Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhiti, përcillet në banesën e fundit, pas humbjes së jetës në mënyrë tragjike ditën e djeshme në një aksident.
Miqtë e shumtë të tij janë tronditur nga vdekja e 19-vjeçarit dhe kanë bërë homazhe me foto të ndryshme të Atjonit në rrjetet sociale.
Ai ishte fëmija i vetëm i Visar Zhitit, dhe për këtë arsye ai i kishte bërë edhe një poezi të birit kur i lindi.
Poezia
Bir, i vogli im, i bukuri, degë e
gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë
përherë… e di ç’do të bëhem kur të rritem?… bëhu ç’të duash, biri im, por i
dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohem
të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.
Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëj
vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të
shkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe
jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta
janë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre
vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje
ëndrrën tënde.
Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim
sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem
fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe
emrin.
Deti, bir. Më josh, është siç ka
qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e
përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu
qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.
Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe
sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte
ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.
Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,
me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe
në det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.
Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi
lotët, që nuk i fsheha dot.
Fati i atij peshku… i ngjashëm
me… mbase … e jo vetëm…
ngushellime per familjen zhiti do ta kujtojm birin tuaj si poezite e tua per ne lexusit e tu ai do te fluturoje mbi re ngushellime
Nuk gjejme fjalè per t`ju ngushulluar,Visar,nè kètè dhimje tè pamatè!Zoti ju dhashtè forcèn e durimin pèr ta pèrballuar!Saliu e Teuta.
Zoti te bej Nje mrekulli me Ty dhe familjen tende. Njeri . Nuk kam fjale c’te them !!!!!!!!!!
Gjithmon i qeshur, fliste nje shqipe per tu patur zili, nuk. E thoshte kurre djali i kujt ishte. Dhe kur i ati u be minister ai sillej po njesoj vishej po nje soj rinte po me njerez te cilet prindetit i kishin punotr fabrike, ishe me zemer gjigande, kacurels, u prefsh ne paqe mik.
I dashur Visar, te ngushelloj thellesisht nga shpirti,me dhimbje zemre per humbjen e djalit,drites se syve.Gjej forca ta perballosh kete dhimje te madhe. Jam trishtuar tmerresisht kur mora vesh lajmin. Djalin tuaj une nuk e kam njohur,por ai ka qene nje engjel i verete dhe kete e lexoj nga fotografia e tij. Jeta qenka shume me labirinthe dhe e pa mashirshme. Ju kini ditur ta perballoni ate dhe gjykoj se do te gjeni forca per ta peralluar edhe
kete gjeme. Kurojo mik i dashur ,kurajo.
Nuk ka fjale qe te pershkruaj tragjedine e ketij njeriu.
Ne paste zot, le ti lehtesoje dhimbjen.
Qofte i paharruar kujtimi i atij djali.
Me trishtim të madh e mora lajmin e hidhur nga mediet elektronike, mik i nderuar Visar! Ndarja e pa pritur nga jeta e Atjonit tënd të dashur më ka tronditur thellë në shpirt. Por i nderuar, pas kësaj tragjedie që të ka ndodhur Ty dhe familjes suaj, po të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, që ta përballoni edhe këtë dhimbje dhe sprovë të madhe të jetës, ta mundni këtë vdekje të rastësishme, ashtu siç i keni mundur gjatë jetës të gjitha të këqijat dhe peripecitë e kësaj bote të pa drejtë. Oh i nderuar! E di se kjo tragjedi është e madhe për familjen tuaj dhe për ne shqiptarët kudo që jemi në përgjithësi, sepse pritnim nga ky zambak i ndritur dhe me shkollimin e tij jashtë vendit, të na sjellë përvoja dhe dituri të tjera për të mirën e këtij populli të përvuajtur. Por ja si na thyhen shpresat. I dashur, bëhu i fortë edhe kësaj here, ta përballosh këtë dhembë, këtë tërmet shpirtëror, që na atakoi të gjithëve, papandehur, me këtë tragjedi të madhe, në fund të këtij moti të pamëshirshëm
Ngushëllime mik, ngushëllime!
Oh Zot, lehtësoje dhimbjen në zemrën dhe shpirtin e kësaj familje të devotshme!
Remzi Salihu,
u prehsh ne paqq djal bukurosh…..ke dashur dhe ty te duan…..
Nuk ka fjjale per te ngushelluar familjen. ME vjen shume keq per kete humbje te rende por eshte dicka e cila i takon vetem zotit. paqja e tij qoft mbi kete djalosh . Pa fjale !
ndjese paste..u prefte ne paqe…ngushellime
Nuk ka fjale qe mund te ngushelloje kete lloj humbje dhe dhimbje, por shpresoj si familje te gjeni forcen qe te vazhdoni jeten sepse dhe djali me siguri kete do deshironte.
Ngushellime!
nuk kam fjale nje tragjedi e madhe
Ngushlloj familjen per humbjen e djalit te tyre 19 vjecar.
I dashur Visar!
Sapo mesova per kete lajm te hidhur. Dhumbje e pamate. Lutem me konsidero se jam prane teje dhe ndaj me ty kete dhimbje te thelle, per te cilen nuk gjej dot fjale ngushellimi.
harilla
Gjeneve
M u arratisen fjalet qe mbreme.Lutem per engjellin tend.Lutem per ty.Se edhe ti je nje engjell.Zoti t ju beje te forte te dyve, te perballoni kete gjeme te madhe, me te madhen qe mund te jete.
Ngushllime familjes.Dramatike .Peri keputet ku eshte me i holle.
Na pikellove or Djale! Na pikellove pa mase !
Zoti paste meshire
Ngushellime te thella familjes Zhiti!
Prehu ne paqe , engjell , Atjon qe vajte ne krahet e Atit qiellor , shume shpejt.Sa here te bejme lutjen Ati yne qe je ne qiell do na kujtohesgh ti shpirt i bukur i dy prinderve te mrekullueshem.
ALARM ALARM ALARM!!!
VISAR ZHITI I PA PUNE
Miqte e tij te mblidhen e te kerkojne pune per shkrimtarin , njeriun e madh qe na nderon , poetin Visar Zhiti
Dhimbje qe nuk ka te pershkruar per kete djale kaq te ri, ne lule te rinise se tij te bukur.
Ngushellimet me te sinqerta familjes, U prehte ne paqe dhe Zoti I forcofte prinderit e tij.
ngushellime prinderve per humbjen e djalit edhe pse ne te tilla humbje gati nuk egziston ngushellimi.
Z.Zhiti: do deshem sh tja u zvogelonim dhimbjen. Duhej nje tjeter fjale per ate qe ju po perjetoni.Fjala dhimbje eshte sh s bute.Sju njohim nga afer po njohim sakrificen tuaj intelektuale ; vepren tuaj dhe nepermjet fotos po njohim edeh Atjonin i cili duket aq premtues ne cdo drejtim.Njerezit e mire shpesh jane lakmi edhe e vete Zotit ndaj ai smund te qendronte….Ju percjellimim tere deshperimin tone per humbjen ebirit tuaj engjell.Ati ne qiell ju dhente kurajo dhe fuqi ne zemer per te besuar cka ndodhi…
Zoti zgjedh te miret. E perjetoj dhimbjen e tyre….. Ngushllime, behuni te forte !
Ngushellimet me te thella familjes Zhiti! Atjoni u prehte ne Paqe!
Nuk gjej dot fjale per tju ngushelluar. Zoti ju dhente force!
Nuk gjejme fjale t’ju ngushellojme, Eda dhe Visar. Dhimbje eshte e madhe, na ka tronditur te gjithve. Nuk mund ta besojme. Ne nuk e njohem Atjonin por ju njohim Ju. Ju njerez te ralle, me zemer te madhe. Atjoni nuk kishte se si te ishte ndryshe, vecse nje engjell, shembellim I Juaj. Ai do te mbetet altar ne zemrat e te gjithe atyre qe patem fatin ta njihnin nga afer, do te mbetet nje yll ne qiell qe do te ndricoje udhen e shokeve e miqve qe e donin aq shume dhe e percollen me lote ne sy. Mes nesh do te mbetet perhere I buzeqeshur sikurse ne ate fotografine ne FB ku Debora I ka zbardhur floket e zinj, si te tuat Visar dikur, me ngjyrat e tiparet e Edes, me nje bukuri fisnike si Ty Eda. Zoti ju dhente force ne keto kohera kaq tronditese, kaq shokuese. Me zemer dhe mendje jemi midis jush. U prehte ne paqe shpirti I Atjonit.
Me keqardhje te thelle
Dona dhe Petriti.
Zoti ju lehtësofte dhimbjet , u prehte n Paqe :'( :'( :'(
Ngushellimet e mija me te sinqerta……ZOTI paste meshire
Humbje shume e madhe per kete familje patriotike e liridashese e cila ka perballuar vuajtje e tortura te paimagjinueshme nga sistemi komunist. Por fati krahas diteve te bardhau u solli kete djale-engjell dhe me pas edhe kete dhimbje te pallogariteshme dhe te perjeteshme.
Ju ngusheloj perzemersisht dhe zoti ja u lehtesofte dhimbjen !
Durim dhe kurajo per kete dhimbje te madhe