Befasia: Alo? Ju jeni mbretëresha e re e fisit tonë (FOTO)

1 Shkurt 2013, 12:17Lifestyle TEMA
Befasia: Alo? Ju jeni mbretëresha e re e fisit tonë (FOTO)

Pesë vjet më parë Peggielene Bartels punonte si sekretare në SHBA.

Jetonte në një apartament të vogël, dhe kur nuk shtypte në tastierë, gatuante dhe kujdesej për shtëpinë.

Por në vitin 2008, ajo u zgjua nga një telefonatë në orën 4 të mëngjesit.

Nga ana tjetër ishte një kushëri i largët i saj nga Gana. Ai e përgëzoi 55- vjeçaren, duke i thënë se ishte mbretëresha e re e Otuamit.

“Dëgjo, është ora katër e mëngjesit. Jam shumë e lodhur, më lër të fle,” tha ajo duke menduar se ishte lojë.

Por mbreti i mëparshëm kishte vdekur dhe ai ishte xhaxhai i saj.

Bartels pranoi të merrte fronin dhe tani është mbretëresha e fisit me shtatë mijë banorë.

Ajo kishte studiuar në Angli përpara se të shkonte në SHBA, ku u bë qytetare e këtij vendi në vitin 1997.

Tani jeton në SHBA për 11 muaj, ndërsa një muaj e kalon në Ganë, aty ku e presin si mbretëreshë.

“Ndonjëherë u them u lutem mos u përkulni kur kaloj unë,” thotë ajo.

Ajo thotë se po punon shumë për këtë fis të varfër.

Paguan shkollimin për disa fëmijë dhe është kujdesur që në klasa të ketë kompjutera.

Me ndihmën e saj në fshat tani ka ujë të rrjedhshëm dhe të pastër si dhe një ambulancë.

Jeta e saj do të bëhet film dhe mendohet se aktorja e famshme Queen Latifah do të luajë mbretëreshën.

4 komente në “Befasia: Alo? Ju jeni mbretëresha e re e fisit tonë (FOTO)”

  1. I-lir says:

    Ah cfare shansi qe ka kjo e zeza, sikur ta kete dhe Edvini jone te behet kryeminister, pse o zot me ca tregohesh bujar pa fund e ca te tjereve u jep shansin vetem te dalin lakuriq. Ah jete e padrejte ndihmoji truzhavorret.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ne qofte se e ke kaq merak Edvinin lakuriq, po i themi qe ta coje nje foto cullak, por ruaje mire se mos ta shofi gruja se e para ta merr dhe e mban per vete dhe e dyta mendon mos je asisojsh medemek pederast se ma fotn e nji burri lakuriq me vete.
      Mendoje njehere dhe po tu mbush mendja, boj nji zo dhe ta cojme me poste.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ama, e degjoj dhe nje histori te tille Queen Latifa ?!?! Po ishte e zeze personazhi kryesor dhe histori princesash me dashnor, aty e ke..EXUSE ME GIRLFRIEND, TALK TO THE HAND…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje