Qeveria akordon çmime për 50 bizneset më të suksesshme/ Ahmetj: 2015, viti kundër informalitetit

21 Dhjetor 2014, 20:05Politika TEMA

50 bizneset më të suksesshme në vend ose “50 bletët e arta” janë vlerësuar me çmime sonte nga Qeveria shqiptare, çmime të dorëzuara nga kreu i Qeverisë në ceremoninë e organizuar në TOB.

Mbremja “gala” për sipërmarrjen “Bleta e Artë 2014″ u organizua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e Kryeministrit Rama.

Në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe sipërmarrjes private. Ahmetaj tha se qeveria Rama njohu borxhin e qeverisë ndaj sipërmarrjes dhe deri më tani janë shlyer rreth 300 milionë dollarë.

“Marrëdhënia me sipërmarrjen ka munguar për vite me radhë. Çmimi “Bleta e artë” apo “Sipërmarrësi i vitit”, nisi vjet si një risi, për të hapur një marrëdhënie të re mes qeverisës e sipërmarrjes.

Donim të ngrinim një urë lidhëse dhe bashkëpunimi me sipërmarrjen private. Mendoj se në muajt që kanë shkuar kemi bërë shumë në këtë drejtim, do të vazhdojmë të bëjmë shumë. Në 15 muajt e fundit kemi rritur bashkëpunimin me sipërmarrjen.

Që ditën e parë morëm përsipër të njihnim borxhin ndaj sipërmarrjes, dhe deri më sot kemi dhënë 300 mln dollarë për ta.

Ngritëm Këshillin Ekonomik Kombëtar si një urë bashkëpunimi, dhe funksionin në mënyrë spektakolare, transparente dhe intensive”, tha ministri Ahmetaj.

Në vijim ai shtoi se 2015 do të jetë viti i luftës kundër informalitetit, dhe garantimin e konkurrencës së lirë. Duke u ndalur tek prioritetet e qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit, ministri Ahmetaj tha se synohet rritja e prodhimit dhe eksporteve.

“Viti që vjen do të jetë viti i luftës kundër informalitetit. Vizioni ynë është që Shqipëria të kthehet në një vend i rëndësishëm prodhimi, përpunimi dhe tregtimi në rajon.

Sipërmarrjen e shohim si një pasuri kombëtare. Paketa fason synon rritje 20 % të eksporteve.

Ekonomia shqiptare kërkon hope cilësore dhe sasiore në mënyrë që ne t’i japim qytetarit dhe sipërmarrësit shqiptar atë që pret për të ardhmen”, tha ministri Ahmetaj. /gj.k/

21 komente në “Qeveria akordon çmime për 50 bizneset më të suksesshme/ Ahmetj: 2015, viti kundër informalitetit”

  1. anonim says:

    ca hipokrizie e mediokriteti! Qeveri reklamash!

    1. adriatik says:

      ku e shef hiprokrizin ti @anonim kur ne kte mbremje u ftuan 50% e prodhimit te brendshem bruto? kurse une per kundrazi e shoh nje nder gjerat qe duheshin bere gjithmon.

      1. brunilda says:

        Bravo zoti ahmetaj treguat se si qeveria shqiptare mbeshtet sipermattesit shqiptare.

        1. abedini says:

          nje risi e bukur po aq edhe inovative qe nderoj jo vetem ato qe moren cmime po edhe ato ishin pjesmarres aty. bravo qeverise.

          1. renata says:

            Cdo gje mund te ishte e pranueshme po marja e administratores se vitit nga briseda shehaj ishte nje deshtim i madh per ata qe vlersuan , per nje gje duhet te jene te gjithe te bindur se ky vend di ti vlersoje njerezit qe realisht punojn. Eshte nje deshtim i madh qe kjo qeveri promovon njerez qe nuk kane aftesine, perkushtimin dhe vlertat qe duhet te kete nje administrator.

    2. andi says:

      Bravo zoti ahmetja, krijimi i ures te bashkepunimit nderjet qeveresi edhe biznesit edhe duke u pare biznesi si forca kryesore ku Shqiptaert te punesohen edhe jo te shihen bizneset si nje banke ku pushtetaret te vjelin interesat e tyre sic ndodhte deri me dje.

    3. eri says:

      50 cmime qe vlersojne maksimalisht bizneset shqipatere. 50 cmime qe tregojne se si qeveria shqiptare po sjell nje fryme te re ne bashkepunimin e qeverise me biznesin.

    4. bledi says:

      pergezime per qeverine edhe ministrine e ekonomise qe jo si dje po mendon per bizneset edhe fatet e punesimit te shqiptareve edhe jo per xhepat e tyre.

    5. ari says:

      ky evenimet gala nuk ishte vetem nje kupe me shume per kot biznese po tregoj se si qeveria shqiptare vlersoj kta njerez qe me punen e tyre sollen inovacionin ne fushen e doing business ne shqiperi.

    6. nuri says:

      me kto hapa qe po punon kjo qeveri ne fushen e ekonomise edhe ne ndihmen edhe shtysen qe ajo po u jep bizneseve shume shpejt do jete nje nga vendet me te rendesishme te prodhimit ne rajon.

    7. dritani says:

      Mirnjohje per kta biznesmen qe me punen e tyre kan sjell inovacionin ne shqiperi

      1. gealdo says:

        Mbeshtetja per kta sipermarres qe mbulojn 50 % te prodhimit te brendeshem bruto

  2. xhoniblu says:

    Ahhaha bleta punetore alias hajdute “flori” me nje fjale me hajdutin me papion ahmetaj…o zot cfare vaniteti turpi.

  3. elio says:

    Ky ka mbetur akoma me luften kunder informalitetit.. me vjen keq per te dhe per shefin e tij(e kam votuar), ne vend qe te japin alternativa zhvillimi mbeten me mentalitetin e luftes e te burgjeve…Njerzit kane nevoje per alternativa dhe rritje ehd ene sektorin privat. turp te mendojme qe fasoni eshte alternative rritje pervecse rrit skllaverine…
    Ky person eshte driteshkurter dhe pa vizion…

  4. emer says:

    Nje dokumentar francez i publikuar para 2 javesh…Ja nje pjese nga realiteti shqiptar!
    https://www.youtube.com/watch?v=Lqtv34fXdog

  5. BULI says:

    Po flet njeriu me i korruptuar qe besoj do kete kaluar keto 24 vjet. Po ballkan trans e kishe ftuar se te hedh lek prape per fushat. Me vjen keq per Ramen qe ka vene nje minister si ty.

    1. Elma says:

      @ BULI Nuk e kuptoj pse vendosni me kot te tilla epitete i korruptuar ,sepse eshte bere mode ketu ne vendin tone te themi per te gjithe i korruptuar maskara hajdut etj etj, dhe e gjitha eshte nje retorike e shpifur per te perbaltur njerezit. Ky event ishte per tu lavderuar sepse me ne fund po vendoset nje klime e mire bashkepunimi mes qeverise dhe biznesit ndaj dhe nuk ka vend per ofendime e sharje.

  6. BULI says:

    Po ku flet ky minister qe eshte njeriu me i korruptuar qe ka kaluar keto 24 vjet. Po ballkan trans e keni ftuar zoti minister? Qe te hedhi ndonje lek ne fushate se zotirinjt Qirici e kane bere portin edhe doganen e Durresit si pronen e tyre. Keqardhie per zotin Rama qe nuk hap syte me keta prototipa qe jane te super korroptuar del e na flet per bletet punetore.

  7. mona says:

    Turp, turp per kete vend e per kete qeveri qe perfaqesohet me nje neri si Ahmetaj.
    Mjer ky vend ku ka perfunduar! Dy hajduta si Ahmetaj dhe Gysi bejne gjithe historine!

  8. Ilir florili says:

    Pergezojme kene nisem kaq te suksesshme.

    Pa perqindjen tone,nuk do egzistonin.

  9. Preshi says:

    Hahahhhahaaaaaahahhahahahahahhahahahahahhahahaaaaaaaaahhhhaaaaaahhhhhahhahahahahahahahahahahahahahahhahhahahahahahahahahahahhahahahahahahah po kush eshte bleta? Ajo gojorja ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje