Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka thënë se 23 qershori ka qenë një revolucion i heshtur ndaj arrogancës dhe autokracisë.
““Inteligjenca e turmës”. Po përdor këtë titull që e lexova në një të përditshme shqiptare. Kemi dëgjuar të thuhet se janë paguar njerëzit e janë blerë vota… Për fat të keq këto punë janë bërë dhe herë të tjera. Por këtu nuk është problem masash të veçanta në drejtim të kaparimit të votës, këtu vota ishte masive dhe për gjykimin tim u votua kundër arrogancës e prepotencës, por dhe atyre mangësive serioze që përmenda më lart. Ky ishte një votim popullor, madje mund ta quaj: “një revolucion i heshtur”. Popullit i kishte ardhur në majë të hundës. E në këtë rast shqiptarët treguan përsëri veten. Ata nuk ishin në gjumë, siç mund të ketë menduar ndokush, mes të cilëve dhe unë. Duhet ditur se shqiptari u zgjua në momentin e duhur. Unë popullin tim e kam dashur dhe respektuar gjithmonë, por tani e dua dhe më shumë, sepse u tregua në lartësinë e një populli të civilizuar dhe europian, pavarësisht halleve të mëdha që e kanë pllakosur”, tha Moisiu për Shekullin.
I pyetur nëse ka besim tek qeveria e re që po bëhet gati të vijë në pushtet, ish-presidenti Moisiu thotë:
“Ky popull votoi jo vetëm kundër arrogancës, por dhe kundër mënyrës së menaxhimit të shtetit. Pra nuk votoi pse nuk donte Berishën e donte Ramën. Populli kërkon ndryshimin në koncept të drejtimit e menaxhimit të shtetit. Dhe nëse kjo mazhorancë që ka ardhur nuk do të marrë masa për të ngritur shtetin, për ta kthyer nga një shtet tribal që kemi aktualisht në një shtet ligjor, unë them se kjo mazhorancë mund të sfumohet shumë shpejt. Pra duhet të jetë shumë e kujdesshme, që premtimet që kanë dhënë, të marrë masa të shpejta dhe konkrete për t’i vënë në jetë. Lidershipi i së majtës këtë duhet ta ketë të qartë, se edhe për ta ky votim duhet të shërbejë si një mësim. Populli të toleron, por nuk të fal. Siç nuk fali Berishën nuk do fali as Ramën edhe Metën, në qoftë se ata gjërat që kanë thënë nuk i bëjnë realitet. Problemi kryesor është që të ndërtohet shteti ligjor. Unë mendoj se ka ardhur koha që ne të ndërtojmë Republikën e re. Amendimet në kushtetutë ishin një gabim i rëndë që duhen korrigjuar. Por duhet rregulluar dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit. Sepse zgjedhja e presidentit tek ne është kthyer në një pazar politik dhe kështu na del një president i “sakatosur”. Presidenti është kryetar i shtetit, është mbi palët, ai duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Të gjitha këto ai duhet t’i bëjë duke pasur një përkrahje më masive. Pra Presidenti të mos dali si rezultat i pazarit mes forcave politike, por si rezultat i vullnetit direkt të popullit”, e mbyll ish-presidenti./b.l
Eshte kaq e kufizuar te thuhet qe PD humbi nga arroganca (!) ASPAK!
Humbi per 1000 arsye, por me kryesoret:
KRIMET
VRASJET
SHITJA E DETIT
GERDECI
21 JANARI
VJEDHJET
KORRUPSIONI I KUDOGJENDUR
DESPOTIZMI BERISHIAN!
QEVERISJA FAMILJARE
MINISTRAT INJORANTE
ADMINISTRATA E PAAFTE DHE MEDIOKRE
KRAHINARIZMI
NEPOTIZMI, etj, etj.
Jam plotesisht dakord me z.Moisiu kur kerkon te ndertohet Republika e Re me koncepte te reja te drejtimit dhe menaxhimit te shtetit.Qe do te thote se nuk duhet me te rrije nje drejtues mbi 10 vjet ne nje post shteteror pa kurrefare aftesie profesionale por vetem si shperblim per favore personale te bera nga babai kur ishte pushtetar.I tille eshte rasti i vajzes se z.Moisiu.
Te lumte se i ke rënë pikës zoti Moisiu. Nëse kjo maxhorance dëshiron të jetë për kohë të gjatë në pushtet ajo duhet të fillojë menjëherë nga puna për të dëshmuar me vepra se është e preokupuar seriozisht për te zbatuar premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.
Të gjithë votuesit e tyre i kanë sytë hapur dhe presin me padurim marrjen sa më të shpejtë të masave konkrete për venien në jetë të katër pikave kryesore të programit partiak që janë përforcimi e ekonomisë, ripërtëritja e shoqërisë, vendosja e demokracisë dhe plotësimi i kushteve për të t’u bashkuar me Europën.
Cdo veprim tjeter që do të anashkalonte zotimet e bëra do të kishte pasoja negative për maxhorancI ke rënë pikës zoti Moisiu. Nëse kjo maxhorance dëshiron të jetë për kohë të gjatë në pushtet ajo duhet të fillojë menjëherë nga puna për të dëshmuar me vepra se është e preokupuar seriozisht për te zbatuar premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.
Të gjithë votuesit e tyre i kanë sytë hapur dhe presin me padurim marrjen sa më të shpejtë të masave konkrete për venien në jetë të katër pikave kryesore të programit partiak që janë përforcimi e ekonomisë, ripërtëritja e shoqërisë, vendosja e demokracisë dhe plotësimi i kushteve për të t’u bashkuar me Europën.
Cdo veprim tjeter që do të anashkalonte zotimet e bëra do të kishte pasoja negative për të ardhmen. Pazaret politike aty ku nuk është e domosdoshme duhen eliminuar se ato e kanë dëmtuar shumë demokracinë dhe imazhin e vendit.
n dhe të ardhmen e saj. Pazaret politike aty ku nuk është e domosdoshme të bëhen duhen eliminuar në maksimim se ato e kanë dëmtuar shumë demokracinë.
Ketu me poshte gjendet edhe nje here teksti i korrigjuar per shkak te nje gabimi (copy & paste) ne komentin e mesiperm.
Te lumte se i ke rënë pikës zoti Moisiu. Nëse kjo maxhorance dëshiron të jetë për kohë të gjatë në pushtet ajo duhet të fillojë menjëherë nga puna për të dëshmuar me vepra se është e preokupuar seriozisht për te zbatuar premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.
Të gjithë votuesit e tyre i kanë sytë hapur dhe presin me padurim marrjen sa më të shpejtë të masave konkrete për venien në jetë të katër pikave kryesore të programit partiak që janë përforcimi e ekonomisë, ripërtëritja e shoqërisë, vendosja e demokracisë dhe plotësimi i kushteve për të t’u bashkuar me Europën.
Cdo veprim tjeter që do të anashkalonte zotimet e bëra do të kishte pasoja negative për maxhorancën dhe të ardhmen e saj. Pazaret politike aty ku nuk është e domosdoshme të bëhen duhen eliminuar në maksimim se ato e kanë dëmtuar shumë demokracinë.
RROTACION PUSHTETI APO… REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Mesazhi thelbesor i 23 qershorit
Sovrani shqiptar foli lirshem, bindshem dhe fuqishem. Vota plebishitare e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje e perkatesie politike nuk ishte rastesi. Nje popull i tere, si rralle ne histori, dha veridiktin e tij ne permasa qe as mund te fshiheshin e as mund te vidheshin.
Mesazhi thelbesor i kesaj vote masive, eshte se popullit shqiptar i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me sundimin e sistemin e kalbur e kalbezues, te korruptuar e korruptues te Sali Berishes!
Hapi i pare dhe me i kollajt u hodh !
Despoti i sterkorruptuar Sali Berisha dhe oborri i tij kusar e vrastar pesoi nokautin historik nga ky popull ne menyre te qete, paqesore me armen me te fuqishme te njerezimit voten e lire te nje populli te lire! Nje vote ne permasa te tilla qe asnje despot i vjeter apo i ri , i djeshem apo i sotem nuk mund ta tjetersonte e falsifikonte, ta vidhte e pervetesonte!
Hapi tjeter edhe me i rendesishem eshte qe lidershipi fitimtar ta lexoje dhe zbatoje mesazhin e votes se popullit qe i dha kete fitore historike.
Po nuk ndryshoi sistemi, jo thjeshte modeli, sic e quan Edi Rama ne intervisten e pare serioze pas 23 qershorit ne ” Top Story”, atehere … Zot ruajna ! Do kthehemi ku ishim. E vetmja gje qe ndryshoi me 23 qershor 2013 jane kuajt ne krye te karroces qeveritare! Larg qofte !
Nje revolucion demokratik par excellance !
