Dega e Partisë Demokratike në Durrës denoncon Bashkinë e këtij qyteti për paracaktim të fituesit të tenderit për dhënien me koncesion të sheshit tek stacioni i trenit në Durrës.
Kreu i PD-së në Durrës, Osman Stafa teksa denoncoi paracaktimin e këtij fituesit të këtij tenderi, tha se kompania e ka filluar punën prej një muaji. Ai i kërkoi prokurorisë “të shkundë pluhurin e dosjeve në ngarkim të kryebashkiakut Dako”.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se tenderi i paracaktuar është vijimësi e klientelizimit elektoral të kryebashkiakut.
Në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit njoftohet se tenderi për dhënien me koncesion të këtij sheshi zhvillohet të hënën. /gj.k/