Gjatë fillimit të viteve 90’ qeveria shqiptare dhe institucionet e saj të inteligjencës bën një sy qorr ndaj fondacioneve ‘humanitare’ që sollën frymën e islamit radikal në vend.
Përpara se dhjetra të rinj Shqiptarë të udhëtonin drejt Sirisë si për t’iu bashkuar grupeve terroriste si al-Qaeda dhe Shteti Islamik, ISIS, në Shqipëri organizatat radikale islamike, radikalizuan një pjese të komuniteti të besimtarëve mysliman nën petkun e bamirësisë.
Që prej nisjes së konfliktit, 10 shqiptarë kanë humbur jetën në Siri dhe 30 të tjerë janë kthyer në atdhe, përpara hyrjes në fuqi të ligjit që i dënon ata për bashkëpunim me terroristët.
Në muajit shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, arrestoi 8-të dyshuar, përfshirë dy imamë, si pjesë e një rrjeti i cili besohet që ka organizuar dhe financuar rekrutimin e xhihadistëve shqiptar që luftojnë në Siri.
Rreth 90 militantë Shqiptarë, një pjesë me familjet e tyre, u nisën drejt Sirisë gjatë viteve 2012-2014, me bindjen se do të bëheshin pjesë e një lufte të shenjtë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, rreth 50 prej tyre, të identifikuar tashmë nga autoritetet e sigurisë vazhdojnë të jenë pjesë e konfliktit.
Përpara se të udhëtonin për në Siri, shumica e xhihadistëve shqiptarë, kanë rënë në kontakt me rrymën Selafiste të Islamit, e cila vuri rrënjë në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan gjatë viteve 90’, nëpërmjet një numri organizatash humanitare islamike, të cilat shërbyen si mbulesë për rrjete terroriste ndërkombëtare.
Selafismi është një rrymë fetare Islamike e përhapur në vendet e Gjirit Persik, si Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo rrymë u zhvillua gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë si një formë reagimi kundër përhapjes së ideve humaniste Europiane.
Sipas një studimi të shkollës pasuniversitare të marinës amerikane, në Monterey të Kalifornisë, me autor Edval Zoton, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, dhe lejimin e lirisë së besimit që ishte ndaluar me ligj që nga viti 1967, një numër organizatash jo-qeveritare islamike, hapën përfaqësitë e tyre në vend .
Duke qenë që Shqipëria, e sapo dalë nga regjimi komunist kishte një mungesë të klerit mysliman, këtë organizata morën një rol aktiv në financimin studimeve për të rinjtë shqiptarë dhe mbështetjen e sekteve radikale islamike në Shqipëri dhe rajon.
Zoto nënvizon në studimin e tij, që një faktor kyç në përhapjen e organizatave radikale islamike, ishte dhe qasja e autoriteteve shtetërore shqiptare, që në fillim të viteve 90’ shpesh bën një sy të verbër ndaj aktivitetit të tyre.
Sipas Zotos, në pamundësi për të tërhequr investime të huaja nga vende perëndimore, gjatë viteve 1992-1994, qeveria shqiptare i dha nënshtetësi një numri ‘investitorësh’ nga vendet Arabe pa asnjë verifikim paraprak të aktivitetit të tyre.
Lidhjet e ngushta mes ish drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, SHIK, Bashkim Gazidede dhe organizatave islamike që operonin në Shqipëri gjatë asaj kohe, besohet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e tyre.
“Përtej rolit të tij si kreu i SHIK-ut, Gazidede kishte marrëdhënie të ngushta personale me shumicën e organizatave islamike që ushtronin aktivitet në Shqipëri, duke qenë dhe kryetari organizatës së Intelektualëve Islamik të Shqipërisë, e cila financohej nga fondacione të huaja islamike,” shkruan Zoto.
Për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe tolerancës së autoriteteve vendore, Shqipëria dhe vende të tjerë të Ballkanit u bënë gjatë viteve 90’ një strehëz e sigurt për individë të përfshirë në aktivitete terroriste.
Këto individë shpesh vepruan nën hijen e organizatave humanitare islamike, të cilat shërbenin si një mbulim i mirë në një rajon të përfshirë nga lufta, mungesa e agjencive efikase ligjzbatuese dhe krimi i organizuar.
Sipas studimit, një pjesë e këtyre organizatave ekzistonin vetëm në letër, si OJF bamirëse fiktive, në mënyrë që të mundësonin transferimin e parave nga llogari bankare të huaja, ndërsa një pjesë ndërmerrnin aktivitet humanitar.
“Roli i tyre ishte ti siguronin terroristëve islamik dokumente fals, të cilat mund të bliheshin lehtë në tregun e zi ose nga zyrtarë të korruptuar, si dhe të financonin udhëtimet e terroristëve në rajon,” shkruan Zoto.
Në fillim të viteve 90’ në Shqipëri filluan të vepronin një numër organizatash islamike të lidhura me terrorizmin. E para ishte Organizata Ndërkombëtare e Ndihmës Islamike, e cila u regjistrua në vitin 1990. Më vonë hapën selitë e tyre Fondacioni Al-Haramain, Taibah Internatiol, Global Relief Fund, Benevolence International Foundation dhe Revival Islamic Society.
Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, të shpërndarë në vitin 1997 thuhej se numri i përfaqësuesve të organizatave islamike kishte arritur në 95.
Bashkë me ndihmat dhe bursat e studimit për familjet e varfra, një pjesë e këtyre organizatave sollën në Shqipëri një rrymë të panjohur deri atëherë të Islamit nga shumica myslimane e vendit.
Këto organizata financuan ndërtimin e xhamive dhe mbajtjen me ndihma të familjeve në zonat më të varfra të vendit, në këmbim të konvertimit të këtyre banorëve në selafistë.
Ndikimi u duk disa vite më vonë, me shtimin e burrave që mbanin mjekër të gjatë e pantallona të shkurtra dhe grave të mbuluara.
Historiania Britanike, Miranda Vickers, në një studim të sajin të mëvonshëm do të analizonte rolin e shoqatës Taibah International në një qytezë të varfër minatorësh si Bulqiza, ku shumë anëtarë të komunitetit bektashi u konvertuan në myslimanë suni.
“Ata u jepnin ndihma banorëve dhe çonin me bursa studimi në vendet Arabe fëmijët e tyre,”-shkruante Vickers. Raste të ngjashme me Bulqizën u identifikuan edhe në Përrenjas, Qafë-Thanë e Peshkopi.
Siç u zbulua më vonë, shumë prej këtyre organizatave “bamirëse” rezultuan të lidhura me al-Qaedën dhe u dëbuan jashtë vendit në kuadër të masave globale kundër terrorizmit.
Por ato lanë pas në Shqipëri një komunitet të ri klerikësh dhe besimtarësh dhe një tension në rritje mes rrymës tradicionale të Islamit dhe asaj selafiste.
Kërcënimi terrorist në Shqipëri
Fondacionet bamirëse Islamike që vepronin në Shqipëri në vitet 90 kishin lidhje me një numër organizatash terroriste, përfshirë Xhihadin Islamik Egjiptian, Grupin Algjerian të Armatosur Islamik, GIA, al-Qaedën, si dhe celula të shërbimit inteligjent Iranian.
Kërcënimi kryesor vendit i erdhi nga një celulë e Xhihadit Islamik Egjiptian, që filloj të vepronte në Shqipëri në vitin 1990 dhe përbëhej prej më shumë se 20 antarë.
Kjo celulë drejtohej nga Mohammed al-Zawahiri, vëllai Ayman al-Zawahirit, liderit të tanishëm të al-Qaedës dhe atëherë drejtues i Xhihadit Islamik Egjiptian.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit u arrestua në Shqipëri në vitin 1998, dhe ju dorëzua autoriteteve Egjiptiane, të cilët i proceduan penalisht. Çështja bëri bujë në Egjipt, dhe njihej si gjyqi i të ‘kthyerve nga Shqipëria.’
Në fillim besohej se celula e Xhihadit Islamik Egjiptian në Tiranë ishte e fjetur, por fakte të dala më vonë sugjerojnë se ajo po përgatiste një sulm kundër ambasadës amerikane në Tiranë, e cila u mbyll për disa muaj gjatë vitit 1999.
Pas sulmeve terroriste të 11 shatorit 2001, shumica e fondacioneve islamike u larguan nga Shqipëria. Një pjesë nuk i arritën qëllimet e tyre dhe për shumicën fondet shteruan, pasi Arabia Saudite vuri nën shënjestër individët dhe organizata të lidhura me terrorizmin.
Megjithëse goditja nga forcat e sigurisë me arrestimin e anëtarëve të Xhihadit Islamik në vitin 1998, dhe mbyllja e fondacioneve Islamike gjate viteve 2001-2005, e reduktuan rrezikun që i kanosej vendit nga terrorizmi, trashëgimia e aktivitetit të tyre vazhdon të sjellë pasoja edhe sot.
