Rama: Opozita meriton mëshirë/Basha: Vajmedet qeveria

20 Dhjetor 2014, 17:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë për situatën në vend.  Në një postim në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se opozita iu thotë shqiptarëve se më parë kanë jetuar më mirë.

Sipas Ramës kjo opozitë me këto pretendime nuk meriton përgjie, por vetëm mëshirë.

“Një opozitë që u thotë përditë shqiptareve sa mire keni jetuar o njerëz e s’e keni ditur, nuk meriton përgjigje po vetëm mëshire ‪‎Vajmedet PD”, shkruan Rama. 

Pas këtij komenti, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku përmes Facebook thotë se opozita sot është krah qytetarit që po përballon jetesën me vështirësi dhe biznesit që po përpiqet të mos falimentojë.

“Viti 2014 ishte nga më të vështirët e 20 viteve të fundit. Jemi përkrah të gjithë qytetarëve që jetojnë mes vështirësive.

 Jemi përkrah të gjithë atyre që humbën vendet e punës, që jetojnë në pragun e varfërisë, që ju ranë të ardhurat, që ju rrënuan shtëpitë, që nuk mund të paguajnë shkollat, faturat apo kreditë, që ju ka rënë apo falimentuar biznesi i vogël dhe i mesem. Jemi përkrah të rinjve, pensionisteve, punonjësve, sipërmarrësve, cdo njeriu që jeton dhe punon me punë të ndershme.

 Jemi përkrah çdo qytetari që ndjehet i goditur dhe i fyer nga arroganca, mashtrimet dhe cinizmi i Vajmedetit.Është koha të ndryshojmë ecurinë e vendit tonë. Sëbashku mund ta shkulim të keqen nga rrenjet e ti hapim rruge punës dhe mirëqënies për cdo shqiptar”, shkruan Basha në Facebook. /gj.k/

3 komente në “Rama: Opozita meriton mëshirë/Basha: Vajmedet qeveria”

  1. ben says:

    Faqen e facebook-ut,me llogarine Lulzim Basha,sa per dijeni,e perdor Sali Berisha.Ka kohe qe e thirri Lulin ne zyre,dhe i tha qe me jep passwordin se do e perdor une ate faqe,gjoja sikur je ti.Ok-i tha Luli,bej cfare te duash.

  2. DRENICA E KUQE says:

    Keta te PD jane qorra me sy ne balle. Nuk shohin trarin mbi koke te tyren dhe shohin nje fije kashte mbi koke te tjetrit! Vajmedetin shqiptaret e kane perjetuar ne kohen tende dhe te Sali Fazlliçit. Vajmedet me te madh se ne epoken tuaj te “arte” shqiptaret nuk kane pasur kurre ne historine e tyre dhe tash ja futni kot, gjuani sorra n’hava!…

    DRENICA E KUQE

  3. Flor Fuleja says:

    Se kush eshte opozita e kemi ditur me kohe e per kete arsye te dhame dhe voten, megjithe cirkun qe bere me Ilir floririn. Po pas kaq kohe qe je ne pushtet spo ben tjeter vec se imiton shemtuar parardhesin tend te shpifur. Ke denove per cka ndodhi ne 23 vjete sic premtove? Ku jane 300.000 vendet e punes? Ku eshte vendosja e rendit? Ku eshte rritja ekonomike e premtuar??? 1 milione shuplakat per Berishen se shpejti do te jene 1 milione shkelma ne bythen tende!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje