Nevila Xhindi, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ka deklaruar në studion e “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, se hapja e dosjeve duhet të kishte ndodhur.
Sipas saj hapja e dosjeve do të thotë goditje e nivelit bazik të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Për nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, ajo që ka më shumë rëndësi është lustracioni pasi ka të bëjë me ata që kanë qenë drejtuesit e që mund të jenë sërish në pushtet.
Duke iu referuar fotove të dosjeve të STAS-it gjermano gjermanolindor, Nevila Xhindi tha “studimet për doktoraturën i kam kryer në Potsdam, në atë vend ku ka qenë qendra e STAS-it. Kam refuzuar ta shoh muzeumin që ishte vendosur në godinën e Shërbimit Sekret, një godinë e viteve 1700.
Vetë godina, dhe muzeu mbante një peshë shumë të madhe aq sa nuk ishte emocionalisht mirë për ta përballuar. Në Gjermaninë Lindore, për shkak të presionit të madh psikologjik të gjithë kanë spiunuar njëri tjetrin. Hapja e dosjeve duhet të kishte ndodhur në Shqipëri.
Tani po flitet shumë për të, madje ka dhe një iniciativë ligjore që ka shkuar në parlament. Partia Dmemokratike kur ka qenë në mazhorancë e ka sjellë atë ligj.
“Hapja e Dosjeve do të thotë të godasë nivelin bazik të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Por Lustracioni është dhe më i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me ata që kanë qenë drejtuesit e që mund të jenë sërish në pushtet. Këtu është problemi sa do t’i hapen petët byrekut.
Aktualisht zv. Ministri i Brendshëm ka qenë funksionar i lartë në Ministrinë e Brendshme deri në fund të viteve ’80. Por dosjet duhet të hapen që të shpëtojmë nga një makth i madh”, tha ajo.
Moj u bere ti me fol per politike. Ke dy vjet kryetare bashkie e nuk ke bere nje grame pune. Sa e shet veten moj bibe e paafte
Dosjet jane ne duart e atyre qe jane te implikuar bne keto dosje, pra nje pjese e mire e atyre qe formuan dhe drejtuan Partine “Demokratike” jane personalisht te implikuar ne keto dosje, keshtu qe eshte naivitet te mendosh se dosjet do te hapen, apo dhe nese hapen do te na nxjerrin te verteten mbi te kaluaren.
Dosjet, apo nje pjese e mire e tyre jane transformuar, zhdukur pjeserisht apo manipuluar.
Pa shkuar shume larg, Sali Berisha kryetari i PD, formuesi dhe drejtuesi i saj dihet nga nje pejse e madhe qe ka qene nje sekretar i partise komuniste, si i tille ka perjashtuar nga puna vetem perse basetat ishin me te gjata se sa lejonte sistemi komunist apo pantallonat ishin te gjera poshte (keto qe them nuk i kam me te degjuar, lexuar gazetave po i kam jetuar dhe ka me dhjetra deshmitare).
Pra kur nje kryekomunist qe ka perfituar nga sistemi komunist, qe ka qen i privilegjuar pasi i ka paguar studimet ne France, sot del akoma dhe ben sikur shan komunizmin pas 25 vjetesh …
Meru me punet e bashkise dhe popullit te Tirones moj karaputane leri dokrrat po na tregon dosjet kjo …
O Envina
po pse i shihni gjerat bardhe e zi
Dosjet duhen hapur
Kush i ndalon ka Frike
Kjo qe deklaron ben mire
Bashkia ka Kryetar