shprehet se Aleanca Kuqezi do t’i shndërrojë këto dosje në akt-akuza konkrete që do të paraqiten kundër krerëve të politikës në organet e drejtësisë. Marrëveshja detare, korrupsioni, nepotizmi, shkelja e ligjit, blerja e drejtësisë – këto janë elementët kryesorë të skeduar në dosjet e AKZ
Nga Skender Minxhozi, JAVA
Në një ambient të mbingarkuar me retorikën 22 vjeçare të hapjes së dosjeve, Aleanca Kuq e Zi e rikthen këtë temë duke e trajtuar ndryshe. Pra, premtoni të krijoni dosjet e kundravajtjeve, shkeljeve, korrupsionit, të të gjithë politikanëve kryesorë. Pse kjo nismë?
Aleanca Kuq e Zi ka demonstruar një filozofi të ndryshme për konceptin mbi dosjet. Prej shumë vitesh shqiptarët ishin ngopur me “ushqim” dosjesh, në të cilat nënkuptoheshin spiunët dhe bashkëpunëtorët e shërbimit sekret të komunizmit, por që fatkeqësisht nuk u publikuan kurrë nga këta që na qeverisin, pasi ata nuk donin të zbulonin vetveten. Në këto 22 vite, koncepti për dosjet evoluon dhe në metodikën tonë të punës duhen shtuar artikujt e krimeve të pas komunizmit, në sistemin e mafies rozë, e cila na qeverisi 8 vjet dhe mafies bardheblu, e cila na qeverisi për 13 vjet të tjera. Në këto 22 vite u kryen shumë krime, vrasje, trafiqe, grabitje, shpërdorime detyre, deri në akte tradhtish kombëtare, por këto dosje jo vetëm që nuk u hapën, por as nuk u ndërtuan. Nuk mund të hapësh dosje nëse nuk i formaton ato. Për këtë arsye, ne jemi metodistë të ngritjes së dosjeve penale, për t’u bërë gati provat dhe faktet që do bëjnë të mundur vënien përpara hetimit dhe ndëshkimin e “politikanëve gjynahqarë”.
A është kjo gjetje, një mënyrë alternative për të nxitur publikun, i cili duket mjaft indiferent ndaj fakteve që dalin në media lidhur me politikanët, apo është një nismë që do të përpiqeni t’i jepni jo vetëm natyrë simbolike, por edhe ligjore, në një moment të caktuar?
Media shqiptare ka një meritë të pjesshme dhe shumë të çmuar në investigimin gazetaresk dhe ne e konsiderojmë atë partnere kryesore, por si një lëvizje kombëtariste, e cila në përbërje ka një përqindje shumë të lartë juristësh, AKZ po formëson një fushatë ndërgjegjësimi juridik, por edhe denoncimi publik, me referenca ligjore mbi veprat penale të cilat kryejnë qeveritarët tanë. Qeveritarët duhet të kuptojnë se nëse janë toleruar deri më tani nga socialistët, kjo nuk do të ndodhë këtej e tutje, si dhe nëse ata i kanë krijuar një imunitet dhe amnisti njëri-tjetrit, me ardhjen në qeveri të Aleancës Kuq e Zi nuk do mund të pluhurosin krimet të cilat do të paketohen në dosjet e tyre. Ndërkohë, qytetarët nuk mund t’i shohin më krimet e ministrave apo kryeministrit si fenomene të natyrshme dhe të paevitueshme njerëzore.
Kritikët tuaj mund t’u thonë se në postin e zv.kryetarit të KLD i kishit mundësitë që t’i luftoni fenomenet që sot po përfshini në dosje. Si do t’u përgjigjeshit?
Do t’i ftoja të lexonin ligjin dhe kompetencat e ish-zv.kryetarit të KLD, për t’u bindur se unë nuk kam pasur asnjë kompetencë kushtetuese, për të vepruar apo ndëshkuar një qeveritar të korruptuar. Këta kritikë, në rastin më të mirë, janë të paditur dhe në rastin më të keq janë të ligj në vlerësimin paragjykues të tyre. Ndoshta nuk do ishte modeste ta thoja se kam luftuar dhe debatuar ashpërsish për një kohë tepër të gjatë, për krimet qeveritare, duke filluar nga çështja Gërdeci, marrëveshja e ujërave me Greqinë dhe deri tek shkombëtarizimi i etnisë, nga shqiptare në greke.
Ishte një rast unik që një zyrtar i lartë i shtetit ta bënte në detyrë këtë përplasje, me kryeministrin dhe parlamentin dhe fundi dihet që erdhi me dorëheqjen time nga detyra. Këta kritikë do bënin mirë që megjithë ligësinë e tyre të mos i mohonin si fakte dhe të mos i fshijnë nga memoria politike.
Natyrshëm lista juaj e “dosjeve” përmban me shumicë emra qeveritarësh të sotëm. A do të ketë dosje edhe për të majtën?
Natyrisht që do të ketë dhe po përgatiten dosjet e një sërë qeveritarësh lokalë të Partisë Socialiste siç janë kryetarët e bashkive që janë bërë pjesë e trafiqeve dhe korrupsionit të përbashkët me ministrat demokratë. “Të pabuk i zuri nata, miliarder i gjeti dita” thotë një poet i madh shqiptar dhe kjo nuk mund të tolerohet për ata që vishnin opinga dhe sot lundrojnë në det me jahte që kushtojnë 5 milion Euro. Qeveria e shtetasit Sali Berisha ka 8 vjet që nuk ndëshkoi asnjë socialist për krimet dhe korrupsionin e viteve 1997-2005 dhe të njëjtën gjë bënë dhe socialistët kur ishin në pushtet. Ku shkuan të gjitha akuzat për njerëzit e kriminalizuar dhe trafiqet? Ky është një pazar i PD dhe PS për të mbyllur hesapet dhe për të grabitur Shqipërinë. 8 vjet gënjyen demokratët dhe 8 vjet socialistët që akuzonin me libër shtëpie njëri tjetrin dhe tashmë kemi një bilanc skandaloz.
Duket sikur asnjë krim i raportuar, asnjë vepër penale apo fakt komprometues nuk dënohet nga drejtësia. Ose çështja nuk ndiqet nga prokuroria, ose gjithçka reduktohet në shkallët e gjykimit. A është e paralizuar drejtësia shqiptare? Dhe çfarë mënyre drastike do të propozonit për zhbllokimin e saj?
Shqipëria ka nevojë urgjente të zbatojë eksperiencën kroate të burgosjes të ish-kryeministrit Sanader, pas të cilës u hapën dyert e procesit të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, sepse për 19 vjet nuk mbaj mend asnjë politikan të dënuar për krime. Rasti i fundit ishte në 1994, kur u dënua ish-kryeministri Fatos Nano, por edhe ai rimori pafajësinë më vonë dhe u dëmshpërblye.
Drejtësia shqiptare është e tëra e paralizuar dhe e ndërtuar politikisht sipas një kriteri që përmblidhet në një fjali: Gjyqtarët e gjykatës së Lartë votohen nga parlamenti dhe është kjo gjykatë me këta gjyqtarë që gjykojnë çështjet penale me akuza ndaj ministrave dhe deputetëve, prokurori i përgjithsëm votohet nga këta ministra dhe deputetë dhe duhet të hetojë ata. Ministrat dhe deputetët hetohen dhe gjykohen nga njerëzit e tyre të preferuar dhe që i kanë vënë në ato poste. Cikël i mbyllur. Së shpejti do dalim me aksionin sesi zgjidhet kjo çështje.
Sa emra përmban lista juaj e dosjeve deri tani? A mund t’i thoni disa prej tyre?
Lista nis me një nga njerëzit më të inkriminuar dhe që ka kryer tradhti kombëtare, duke nënshkruar dorëzimin e pjesshëm të territorit të Republikës Shqipërisë tek shteti fqinj Greqia. Ai është shtetasi Sali Berisha, një personazh i njohur emri i të cilit jo vetëm nuk duhet të harrohet kur ta largojmë pas disa muajsh nga pushteti, por që duhet gjykuar publikisht mbi një akuzë tashmë të provuar nga gjykata kushtetuese në shkelje dhe dhunim të integritetit territorial të Shqipërisë. Më pas do të jenë dhjetëra emra të tjerë të mafies me jaka të bardha nga radhët e demokratëve dhe socialistëve. Mendoj se do i bëjmë një shërbim të madh popullit shqiptar, duke pastruar nga skena disa individë të cilët qeverisën me duar të pista dhe që e izoluan Shqipërinë, si vendin më të varfër dhe më të korruptuar në Europë.
Socialistët, pas muajsh beteje me mullinjtë e erës, sërish iu nënshtruan Berishës për t’i dhënë konsensus në heqjen e imunitetit dhe kjo si pasojë e marrëveshjes së radhës. Ligji për heqjen e imuniteteve është thjeshtë “OMERTA” për të blerë heshtjen e njëri-tjetrit për krimet që kanë kryer. Ndjej keqardhje kur shikoj që dhjetëra diplomatë detyrohen t’i buzëqeshin dhe t’i shtrëngojnë duart çdo ditë mafies shqiptare, por në fund e kuptoj që nuk është hera e parë që e bëjnë këtë gjë, pasi ne jemi një kopje e modelit rus, ukrainas, gjeorgjian dhe azerbajxhanas, por që çuditërisht kërkojmë status në Perëndim, si Gjermanët, Francezët, Spanjollët….. Histori tragji-komike e cila në mënyrë të habitshme ndodh sui generis me ata që na qeverisin dhe ata që na asistojnë.
Politikanet tane kane bere aq gjynahe sa dosja e 20 viteve te demokracise eshte bere 10 here me e trashe se dosja e 45 viteve te komunizmit.
shum te drejte ke o kreshnik spahiu,por populli thot:”kur digjesh nga qulli i fryn kosit”
keshtu qe nuk beson me asnje shqiptar ne fjalet tuaja sidomos pas pisllekut te qelbesirit meta, qe i mori votat per ndryshim qeverie dhe na u be paterica e tij.
Une si opozitare vlersoje sidomos pergjigjen e pyetjes se parafundit.
Sllogani per “Rilindje Kombetare” nuk eshte terheqes per masat (ata qe do te votojne ne fund), edhe sikur ta mbeshtesni me Programin me te perkryer.
Dilni me dicka te vrazhdte tip “Koha per Ndeshkim”, edhe sikur mos ta keni me tere mend.
Edhe ti si ustai yt Saliu, bën shantazh me dosjet?
U bëfsh mut e të hëngshin pulat o Niku!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Ndaleni kete sharlatan…
Me falni zoti popull, mund t’i thuash pak zoterise tend qe i ka ardhur ora qe te beje qetesuesin? se nuk i punojne me veshet e nuk degjon ne cel. flm
po ik o nik zagari, se ti ke qen avokat i sali berishes qe vulose si te rregullta zgjedhjet e 1996, kur u vodhen e uprene. Nuk e dije ti tere keto vjet se kush ishte Sali berisha, por e more vesh pikerisht tani qe ky na qenka trdhtar dhe agjent i UDB-se. kot nuk thon qe nacionalizmi eshte streha e fundit e horrave per te mashtruar dhe vjedhur vota dhe per tu dukur i paster para popullit. Nje faqje qe keni krijuar ne fb, me hiqnit komente vetem pse un shprehesha me dyshime mbi levizjen tuaj, duke ju kritikuar por pa ofeza, dhe direkt me bllokuat. sado i vogel ky fakt tregoni se cfar jeni ne te vertet, gjija levizje me frym te re, por qe duket snga keto gjera se kush jeni, e nje salush i vogel qe po percan opoziten dhe ti, dhe po con uj ne mullirin e sali berishes, do te dali dhe ty tymi o nik me floket me xhel, o populist, mashtro mashtro po he se ktij populli mir ja beni.
Avokati i Berishes? Keshtu ju ka thene lideri juaj i paster qe te thoni? Po ku dini ju more se cfare pune ka bere Spahiu! ti sdi as se si shkruhet emri yt! e ke mbaruar klasen e katert?
po ik o teleshmen ik shko lepij bythen nikut se mbase te gjen ndonje pun, mir jua ben qe ju mashtron. Un skam nevoj per lider byrazer se punoj ne privat e kam nje profesion, i gjej punet me forcat e mija, po ju qe jeni fiksuar mbas nje lideri dhe po jua shave, sikur ju shan ju, mua sme rruhet as per sal as per ed as per nik, u kam q..r motrat te gjitheve se nje mut jane, po me vjen keq per injorant si puna jote qe ju genjen me nganje karamele. ka mar niku rolin e patriotit tani te dal qe esht i paste e kunder te gjitheve e ju qe ju shpelaft mortja qe i besoni mashtrusit. mir tjua bej dhe ju. po ka tru keni ju
Edhe mut do shes me shqiptaret mos kem pune.F.Konica
Prap me kete leshe xhelin ju te Temes ???? Ju lutemi shume te mos publikoni me kete njeri se nuk ja vlene eshte nje mashtrush ordiner asgje me shume qe bene lojen e patriotit . Po ku ishte ky lesh xhele deri dje qe kishte ne dote gjithe gjykatat , pse si beri te ditura keto dosje e ti fuste brenda keta te tjeret ????? Edhe ju te Gazetes Tema me duket po beni te njejten loje sikunder edhe ky Lesh Xheli
o qero
cdo ze kunder salit eshte ze per shpetimin e shqiperise
Ze kunder ishte Edhe Likja i Corovodes po e pe ku perfundoj ????
Fatekeqesia me e madhe ne keto 20 vjet “DEMOKRACI” ka qene mos funksionimi sistemit te drejtesise. Jane bere krime te pa llogaritshme ndaj vendit,deri dhe shitje te teritorit,duke e konsideruar atedheun si prone te tyre, jane bere vrasje te njerezve te pa fajshem (me duar ne xhepa)duke i konsideruar si pucista,jane zhdukur ne menyre mafjoze sepse mbronin te drejten e prones etj, etj, etj..
Bie shume dakord me ju Z. Spahiu sepse dukeshte ndryshe nga ata qe shtiren si patriot, por, ne fakt jane tradhetar te ketij vendi.
Nje gje kam te sigurt : E ardhmja ka per ti ndershkruarte gjithe keto fundrina te kombit. Ne kete bote , sado te shtiresh ,do te dalesh ashtu si je. Ju uroj sukses sepse jeni mundesia me e shpejt per te miren e vendit tone.
Brevo A.K keshtu vazhdoni e meritojato kriminela……………
DOSJET I KA POPULLI NE MENDJE O SPAHI,POR PARA DOSJEVE DUHET ALEANCA POPULLORE GJITHE PERFSHIRSE KUNDER MAFIOKRACISE PER TE REZUAR KAPON E SAJ SALI BERISHEN.PASTAJ VIJNE DOSJET DHE NJE PROKUROR I PA ANSHEM POR I VENDOSUR ME NJE FORCE ARESTUSE NDAJ KREREVE TE KESAJ MAFIOKRACIE DHE GJYQTARVE TE KORUPTUAR.NE SE TI NUK KE NGJYER NE ATE CORBE TE PRISHUR O SPAHI DO MARESH VENDIN QE TE TAKON TE KRYETARIT TE GJYKATES SE LARTE.
AK jeni ne rrugen e duhur…te gjithe te korruptuarit pduhen cuar para drejtesise
Po mbajte sikur 50% te atyre qe thua je shume mire dhe ne do ju votojme dhe do ju mbrojme.
FAKTE TE KRIMIT DHE KRIMINELVE TE ORGANIZUAR PER 22 VITET E FUNDIT DHE ME SHUME.,TE FSHEHUR KETA KRIMINEL E MASHTRUES NEN PETKUN QE DO JU SJELLIM SHQIPTARVE DEMOKRACINE DHE SHTETIN E DREJTE LIGJORE.
NUK KA BASHKIM KOMBETARE PA U ULUR NE KUVENDIN E VLAZERIMIT DHE PAJTIMIT KOMBETARE DY KAMPET POLITIKE SHQIPTAR TE PERCARE PER 67 VITE DHE ME SHUME.KAMPI I PARE POLITIKES SHQIPTAR QE KANE PERKRAHUR PER 67 VITE KANE PERKRAHUR DEMOKRACINE PERENDIMORE ME ATE AMERIKANE NE KRYE,TE CILET PRETENDOJNE PER TE DREJTAT E TYRE NJERZORE QE JANE SHKELUR PER 67 VITE.KAMPI I DYTE I POLITIKES SHQIPTARE,JANE ATE TE POLITIKES 22 QE PRETENDOJNE SE JANE RINOVUAR DHE KANE HEQUR DORE NGA POLITIKA E MEPARSHME DHE SOTE KANE PERKRAHUR POLITIKEN PERENDIMORE KAPITALISTE AMERIKANE.
PAS PAJTIMIT MBARE KOMBETARE TE DY KRAHEVE POLITIKE DHE BERJA E NJE QEVERISJE E PERBASHKET.KJO DOTE SJELLE DEMOKRATIZIMIN DHE GJIHTE TE MIRAT PER SHQIPTARET DHE KOMBIN.KJO DO TE SJELLE BASHKIMIN DHE VLLAZERIMIN E SHQIPTARVE TE SHQIPERISE ETNIKE.ME NJE FLAMUR KOMBETAR KUQ E ZI.
Bravo Ak respekte zoti Spahiu jeni e vetmja opozite e ketij vendi
Ka ende njerez qe vazhdojne pyesin pse Z.Spahiu nuk i beri keto gjera kur ishte nen kryetar i KLD? Po lexojeni pra intervisten perpara se te komentoni plot urrejte, meqe heret e tjera nuk e keni degjuar, se kjo pyetje i eshte bere sa e sa here! Personalisht e vleresoj shume nismen qe AK ka ndermarre dhe jam optimiste se me punen e saj dhe ndihmen e medias do arrije te beje dicka per sa i takon ndergjegjesimit te opinionit publik se cfare ndodh nen hunden e tyre cdo dite!
INTERVISTAT ME GAZETARET DHE PERGJIGJET E ZKRESHNIK SPAHIU E BEJNE POPULLIN TE BESOJNE NE NJE TE ARDHME TE SIGURTE .BRAVO Z JU NDIHMOFTE
Vete me mbeshtetje mund tja dale Z. Spahiu gje e cila eshte pare qe nuk i mungon aspak. por dhe me keto qe inisjativa te reja do te shtohet me shume. Z.Spahiu i ke trembur partite e “medha” PD e PS dhe kjo duket si jane irituar ushtaret e tyre……..
Shqiperia vazhdon te jete nje nga sistemet me anormale politiko-ekonomike, ndoshta i pakrahasueshem me asnje vend tjeter te botes se qyteteruar. Ne kete anormalitet nuk mund te perjashtosh as parti politike, as administraten shteterore me drejtesine, arsimin, shendetesine, policine, etj, as organizata shoqerore, askend. Askush nuk mund te thot se punova 22 vjet ne kete sistem plotesisht te paralizuar e te koruptuar dhe isha jashte cdo veprimtarie koruptive apo fenomeneve te tjera negative te shtetit dhe te shoqerise. Ketu nuk mund te beje perjashtim as PS-ja qe rindertoj nje shtet plotesisht te shkaterruar nga lufta civile e 1997, por ketu nuk mund te beje perjashtim nje nga perfaqesuesit me te larte te drejtesise shqiptare ne qeverine Berisha I, ne qeverine Nano-Meta dhe ne qeverine Berisha II, sic eshte Spahiu. Me te voglen qe duhet te kishte bere do te ishte kundershtimi i vendimeve jo kushtetuese te drejtesise, ose doreheqja kur nuk kishte kompetenca kushtetuese. Por, ti Spahi, as kundershtove kur shkelej ligji dhe kushtetuta, as dhe doreheqjen nga posti jot per te treguar moralin tend te paster. Ti ishe nje vegel e bindur ne duart e partise-shtet duke dhene doreheqjen i detyruar sepse nuk mund te ishe dhe nenkryetar i drejtesise dhe kryetar i nje organizate apo parti politike. Mos u perpiq te justifikosh vetveten duke quajtur ata qe te kritikojne per mos sinqeritetin tend, se ne rastin me te mire nuk dine dhe ne rastin me te keq jane te ligj. Nacionalizmi, shovinizmi, ksenofobia, racizmi qe ti perfaqeson dhe shpreh, jo vetem qe nuk mund te sjellin ato qe propagandon ti ne programin politik, jo vetem qe nuk perfaqesojne politiken dhe kulturen europiane, por ne te kundert te cojne ne kohe te erreta historike, ne ndarrje, urrejtje, izolime, luftra e shkaterrime.
jo more land suedezi jo. Nuk e di se c’fare ke studiuar por cdo komb kur e sheh qe i rrezikohen elementet kombformues sic jane territori, sic jane pasurite nentokesore apo tokesore, sic jane indivdet e shquar qe largohen nga pamundesia per te gjetur hapesira ne vendin ame, kur sheh qe neperkembet nga vendet fqinje per shkak te nje politike antikombetare si dhe mjaft elemente te tjere sigurisht qe do te reagoje duke mbrojtur identitetin e tij, gjuhen dhe territorin e tij, duke mbrojtur kulturen dhe vlerat e tij. Te kam ndjekur disa here ne komentet e tua te me falesh te “ndyra” pasi mbron nje klase politike te zhytur ne krim dhe korrupsion ne menyre te alternuar qysh prej 22 vjetesh, ku mesa dukesh ti ke interesat e tua te lidhura me njeren apo tjetren. Ai qe ti e quan nacionalizem sot nga shumekush mund te quhet edhe patriotizem qe eshte nje reagim kur vendi, gjuha, territori dhe kultura e vlerat tona jane ne rrezik. Nuk mendoj qe shumeksuh sot qe jeton ne shqiperi te mos mendoje se jemi shume te rrezikuar nga mafia dhe papergjegjsmeria politike.
Bravo Kreshnik! te lumte per kete iniciative qe ju personalisht dhe ak keni marre per te denancuar dhe hapur dosjet e keture Krokodileve qe po i marrin frymen shqiperise dhe shqipetareve. Eshte hera e pare qe nje force politike sic eshte AK te denancoje dhe te marre nje hap kaq te rendesishem ne te ardhmen e shqiperise europiane dhe kjo eshte nje merite e juaja z. Kreshnik, dhe te mos iu ver veshin disa injoranteve qe ne shqiperi per fat te keq jane te shumte ne numer….ata jane mesuar me servilizim, lepirje, zorragjinje, interesagji,lapanjoze, qe per nje vend pune ose dy byreke shesin c’de gje.Nuk jane mesuar akoma shqipetaret te thone te verteten, dhe te jene vetvetja, por e shikojne te ardhmen e tyre duke u kacavjerrur apo lepire diku nje tas te qelbur supe, ata jane dhe per nje kohe te gjate do te jene te tille derisa te zhduken keta maskaranj qe vetem ndjenjen e servilizmit dhe zvarritjes zhvillojne se vetem keshtu zvarriten dhe vete…..e ke te veshtire z.Kreshnik me keta lapanjoz por mos u demoralizo te lutem???keta jane Shqipetaret, Keta jemi ne,…. per fat te keq
Disa komentues ose nuk kane lexuar se cfare thote z.Spahiu,ose e kane nga ligesia.
Forca A.K., e keni nisur shume mire, vetem mbani fjalen.
Fitorja eshte me ju.
Boll pellite mer trap se ti pane shqiptaret te gjitha,
edhe punen tende se sa i ndergjegjshem je ,
sa i pergjgjeshme ishe perball ligjit e inetersit te drejtesise
per kte vend ,kur ishe ne krye te saj ,mashtrues.
Thuaj nji rast nga krimet qe u ben ate periudhe qe ti ngrite zerin njiher jo te veproje sipas ligjit cfar karin beje ne ate pozicion ,tregeti gjyqtaresh ,per te dale e formuar partin e Aleances Koqeve !
Edhe balluket ti pame ,ndaj hik sharkatan se boll ja keni prur shpirtin atje ku smban me ktij populli shkerdhata mashtrues.
Vetem ata qe zhdukin sot nga froni keykriminelin ata marin voten e shqiptarit jo alabaket e karit .
Dhe ty te te vije turp qe shprehesh ne kete menyre ne kete faqe, duke shfryre mllef dhe pa asnje fakt! Fakti qe shume prej njerezve reagojne ne menyre kaq ofenduese tregon me se miri se Aleanca Kuqezi i ka trembur mjaft si ata qe ndodhen ne pushtet, si keta te tjeret qe kane hall se perseri do te mbeten ne opozite. E verteta e trishtuar eshte se ka njerez si ju mendjengushte qe nuk shohin dot me tutje se hunda e tyre. AK vetem forcohet dita dites, sado qe mund te perpiqeni te mbillni urrejtje per kete levizje te re politike me fryme patriotike dhe per liderin e saj!
Ky turko prizrenasi te shofe dosjen e vet se per nje gjygjetar merrte me Topin 250000 euro e tash i del pune mjaft me dosje te tije te emrimeve ne gjykata.
Të gjithë kundër të gjithëve nuk dolëm gjëkundi,përveç se në shtegun nga u nisëm,dikur në vitet…’90.Tani që erdhi AKZ…besoj se njerëzit e ndershëm kanë një mbështetje politike….Duhet të fuqizojmë mbështetjen morale ndaj Aleancës Kuq e Zi.-Ndoshta është e vështirë që të dënosh një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare që ka kaluar nga pushteti…Por,do të jetë e lehtë që të paguajnë shtrenjtë gjithë liderët që kanë vrarë për të vjedhur,kanë vjedhur për të ardhur në pushtet për të vraë dhe vjedhur përsëri…Drejtësia pas ardhjes së Aleancës Kuq e Zi,duhet të marrë gjithë ata që brenda një kohe të shkurtër pa fituar as llotari dhe as ndonjë trashëgimi u bënë miljonerë dhe miljarderë…Kjo pasuri e vjedhur shtetit ose qytetarëve,ka një vlerë të lartë…e kthyer në investime do të rriste punësimin,mirëqënien e një pjese të madhe të shqiptarëve…I duhet dhënë mbështetje AKZ..më përpara se ti bëjmë gjyqin..sikur me keqardhje po e bëjnë disa njerëz edhe në këtë blog…Të japim maksimumin të gjithë seicili të mbështes[ë këtë lëvizje që duket se do të rilindë vetëdijen shqiptare,pastaj do kemi kohë ti kërkojmë hesap edhe AKZ…Por deri atëherë kemi ne detyrime ndaj saj…Cili është detyrimi jonë..?-Përkrahje,mbështetje,ndihmë dhe mos të harrojmë finalizimi i kësaj detyre do të jetë me pjesëmarrjen në votime…pas disa muajsh…Kreshniku nëpërmjet AKZ,mund ta bëjë atë që thotë…ashtu si edhe E.Rama,por ky i fundit do ta mbajë lehtë dorën me ata të tij…ndërsa do jetë i ashpër vërtet vetëm me njërën palë…(e ka treguar historia….këtë..)Spahiu është i papërlyer,dhe …kështu që i ka duart e lira..nga vargonjtë e mëkateve…-Aleancat me partitë e reja apo ato që nuk kanë qenë ndonjëherë në pushtet…është domosdoshmëri…para apo pas-zgjedhore…Urime Aleancës dhe fitore në vitin e ardhshëm…-Takohemi në Tiranë..!
Zoti Spahia se kush dhe si po dreitoin vendin ton e dine te gjith.Juve ishit ne ato struktura nuk nenkuptoi asgje thjesht.Nacionalizmi ska ncjerr te fituar asnje pateriotizmi ka quar perpara popujt.Nese del me plane te qarta dhe objektiva te ralizushem per ta ta nxjerr kete popull nga kjo e keqe qe quhet serbiberisha po.Puna e pare te ike krimineli pastai ti tregoim vendin ati dhe families se ti.Dil me fjale te thjeta te populli se gynieshtra u ngop populli