Shume analiste te pozites e te opozites, te majfte e te djathte, blu e mavi … po a parqesin 23 qershorin si nje rrotacion te zakonshem pushteti. Rrotacion do te thote te nderrosh rrotat apo me se shumti kuajt e karroces qeveritare.
Vota masive, vota plebishitare mbare popullore , e te majteve por edhe e te djathteve, e jugoreve por edhe e verioreve, e mbare shqiptareve deshmon se nuk kemi te bejme me nje rrotacion. Mbi te gjitha e mbi gjithcka behet fjale per nje permbysje, per nje revolucion te mirefillte demokratik, paqesor.
Natyrisht e sigurisht 23 qershori 2013 shenon vetem hapin e pare te kesaj permbysjeje. Hapa te tjere kerkohen e aspirohen nga nje popull qe se bashku me voten dha edhe besimin dhe shpresen per nje ndryshim te thelle te krejt sistemit ne Shqiperi.
Behet fjale per permbysjen e sistemit despotik dhe vendosjen e nje sistemi demokratik ne cdo hallke te shtetit shqiptar nga kryeplaku u katundit me te larget e deri tek kryetari i shtetit.
Behet fjale per permbysjen e nje sistemi oligarkik korrupsioni dhe zevendesimin e tij me nje sistem demokratik ku cdo shqiptar eshte de jure e de facto i barbarte perpara ligjit .
Vetvrasje par excellance
Nuk e kam fjalen per ndryshim me dhune as me urdhera te sistemit demokratik.
E kam fjalen per ndryshim ne rruge, me mjete e metoda demokratike te sistemit antidemokratik e despotik, ku komandonte e vendoste per gjithcka vetem nje person, nje despot dhe oborri i tij familjar e politik fuqiplot.
Si do te behet ky ndryshim ne kushtet kur te gjitha hallkat e pushtetit dhe te shtetit jane ende ne nje dore te vetme!?
Revolucioni demokratik i 23 qershorit 2013 pati si a e z-ne te tij voten e lire plebishitare te shqiptarit te lire per here te pare ne historine e vet shumeshekullore!
Aq e madhe, aq masive ishte kjo vote sa as despoti e hajni me i madh i votave jo vetem ne hsitorine e Shqiperise por edhe te Evropes Sali Berisha dhe falangat e tij te murme nuk paten asnje mundesi e asnje guxim ta preknin, shperdoronin e vidhnin sic kane bere ne te gjitha zgjedhjet e organizuara prej tij qysh prej 26 majit 1996 e deri sot.
Sali Berisha dhe klani i tij nuk paten asnje rrugedalje, asnje rruge tjeter shpetimi, asnje shteg tjeter kalimi vecse te pranonte Vaterlone e tij masive… E vetmja rrugedalje tjeter per te do te ishte ajo e Causheskut ne Rumani apo e Kadafit ne Libi! Ndaj ngriti flamurin e bardhe perballe votes plebishitare te nje populli mbare ne mbare nje shtet pa dallim jug apo veri, lindje apo perendim!
Te ngrije doren e kusarise apo vrastarise kunder saj do te thoshte te denoje veten me vdekje jo vetem politike por edhe fizike. ishte nje vetvrasje par execellance!
Nga Volvarth tek Flamur Ndoka
Pasi nuk la intrige e prapaskene, pasi nuk la llogari e kalkulim pa bere, vetem pas tre ditesh kryeministri Sali Berisha me ne fund doli nga “kulla e ngujimit” ku e kishte futur sovrani me votat e tij . Vetem pas tri ditesh Sali Berisha u dorezua dhe detyrua te pranonte disfaten, Vaterlone e tij, sic e kam quajtur vetem nje ore pas fillimit te numerimit te votave ne gazeten me te madhe boterore online “Huftingon Post”.
Shume servile e sherbetore te pafytyre te tij, shume fanatike dhe sponsore te kusarise se tij, perfshi edhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Volvarth , nxituan ta paraqesin kete akt te detyruar te Sali Berishes si nje akt demokratik e qytetar te tij… Ka edhe Kim Ir Seni-st si ministri i tij i Brendshem dhe kumbara me i besur politik i allishverisheve te tij te fshehta me Podesten e co. Flamur Ndoka qe e quajne ate “udheheqesin e perjetshem te PD-se”.
Tashme hallka kryesore e sistemi despotik e te korruptuar, modeli i sistemit qeverises me votat e vjedhura i Sali Berishes i perket historise… Sovrani e hodhi hapin e tij vigan dhe dha mesazhin e shpreses dhe ndryshimit ” Hope and Change” sic e quajten ketu ne SHBA.
Ndryshimi i Kushtetutes – Leva e Arkimedit per nje sistem demokratik
Hapi i pare me i rendesishem i qeverise se re demokratike shqiptare eshte permbysja e tere sistemit kusar e vrastar, te sterkorruptuar dhe vetimunizuar nga ndeshkimi ligjor i Berishes dhe ngritja e sistemit te ri demokratik ne rruge e me mjete demokratike. Ky sistem mund dhe duhet te ngrihet duke perdorur vetem voten e lire te popullit te lire per te ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise me te cilen jane bere gabime pas gabimesh, sic i kane pranuar e pohuar edhe vete lideret politike te pozites dhe opozites.
Ndryshim i pare do te ishte ai qe Presidenti i Republikes te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli sipas modelit amerikan.
Edhe pa prekur Kushtetuten pozita e re i ka votat e mjaftueshme per ta shkarkuar Bujar Nishanin per shkelje flagrante edhe te Kushtetutes ekzsituese te Shqiperise. Jane mbi dhjete shkelje flagrante te Kushtetutes se Shqiperise, prej tij, qe i kam denoncuar ne komentet e mia vetem une, pa qene as ekspert e as konstitucionalist.
Sistemi i drejtesie se sterkoprrtuar shqiptare mund te ndryshohet me themel vetem duke ndryshuar dispozitat kushtetuese dhe ligjet e organizimit te saj. Ajo eshte Thembra e Akilit e shtetit ligjor qe te vetmin ligj qe zbaton eshte antiligji i impunitetit qe ka urdheruar e zbatuar Luigji i 14- te shqiptar Sali Berisha.
Shteti i ligjit mbi antishtetin e impunitetin e Saliqit !
Sistemi zgjedhor ka nevoje te ngutshme per ndreqje thelbesore duke vene ne themel te tij respektimin e votes se lire te shqiptarit te lire dhe per te parandaluar cdo manipulim e vjedhje votash qe e kane cenuar e tjetersuar pushtetin qendror e lokal ne Shqiperi…
Revolucioni demokratik i 23 qershorit e ka hedhur hapin e tij te rendesishem. Ai shembi themelin e antivlerave dhe antidemokracise. Ai i dha grushtin e pare te fuqishem demokracise hibride te Sali Berishes: nje corbe e slloganeve demokratike te sistemit perendimor me mendesine dhe praktikat komuniste dhe me stilin e sundimit otoman ” me mir nje mik se nje ciflig”
Eshte kerkese urgjente, eshte kerkese qe pa humbur asnje sekonde lideret e rinj politike e shteteror e te Shqiperise te veprojne per ndryshimin e ketij sistemi hibrid antidemokratik dhe ngritjen ne vend te tij te nje sistemi demokratik te vertete qe ne themel te tij te kete shtetin ligjor, shtetin e se drejtes , ku cdo qytetar i Republikes se Shqiperise ta ndjeje veten si te barabarte midis te barabarteve duke nisur nga fshatari me i larget i vendit e deri tek kryetari i Shtetit.
Per ngritjen e konsolidimin e nje sistemi shteteror ku vendose vetem ligji e jo Maliqi apo Saliqi! Sot neser eshte e do te jete teper vone!
z.moisiu nuk ka hyre thelle ne analizen e humbjes se pd, por ne ato pika qe permebnd perbejne sintezen e shkaqeve te humbjes. une personalisht e respektoj z. moisiu si nje nga presidentet me te mire dhe patriot qe ka pasur shqiperia. figura e tij cmohet ne ate qe kurre nuk e tradhetoi atdheun e tij dhe nuk ju bind si noter asnje kryeministri si naos ashtu dhe berishes ,por zbatoi me korrektesi kushtetuten . fure e madhe nga nje dere e madhe.pra ajo qe kerkojme ne eshte shteti ligjor. pra qe te gjithe te jemi te barabarte para ligjit.
Ike ore te te vije turpe te mbroshe nje Rumune i cili ende pa u ber nje jave nga fitorja dhe pa ardhe ne pushtet ka fillzar Greqizimin e shqiperis.
Vasil Bollano, deputet në parlamentin shqiptar?
http://www.gazetatema.net/web/2013/06/30/vasil-bollano-deputet-ne-parlamentin-shqiptar/
Rama për “Kathimerini”: “Acari” në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri mbaroi
http://www.botasot.info/shqiperia/229921/rama-per-quot-kathimerini-quot-acari-ne-marredheniet-greqi-shqiperi-mbaroi/