Sipas Vickers-it në Shqipëri në 2008 kishte 400 deri në 500 xhami të cilat nuk ishin nën autoritetin e Komuniteti Mysliman. Dy imamët e arrestuar në shkurt, si krerët e rrjetit që dërgonte xhihadistë në Siri drejtonin pikërisht xhami të tilla.
“Rreziku tani lidhet me radikalizimin e rinisë nga xhami dhe qendra komunitare në të cilat promovohet një formë radikale islami, e cila është në konflikt me ligjet dhe të drejtat e njeriut, por gjithashtu dhe nga shfaqja e faqeve të internet dhe forumeve xhihadiste,” shkruan Zoto.
“Sfida mbetet parandalimi i radikalizmit dhe rekrutimeve të mundshme nga terroristë,” përfundon ai.
Ky artikull është ndryshuar për te reflektuar korrektimin e mëposhtëm:
Më herët Reporter.al raportoi gabim që Edval Zoto “është një oficer në Shërbimin Informativ të Ushtrisë, SHIU.” Ky tekst është amenduar për të korrigjuar gabimin. Reporter.al kërkon ndjesë për gabimin dhe ne po punojmë që mos të përsëritet.
Eshte mjaft interesant ky punim i Zotos. E megjithate njerez si puna e ish shefit te sherbimit sekret ne Shqiperi, Fatos Klosi e ka drejtuar
lupen e tij tek feja e krishtere e cila eshte dhe feja dominuese ne EU.
Studimi i lartpermendur gjendet ne http://calhoun.nps.edu/bitstream/handle/10945/39042/13Dec_Zoto_Edval.pdf?sequence=1
Ky shkrim ka si synim ndikimin per zbehjen e nje prej te drejtave themelore te njeriut qe eshte “Liria e besimit fetar” ku nepermjet formulimit gazetaresk dhe kontrollit mediatik, te hedhe ide dhe mendime te gabuara tek populli jo mire i informuar, qe e merr per te mirqene.
Perben mendime personale ateiste dhe mbase edhe te ndonje feje tjeter, duke i shtuar ngjarje dhe data per ta bere me te besueshme, por ne te vertete eshte nje “mirazh mashtues” i autorit, qe synon te hedhe balte mbi pastertine e kesaj feje te madherueshme.
Shume i nderuar autor i ketij shkrimi, po ju bej me dije, se mbase nuk e dini, qe vete fjala “Islam” do te thote “Paqe “, qe bie ne kundershtim me luften qe ju dhe shume te tjere si ju hamendesoni. Allahu nuk na ka urdheruar qe te bejme padrejtesi dhe as te vrasim, por na ka udhezuar ne rrugen e drejte dhe te te berit mire.
Ngjarjet dhe historine e njeh cdo i arsimuar, por edhe te tjere qe kane lexuar apo degjuar ndopak.
Si fillim romaket sollen me “shpate” Krishterimin ne Shqiperi, por edhe turqit me ane te pushtimeve territoriale e bene kete gje. Me pas kishte nje balance ne besimin fetar, ku cdokush ndihej mire dhe predikonte ate qe besonte. Me vone ne Shqiperi ishte regjimi komunist qe ndaloi lirine fetare, madje edhe duke shkaterruar kultet fetare.
Me thoni i nderuar pseudo shkrimtar, qe anoni nga mendimet e strukura ne mendjen tuaj te erret dhe i’u besoni e shtoni kronikave te lajmeve edhe mendimet personale dhe i shisni per te verteta sheshit, mos ishin gje myslimanet qe e filluan Luften e Pare Boterore? Po te dyten kush e filloi? Po sa e sa veta u vrane ne Bosnje dhe Kosove dhe cilit besim i perkisnin? Kush po mundohet sot ne bote qe te shkaterroje besimin mysliman me lloj lloj menyrash?
Pra, nuk jane muslimantet ata qe duan lufte dhe qe i shkaktojne te tilla.
Fondacionet e bamiresise (qe ju i fusni ne thonjeza) ishin ato qe perkrahen familjet e mbuluara nga skamja dhe femijet jetime pa asnje lloj perkrahje nga qeveria.
Nuk e di se si visheni ju, qe paragjykoni veshjen, po ashtu nuk e di nese mbani mjeker, apo rruheni cdo mengjes. Por kjo nuk sjell asnje dem ne shoqeri. Apo mos valle, pelqeni njerezit e mbushur me tattoo apo piercing, apo ato qe dalin zhveshur sheshit, sikur qe ishin ne nje plazh nudist? Apo veshjen e quani antilvere te shoqerise dhe zhveshjen vlere?
I nderuar shkrimtar, mbani per vete mendimet e erreta edhe pse me to siguroni buken e gojes, pasi perbeni nje kercenim per ndikim te gabuar ne mendjet e njerezve.
Dostojevi musliman.
Perse si mjaftoj fares qenit te terbum 500 vjet kafsheri neper bote ?
I duhej perjetesishte te vuloste qenerine e vet para njerezimit me shkaterrime e mizorin e tij prej bestie ?
se shpejti eshte ne perfundim vaksina e qetesise per te gjithe ju
Gazidede nje fondamentalist i ndyre qe u zhduk te vellezerit e vet islamik kur iku sal vucidoli. Shefi i sherbimit sekret kryetar i shoqates intelektualeve islamike, futi ne burg 5 ortodoks gjasme jane me asfaline, njeriu i Iranianeve ne ballkan.
Plehra tjeter klosi e di mire qe parardhesin e kishte nje islamik te rrezikshem po merret me Janullatosin dhe ortodokset.
Ne Shqiperi krishterimin nuk e sollen romaket me shpate. Iliria ishte tashme nen pushtimin romak qekurse Roma ishte pagane dhe e luftonte krishterimin. Krishterimin ne fillim ne Iliri e solli shen Pali dhe kjo eshte shkruar edhe ne BIbel. Me pas u perhap edhe me tej ne gjithe Ilirine, derisa nje dite Perandori Konstantin e zyrtarizoi krishterimin ne Perandorine Romake dhe keshtu u zyrtarizua si fe edhe ne Ballkan.
Pra zyrtarizimi i fese se Krishtere e gjeti Ballkanin pothuajse te krishtere, nuk e beri me pas.
Nuk mund te krahasohet me perhapjen e islamit ne Shqiperi.
‘Dostajevski’….Po shko mor g… rrote k… ne ceceni a pakistan! Mykun tend ne tru mund ta shoh qarte!!I ceikulibruar, i frikesuar sa nuk eshte cudia te vetvritesh duke ba dem edhe te tjereve.Jo nga trimeria por nga frike paniku deformimi ne tru e gjak..Jo tolerues e bisedues–se nuk ke cfare flet as ndane mendime me tjeret..njerez pa shprese te humbur por edhe duhen mbajtur ne mbikqyrje…si q……. e terb…..
22 minuta realiteti lakuriq i islamit rranjesor( radikal), ose : Cilat jane rranjet e islamit?
https://www.youtube.com/watch?v=C9sYgqRtZGg
Po ç’Gazidede thua o gazetar!Si e le emrin e tropojanit komunist pa e përmendur?
Thuaje troç që këta mjekrroshët me pantallona treçerekçshe dhe që duan të na nxjerrin nga Europa dhe të na vënë nën flamurin e zi të kalifatit i kemi peshqesh nga sekretari i partisë së punës dhe mjeku i nomenklaturës komuniste ,qeni Sali Berisha.
Nuk e ka fajin “qeni” Sali Berisha, por “gomari” Reis Malile e “mushku” Ramiz Alia, qi kane nenshkrue pranimin e Skipperise si vend pjesemarres i Organizates se Vendeve Islamike qysh ne 1991. Haxhi Sales mandej i thane qi t’i thelloje sa mâ shume kto marredhanie e ai si ogiç i bindun i Partise e krey me sukses detyren qi Partija ja ngarkoi.
ne Shqiperi duhet te krijohet nje parti e cila te kete si program kthimin gradual te shqiptareve ne te krishtere.Nuk ka rruge tjeter per te mbijetuar Shqiperia!!!!!
Ky shkrim eshte pjese e nje libri te shkruar nga dikush me lidhje me ambasaden usa ne Tirane. gjendet online me duket. Por BIRN paska hequr pjesen qe flet per vrasjen e Sali Tivarit, te dyshuarin kryesor per vrasjen, i cili ishte edhe mekembesi i Bin ladenit ne Shqiperi dhe tani na del televizoreve si i moderuar, lidhjet e tij me Al Kaeden dhe skedinim nga ambasada amerikane.
Apo jo BIRNi?
Qe ne Shqiperi nuk ka ekstremizem, kete se luan as topi, por po te pranonim kete versionin tuaj, atehere kjo tregon deshtimin e pjeses tjeter te prapagandes se krishtere dhe te misionareve te panumert qe kishin zbarkuar ne shqiperi, nje pjese e te cileve rezultuan pedofile. E kuptoj zemerimin tuaj dhe mosdurimin qe rinia shqiptare me shume po i drejtohet islamit, sepse te jeta e degraduar qe po kalon nuk gjen sherimin e shpirtit te saj. Thirrini mendjes o shqiptare e mos bini pre e ketij ekstremizmi antimusliman.
Vo. Trushplarjes tuaj i ka shkuar koha, duhet te gjeni forma te tjera. Hajt tung.
Admin! Se mos harrosh ta fshish kete koment, nese nuk te pelqen.
Rinia shqiptare po i drejtohet islamit??? Hihi rinia shqiptare as qe i shkon mendja per islam mos ngaterro Shqiperine me Kosoven. Rinia shqiptare eshte e pa fe per kyt arsye i ke xhamiat bosh gjate vitit por mbushen ne vere kur vine kosovaret
Pa ndonje satisfakcion ta perkujtoj se Genc Balla, Bujar Hysa, Kastriot Duka me shoke (te gjithe agjitator te rryer te terrorizmit islamik) jane te relativisht te rinje me moshe dhe shtetas shqiptar.
Kur ke shtepine nga qelqi ben mire te mos gjuash tjeret me gure.
Ekstremizmi eshte ai islamik qe e dojne me e ba shqiperine afganistan
EH jo mor ajn @ekstremizmi eshte qe che me te ,por nuk gjen dhe nuk ka gjetur perkrahjen e duhur se do ishin ndryshe punet ,nuk u investua kot ne 648 xhamia te ndertuara ne menyre flash ne 10 vjet n.q.s nuk do kerkohej kjo gje ,nxituan arabet e turqit ti jepnin pamjen e kandaharit shqiperise, para se shqiptaret te zgjoheshin nga trullosja e komunizmit ,e ku kishte ambient me te mire se varferia dhe skamja per te kultivuar” hashashin” e lindjes e mesme.Rinia shqiptare ju drejtua islamit ?ne fakt eshte ajo pjese e rinise sot ne shqiperi qe shihet me dyshim dhe futet ne klasen e te imargjinuareve ,dhe ku lirine e shprehjes dhe te jeteses e shikojne jashte shqiperise
Gazidede dhe Berisha dy islamike qe e bane shqiperine ALBANISTAN
Gazidede dhe Berisha qene nder shqiptaret e pare qe thane Shqiperia si Europa dhe jo si Arabia. Po ju te ju vije turp qe shpifni bashke me artikullshkruesesin (maskara dhe te skrupullut)i cili per ti lexuar shlkrimin permend emrin e njeriut me te ndershme, me te zgjuar dhe me patriot qe ky vend ka njohur ndonjehere. Gazidede qe i pari qe beri lidhjen e Sherbimit Shqiptar me sherbimet perendimore dhe bashkepunoi me to per luftuar terrorizim i cfaredolloi qofte. Edhe nje here po te them, te te vije turp more shpifes i ulet (qe ne fakt nuk ja vlen as te merresh) se ti nuk ke aq tru sa ta kuptosh Gazideden.
Fatkeqesi per kete komb qe studimet ne kete fushe i ben nje njeri shpifes dhe i ulet si zoto.
Selafi ka edhe nje emer tjeter vehabism , ajo cfare ndodhi ne shqiperi po ndodh sot ne kosove. Shqiperia qe me fat se vehabismi nuk u hap ndoshta edhe per faktin se rinia shqiptare ishte ne emigrim jashte
Shifni mer Portokalline ku shperthejn simpatizantet e zinje te islamit me cfaqjet e tyre perverse islamike .
Dhe thuj pastaj si financo ISIS kto kerma qi e mbajn veten per gallatataxhj,duke bo luft psikologjike ne Tv kunder fese krishtere .
Kush e financo ate televizion T-Ch ? Ndoshta duhet qe prokuroria te filloj hetimet me talibanet e skenes .
Qellimi eshte largimi shqiperise nga Europa dhe dikush i financon kta plehra qe na e shesin veten per shakaxhinj islamike
I nderuar ”pseudo” gazetar! Vete ”titulli” i ketij shkrimi, tregon se, ”pervec qe jeni nje injorant i kualifikuar per injorance, gjithashtu jeni edhe nje islamofob pervers”! Sado qe te mundoheni ju per t’u bere lavazho truri shqiptareve, ata per cdo dite i kthehen fese se vetme te pranuar nga Zoti, ”Islamit”!
Nje proverb arab thote: ” Hena e plote qe ndricon nuk fshihet nga lehja e qenerve”!
Tung.
Zanafillen dhe vazhdimin e islamit radikal e pa radikal e keni perdite kur ju tingllon ne vesh zeri I hoxhes ne arabisht qysh kur zgjoheni e deri sa flini..
Keni shku per lesh…
Kur do ti shembim xhamite ???se na lodhen.
Ate thuj bre burr,
coju shqiptari tregoj dushmanit se ktu i thon shqypni
Feja dhe besimi eshte identitet,nuk ka asgje te perbashket me nje sistem politik qe mund te ndryshoj ne qofte se deshton.
Eshte si Kanser,misioni i saj eshte kunder qellimit te vertete te njeriut ne kete jete qe eshte Dashuria,Liria,Respekti.
Periudha me e erret e njerezimit sidomos Europes dhe Mesdheut qe laget nga Deti i saj eshte Kerishterimi,fe qe ndaloi me ligj Dashurine,Lirine e fjales,Shkencen,Demokracine duke i quajtur Djall dhe njerezit qe e kundershtuan dhe luftuan per fjalen e Lire perfunduan ne turren e druve.
Prandaj dhe quhet Rilindja d.m.th Rilindi pjeserisht Greqia e Lashte e Teatros jo e Gladiatoreve Romake,Filozofia,Muzika,Demokracia qe per 1500 vjet jeta e njeriut ishte nje Mizerje e vertete.
Eshte veshtire qe njeriu i infektuar nga Feja dhe propaganda nacionaliste te kuptoje te verteten,pamvaresisht se ajo eshte historikisht e vertetuar.
Shqiperia si nje shtet 100 vjecar,me nje simbol dhe flamur Greke nga Kostandinopoli qe tregon ndarjen e perandorise se Romes ne lindje dhe perendim,ka tre identitete kryesore qe flasin nje gjuhje por jane ne lufte me njera tjetren per vdekje.
Tani pse e quani Shqiponja Dykrenare dhe Shqipetare,nuk e kuptoje
Feja ishte dhe eshte Dogme,kuptimi i saj eshte ta pranosh ate sic eshte dhe as ta diskutosh,ndryshe nuk i takon asaj Dogme ose asaj shoqerie qe ka rene viktim e saj dhe kush nuk pranonte te behej p.sh i Krishtere ne kohen e Romes apo Mysliman ne kohen e Turqise kishte Biografi te keqe dhe nuk mund te kishte nje jete me te mire,kjo eshte e verteta,te tjerat jane Injorance dhe Idiotizma.
Ajo qe solli ndryshim ne jeten e njeriut ishte perseritja jo e plote e Civilizimit Greko-Ilyre-Epirote,qe ne qender te saj ishte Demokracia,Teatri,Filozofia,Lojerat Olimpike qe u ndaluan ne kohen e besimeve Abrahamike si te Krishtere ashtu dhe Islamike che per fat te keq vazhdojne edhe sot duke hedhur uje ne mullirin e cifuteve qe perdorin Myslimanizmin nje vegelqe me propaganden qe e komandojne,behen viktime ne syte e njerezve idiota.
Ne fund te fundit,kush ka pak llogjike e kupton qe roli i Zotit te Feve Abrahamike ne toke eshte te vendose Ligjin dhe Drejtesine se sipas Bibles ai i krijoi kete bote,kur ky i quajtur Zot per rreth 2000 vjet nuk ka fuqi dhe eshte thjesht Spektatore atehere ta quajme Kryeminister me President Papen qe ka Ministra,Para,Fuqi,Propagande.
Ndryshe ne Greqine e Lashte qe Zoti ishte Filozofi,nuk e krijoi boten,Zeusi ishte djali i Kronosit qe ne nje moment ose nje stacion te jetes mori fuqine ne menyre Demokratike me dy vellezerit e tij Adis (Par-Adisos) me i madhi dhe Poseidoni,nga Babai i Tij dhe Ai nuk mund ta komandoje Babane e Tij dhe nuk mund te vendosi jashte kontureve te se vertetes,qe eshte Ligj dhe kjo eshte Natyra me te Mirat dhe te Keqiat.
Zeusi nuk eshte nga Hapesira por pjesetar i kesaj Bote qe qellimi i tij eshte qe njeriu nuk mund te vendose dhe te arrij Ate sa do te mundohet.E vetmaja gje qe Zeusi na meson eshte Dija jo Dogma,Kultura por dhe lufta per te, qe duhet shume pune te arrish deri atje,Simboli i Tij eshte Athina Sophia.
Ne fillim eshte Dija,qe pa ate njeriu nuk mund te kete nocionin e Fese apo te Besimit te verber.
prandaj larg nga Fete se eshte vertetuar qe njeriu e beri Zotin sipas nivelit dhe Kultures dhe jo Zoti krijoi Boten,ndryshe eshte kriminel qe per nje te ngrene te Molles se Ndalume te paguaj njeriu!
Zoti per mua eshte nga Toka, eshte ne Olimp dhe jo nga Pidh……i i semes qe nuk ka fuqi te rregulloj kete Bote apo te nderoj emrin e tij.
Me thoni mor shoke,a ka patur politike me Terroriste qe ne emer te Fese te mos martoheshin dhe martohen njerezit?
A ka percarje dhe lufte me te Madhe se Ajo?
Nuk e besoj.
Besoj qe keto gjera kushdo qe i ka filluar e stisur nuk e nderojne asnje shqiptare ,per fene eshte e lire te besojne cdo njeri per me shume njerzit duhet te besojne me shpirte me pune me kulture e fundit esht dyfeku nuk di cte them dhe kjo na duhej ne se di shume keq
Erresira Europes nuk i erdhi nga Krishterimi, por nga pushteti politik qe Kisha Romano Katolike i dha vetes duke devijuar nga mesimet e Bibles dhe porosia kryesore qe na dha Krishti “Doni tjetrin si veten.”
Nuk eshte faji i fese se Krishtere qe Kisha Romano Katolike nuk zbatoi si duhet doktrinen e krishtere.
Zoti Dardha,a je idiot apo nuk do te kuptosh?
Sic thashe dhe me larte,a nuk te mjafton ty ligji i Natyres qe me te Mirat e saj d.m.th e para eshte Eros Dashuria,Liria,Respekti,se pa ate cfare eshte aresyeja e krijimit te Botes?
Qe te arrihet ajo lutu sa te duash ty Xhihadist Abrahamist po nuk ke kapacitet mendimi,njohuri,filozofi,civilizim duhet nje zhvillim me nje shoqeri Dialogu,Demokracie,Kulture qe dihet ku i kane Bazat as ne Diktaturen Kristiane,as Myslimane,as Komuniste por tek Perendite e Olimpit qe njerezit te kene nje pike referimi dicka qe eshte me e fuqishme se ata qe ta adhurojne jo te kene frike se injorantet kane frike Zotin se Zoti eshte vete njeriu me te mirat dhe te keqiat.
Ne qofte se Zoti sipas jush e krijoi boten atehere pse peshku i madh ha te voglin?
Diferemncen e ben vetem Zeusi,kaq e thjeshte dhe jo bagetite qe i nenshtrohen dogmes.
Zoti Dardha.
Krishterrimi dhe Komunizmi jane nje,nuk kane lejuar dhe nuk lejojne lirine e fjales d.m.th do besh sic thote i Madhi,nuk lejojne Opozite nuk ka Demokraci,si ta themi me qarte qe ta kuptosh ty zotrote?
E verteta eshte ligj Natyre qe do kete Dembela,Spiuna,Kriminela,Hajduta,Prostituta etj.
Tani mire ishte qe mos te ishin keto,qe ujku mos te hante delen,babain te perdhunoi vajzen e tij,vellai te vrase vellane ne emer te Fese,Njeriun dhe boten duhet ta duash ashtu sic eshte dhe jo si duhet te jete,Bota eshte e krijuar me kafshe qe hane njera tjetren dhe njeriu qe do haje kafshe te mbijetoje.
Ne qofte se ty mendon per nje bote me njerez me Bateri,apo zemer elektrike atehere ke shume te drejte.
Ajo qe ben diferencen eshte Kultura,Civilizimi dhe respekti per ate qe ka djersitur,sakrifikuar,ka bere civilizim dhe ne kete rast jemi ne Epirotet,Ilyret,Jonet,Helenet qe na sulmojne te ashtuquajturit Shqipetar pa identitet,Sllave,Turq,Cifut,Amerikane,Fashiste etj.
o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeee,jeni te peshtireeeeeeeeeeeeeeeeeee……..
Po i drejtohem Dostojevskit !
Zoteri ju e quani kete shkrim jo te sakte biles edhe diziformus pse dhe ku nuk e di. Shkrimi flet per fakte
Mos valle nuk eshte e vertete qe Arabet qe erdhen ne Shqiperi nen petkun e bamiresve qe ju dhimbte shpirti per familjet e varfera e bene kete per syte e bukura te Shqiptareve?
Ky shkrim qe une nuk e di se kush e ka shkruar dhe nuk me duhet thote qe ne nje fshat te Bulqizes kethyen bektashinjte ne sunite kjo cfare eshte mos valle e quan ndihme familjesh te varfera .
Une kam qene i persekutuar dhe nuk e kam dashur dhe as i kam sherbyer atij regjimi por une e mbeshtes per te vetmen gje qe beri mos lejimin e fese se feja eshte nje lloj si politika qe gjen me shume perkrahje tek injorantet dhe te varferit.
Ju thoni qe Islam do te thote Paqe ke quani ju Islamiste paqesore ata qe rembyen 200 vajza ,ata qe vajten ne shkolle dhe vrane dhe theren 150 femije se mesonin shkrim e kendim? Ne qofte se do akoma krime qe jane bere ne emer te Allahut tuaj Paqesor me thuaj!
Zoterija i shkrimit thote te verteten qe ata gjeten nje vend qe kishte ne krye tipa si Saliu dhe Gaziu,Ramizi dhe Fatosi dhe i kishin ulur pantallonat per veten e tyre ne radhe te pare dhe nuk ju interesonte se cfare benit ju Islamistet apo Orthodokset me ne krye janullatosin .
Une si injorant qe jam do ju bej nje pyetje?
Nuk do tregonte veten cdo lloj organizate Islamike apo Orthodokse te ndihmonin kete popull duke ju ndertuar shkolla ,cerdhe,jetimore, ose azile please po te ngrein kisha dhe xhamija per te shpetuar shpirtin dhe tju shpelajne tryrin deri ne kete pike qe te therin njerez sikur te jene pula.
Emrin qe je prezantuar ti e perdhunon me kete gjykim te mjere qe ke bere dhe do me falesh te them qe ti e degjon dhe ve ne jete ato qe thote nje hoxhe ne Kosove qe martesa me kusherin e pare e lejon kjo feja jote qe do Paqe.
Saliu,sa u emrua president i Shqipris,vrapoi tek arapet dhe (ja) futi Shqiperine ne aleancen islamike sepse ata e ngarkuan me dhurata e dollare per xhepin e tij… Rekomandoj te ndiqni ketu vidion e komentatorit “kaurri realist”.
Nga Saliu e dhenderi i tij,Bashkim Gazidede i kemi qindra kerpudhat dhe nxitjen e ilamit ne trojet tona
Vellezer shqiptare!
Mos bini pre e propagandes percarese antikombetare te antishqiptareve si kalemxhiu Zoto, qe nuk do te habitesha po te mirrja vesh se financohet nga fqinjet tane antishqiptare.
Shqiptaret jane pa dyshim populli me i lire nga mentalietetet fetare dhe sado te propagandojne keta armiq te shqiptareve, Europa dhe Amerika i ka zyrat e CIAs ne Tirane dhe e di mire se ata kokra qe kane shkuar ne Siri nuk perfaqesojne popullin shqiptar. Mjafton te kujtojme ketu c’ u tha kongresmeni amerikan Engel Eliot disa vjet te shkuara perfaqesuesve te Dumes Ruse: “Populli shqiptar eshte populli me laik ne Europe.”. Kujtoni edhe Papen Francesk, qe e levdoi kete popull per tolerancen proverbiale fetare. Eshte kjo arsyeja qe Europa dhe Amerika e mbeshtesin Shqiperine dhe shtrirjen e saj ne kufij qe do te perfshijene tere triojet ku flitet shqip; eshte kjo arsyeja qe Europa dhe Amerika e shkeputen Kosoven nga Serbia per ta bashkuar ne te ardhmen me Shqiperine.
Une vete jame ateist sepse kultura ime nuk mund te me afroje me asnje dogme fetare. Si racionalist une nuk mund te besoj irracionalizmin (Mosarsyen) ne te cilen mbeshtetet cdo ideologji fetare.Por si njeri qe respektoj lirine e tjetrit respektoj edhe te drejten e cdo njeriu per te besuar cfaredo fe qe ti pelqeje.
Megjithate, duhet te pranojme se pavaresisht nga predikimet, te gjitha fete kane perdorur jo vetem bindjen por edhe dhunen ekonomike (ne rastin e fese muslimane ne Shqiperi) por edhe dhunen shteterore ne rastin e perhapjes se krishterimit.
Komentuesi Dardha qe pretendon perhapjen paqesore te krishterimit ne Iliri duket qe nuk ka degjuar ndonjehere per ediktin perandorak te Karakalles i cili ndaloi ME LIGJ frekuentimin e tempujve parakristiane, shkaterroi te gjithe tempujt e meparshem dhe pastroi aparatin shteteror dhe ushterine perandorake nga tere ata qe aderuan ne besimin e tyre te meparshem dhe persekutonte ter ata qe vazhdonin te aderonin ne fene e trasheguar (nuk te kujton kjo, o Dardhe, fushaten e viteve 60te te luftes per crrenjosjen e fese ne Shqiperine e viteve 60te?).