Komisioneri Fyle, nesër në Kosovë

18 Mars 2013, 11:46Rajoni TEMA

Zyra e BE-së në Prishtinë bën të ditur përmes një njoftimi për mediat, se Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, do të vizitojë Kosovën të martën, më 19 mars.

Sipas këtij njoftimi, gjatë vizitës së tij ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësuesit e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

Fyle do të qëndrojë sot në Beograd.

Kjo vizitë e Komisionerit për Zgjerimin e BE-së vjen në prag të raundit të shtatë të dialogut midis Serbisë e Kosovës, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton dhe mbështetje të SHBA./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje