Nurija Pozderac dhe gruaja e tij, Devleta, kanë qenë prindër që shumë njerëz do të donin t’i kishin të afërm – myslimanë boshnjakë që kanë rrezikuar jetët e tyre për të strehuar hebrenjtë në Ballkan, që në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë shënjestër për shfarosje.
Por, njëri nga pasardhësit më të shquar të Pozderacëve e ka mbajtur të heshtur lidhjen e tij të gjakut me këtë familje, ndoshta për shkak se karriera e tij politike, deri më tani, është bazuar në imazhin e tij si një nacionalist serb, që nuk i trembet syri.
E gjithë kjo ka ndryshuar të hënën, kur Vuk Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë dhe aktualisht president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në një ceremoni në Beograd, në të cilën stërgjyshërve të tij u është ndarë medalja “I drejti mes kombeve”. Ky është çmimi më i madh, me të cilin Izraeli nderon johebrenjtë për sjellje të guximshme gjatë Holokaustit.
Duke folur pranë gjyshes së tij, Sadeta Pozderac Bulubashiç, Jeremiç ka thënë se është “mirënjohës dhe i entuziazmuar” për vlerësimin që i bëhet rolit të stërgjyshërve të tij në shpëtimin e hebrenjve dhe të tjerëve nga kampi i përqendrimit Jasenovac në Kroaci, ku rreth 700,000 njerëz kanë humbur jetën.
“Dua të them se jam jashtëzakonisht krenar për prejardhjen time dhe paraardhësit e mi, të cilët në Luftën e Dytë Botërore kanë ngritur zërin kundër krimeve, egërsia e të cilave ka qenë e pashoqe në histori”, ka thënë Jeremiç.
Pranimi i të afërmve boshnjakë paraqet një ndryshim për Jeremiçin, i cili ka ndjekur fuqishëm një agjendë pro-serbe, edhe në Beograd, edhe në OKB, me gjithë përpjekjet për të portretizuar veten si një alternativë progresive nga ekstremistët më të këqij të epokës së Millosheviçit.
Jeremiç, i cili ka kaluar pesë vjet si ministër i Jashtëm i Serbisë para se të merrte presidencën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së shtatorin e kaluar, njihet për përdorimin e muskujve të tij diplomatikë kundër njohjes së gjerë të Kosovës, pavarësinë e së cilës e ka refuzuar dhe e ka cilësuar si “Jerusalem” të Serbisë.
Ai po ashtu ka zemëruar shumë në rajon, duke marrë qëndrim kritik ndaj rolit të gjykatave ndërkombëtare, të tilla si Tribunali i OKB-së për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.
Shumë serbë kanë akuzuar gjykatën në Hagë se anon kundër Beogradit, duke u fokusuar në incidente të profilit të lartë, si Masakra e Srebrenicës, dhe duke liruar autoritete kosovare dhe kroate, të akuzuara për “krime lufte” kundër serbëve.
Jeremiç ka shkaktuar zemërim edhe me organizimin e performancës “Marshi mbi Drin” në OKB. “Marshi mbi Drin” është një kolonë muzikore që ka shërbyer si himn i serbëve gjatë masakrës në Srebrenicë.
Disa vëzhgues politikë në Beograd sugjerojnë se Jeremiç, i cili ka lobuar në mënyrë agresive për presidencën e Asamblesë së Përgjithshme, flet tani për prejardhjen boshnjake për të siguruar mbështetjen e myslimanëve në garën eventuale për postin kryesor të OKB-së në vitin 2016, kur edhe skadon mandati i dytë pesëvjeçar i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon.
Por, Boshko Jakshiç, kolumnist në të përditshmen beogradase “Politika”, thotë se Jeremiç ka dëshmuar të jetë figurë shumë përçarëse gjatë kohës së tij në Nju Jork.
“Ka thashetheme, por unë personalisht nuk besoj se mund ta marrë atë post. Është e vërtetë se kreu i radhës i OKB-së duhet të vijë nga Evropa Lindore, por nuk mendoj se është personi i drejtë për këtë detyrë – sidomos, kur kihet parasysh se ai ka bërë disa gjëra, të cilat disa vende i kanë konsideruar si provokim apo së paku sjellje e papërshtatshme”, thotë Jakshiç.
Pasardhës tjetër i çiftit Pozderac është Hamdija Lipovaça, i cili ka shërbyer si kryetar i Bihaçit të Bosnjës. Ai nuk ka marrë pjesë në ceremoninë në Beograd, duke thënë se preferon të presë derisa një e ngjashme të mbahet në Bosnjë. (Izraeli nuk ka ambasadë në Bosnjë, por ka premtuar se do të mbajë një mbledhje të dytë përkujtimore për çiftin Pozderac atje).
Lipovaça po ashtu nuk ka fshehur zhgënjimin e tij me paraqitjen e Jeremiçit, kushëririt të tij serb, në ceremoninë në Beograd.
“Nuk jam i kënaqur me performancën e tij në krye të diplomacisë serbe dhe as me presidencën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sidomos pas incidentit të fundit me Marshin mbi Drin. Mendoj se vlerat për të cilat kanë luftuar stërgjyshërit tanë, nuk janë të njëjta me ato që mbështet Jeremiçi sot”, thotë Lipovaça./REL
I till eshte Sali Berisha.Nga sllav,zote per te eshte Dervish Luzha (dervishlije)
Bravo i qofte shkau per qeshtje kombetare e pret edhe femin jo si keta jezuitat e ortodhokset qe kemi ne te cilet per fen e patriarkanen e stambollit i shesin te gjitha trojet shqiptare. Nuk e di si na rane hise keto higena te degjeneruara jeniqero jevgjite.
Ti Dardan bolja kthehu shkolles fillore se mesa duket shkjau ste ka lene te shkosh qe te kuptosh se per merite te kujt shkruan e flet kete gjuhe ( edhe pse jo korrekte). Ortodokset dhe katoliket mor debil ne kete vend sipas rregjistrimit te fundit te babes tend shpirteror jane diku 25.-30%. Dhe ty te paska ardhur e keqja nga keta o taleban? Pjelle e keqe keqshqipfolese!
aaaaaa ! ja dhe nje muzulman i konvertuar !
Nuk thuhet kot: me i pre kokën boshnjakut, dalin shtatë të shkaut.
E turku tjhotë: a i thotë bukës “hleba” hiqi kokën.
Vetem me te prere koken paske degjuar o preshevali. Ndonje llaf pa preke koken nuk mbake mend. Keshtu eshte po te degjosh turqit.
bash mire e ke than , per ata ca thone turqit nuk e di se nuk e kam degju ma perpara por shqiptaret gjithmon kan pas than se Boshnjakut me ja pre koken i nxjerr shtate shkije !
ky asht shka , moto e shkaut asht rrej,rrej, mashtro se harrohet, nji soj edhe sala e perdor diqka kan te perbasht keta sllavet
Ky dipllomat pelivan sa ka vajt ne AMERIKE e ka pare qe lobi hebre eshte shum i forte ne S,UNITI e KANADA dhe ka ncjere nga sirtaret me pluhur prehardhjen si mysliman dhe mase eshte e vertete ,se emrat NURIJE,SADETE JANE MYSLIMAN . Por tani eshte shume vone shumzohen me zero te gjitha perpjekjet e sllaveve pas masakrave ne BOSNJE .Strategjia e vertet duhet te jete te mbajne nen kontroll nje pjese te shteteve mysiman mos te njohin KOSOVEN SI KA VEPRUAR DHE IZRAELI qe nuk e nje akoma KOSOVEN.