Kodheli: Shqipëria nuk është e imunizuar nga rreziku i shtetit islamik

21 Dhjetor 2014, 11:32Politika TEMA

Vendi ynë ende nuk është imunizuar nga rreziku i shtetit islamik.

Deklarata është bërë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në në emisionin Ditë e Re Weekend.

Sipas Kodhelit, në vendin tonë ky fenomen nuk është një fenomen vetëm shqiptar dhe se ky fenomen nuk duhet të na shqetësojë, por pavarësisht kësaj çdo gjë është nën kontroll.

“Shqipëria është një vend që nuk është imunizuar nga ky rrezik, në Shqipëri për fat të keq ka filluar të ketë një fenomen që nuk është vetëm shqiptar, që është fenomeni i të ashtuquajturës luftëtarë që shkojnë të luftojnë në një vend tjetër për dikë tjetër.

Për fat të mirë ne nuk e kemi një fenomen që duhe të na shqetësojë por e kemi nën kontroll, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta kemi vëmendjen për të kuptuar më së pari arsyet pse këta njerëz i cojnë drejt kësaj veprimtarie, që me ligjet shqiptare konsiderohet veprimtari e paligjshme dhe dënohet në bazë të ligjit shqiptar.

Në informacionet që unë kam, ata persona që largohen për një luftë të tillë, e kanë prejardhjen nga zona të varfra të Shqipërisë. Pra vijmë në një konkluzion tjetër, pra duhet të ndajmë përgjegjësitë, qeveria pjesën e luanit të punës, për ta luftuar në thelb varfërinë”, tha ajo.

6 komente në “Kodheli: Shqipëria nuk është e imunizuar nga rreziku i shtetit islamik”

  1. Sheptim says:

    une mendoj se ne nuk kemi probleme me myslimanet qe jane vertet te tille

    http://wdf.co/73a

  2. demolition man says:

    ah kur ka ra mbrojtja ne doren tende e te ninint vaj me det…

  3. genci says:

    PSE kur ishte ne dore te imamit & gjunkshit ishte mire, medet me vaj ishte. Nini qa po te ben raki po pi…

  4. zamo says:

    Une mendoj se sduhet te ofendoni ministren. Pastaj pse mendoni se sdi ti beje punet?
    A e dini ju sa bukur thur corape leshi kjo me 4 shtiza. Dhe dalin te buta fareeeeeeeee.

  5. Reno says:

    ….kji deklarate vec shton pasigurine ,nxit panik dhe ne nje vend qe pushon 2500 mesues dhe puneson 1200 police tregon se vendi ka problem shume the thella qe krijojn premisa per konflikte sociale, keshtu qe znj ne fjale ka te ngjare me kete deklarate behet pjese e luftes psikologjike ,Jo ndaj Isis por ndaj ndergjegjes se turbulluar te shqiptarit me keto kohe the veshtira per buken e gojes duke I thene. …:Ri urte mos hap goje se ka edhe me Keq ,esht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje