Nga një hotel luksoz në Kinë, gjenitë e teknologjisë infektojnë botën

21 Dhjetor 2014, 19:29Politika TEMA

“Pyetja nuk është nëse, por kur do të gjendemi përballë sulmit të parë kibernetik me përmasa katastrofike”. Fjalët e thëna vetëm një javë më parë nga kreu i ri i National Security Agency i SHBA, zëvendës admirali Michael MCRogers nuk mund të kishin qenë më profetike. Sulmi ndaj Sony-t, për të cilin tashmë FBI akuzon zyrtarisht Korenë e Veriut mund të mos ketë patur pasoja shkatërrimtare, por për herë të parë i tregoi botës se është e mundur që të gjunjëzojë dhe të shantazhojë një kompani, një sektor të tërë tregtar dhe madje edhe imazhin e një shteti, përmes përdorimit të kompjuterëve.

Pasojat e këtij zbulimi janë vërtetë tronditëse, por vetë lajmi në vetvete nuk është një risi. Pirateria dhe sulmet në internet kanë lindur bashkë me rrjetin. Viruset e parë janë vënë në shfrytëzim që në fundin e viteve tetëdhjetë, të përhapur si lojëra elektronike që duheshin shkarkuar.

Nuk u desh të kalojë shumë kohë përpara se këto teknika të përhapeshin edhe në repartet e spiunazhit shtetëror. Në vitin 1986, një administror sistemi amerikan shumë skrupuloz, i cili ishte vënë në kërkim të 75 centëve që mungonin në një llogari bankare, përfundoi duke zbuluar celulën gjermane që kishte përhapur “vezën e Gjelit”, një akrep që kishte penetruar në dosjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kishte tërhequr prej aty materiale për t’ia shitur KGB-së. Rusët dolën në pah me sulmin elektronik kundër Estonisë në vitin 2007, dhe një vit më vonë arritën të paralizojnë të gjithë sistemin e komunikimit të qeverisë gjeorgjiane, ndërkohë që ushtria e Moskës pushtonte Oshetinë.
Njësia famëkeqe

Teknikat janë shumëfishuar. Fillohet nga penetrimi dhe bojkotimi i server-ave të postës elektronike, sic ka ndodhur tashmë me Sonyn, dhe arrihet deri tek virusët më të sofistikuar që hapin një mundësi hyrjeje në sistemin e operimit të një kompanie apo ministrie, hyjnë në “sallat” e fshehta ku vjedhin informacione, dhe më pas e rimbyllin portën pa lënë gjurmë.

Ata që kryejnë sulmet janë ekspertë të panjohur të teknologjisë së lartë. Shumë prej tyre i marrin informacionet për interesa privatë, dhe më pas i shesin në tregun e lulëzuar të “forumit të tregut të zi”. Pikërisht këtu, agjencitë qeveritare të spiunazhit rekrutojnë vazhdimisht personel. Kina, e cila në vitet e fundit ka dalë në krye, është vendi ku ndodhet famëkeqja Njësia 61398, e cila dy vjet më parë goditi me qindra kompani publike dhe private në SHBA.

Dhe është sërish Kina, sic është thënë ditët e fundit, që vepron me koreanen Njësia 121, një skuadër e fshehtë me 3000 teknikët më të mirë në vend, të cilët janë vendosur në gjoja hotelin luksoz Chilbosan të Sheniangut. Pikërisht në këtë njësi speciale bëjnë pjesë edhe “Rojtarët e Paqes”, që sulmuan kompaninë Sony.

e.gj./www.bota.al

1 komente në “Nga një hotel luksoz në Kinë, gjenitë e teknologjisë infektojnë botën”

  1. raimond vlonjati says:

    Po duhet qe edhe Shqiperia te krijoje nje berthame te tille me njerez profesioniste ne kete fushe dhe keta te terheqin here pas here ne ekipin e tyre te rinjte e talentuar ne fushen e Kibernetikes ….

    Dhe aty te punojne ,duke e sofistikuar vet veten ne njohjen e kesaj fushe , sidomos ne njohjen e teknikave te larta per perdorimin e mjeteve elektronike .

    Sepse bota ecens hume shpejt dhe ne kete fushene e teknologjise moderne elektronike , si ne cdo fushe tjeter talentet mund te lindin kudo .ndaj eshte mire qe edhe vendi jone
    te beje nje investim ne kete drejtim duke i thithur keta talente qe en fillimet e tyre dhe pastaj ata te zhvillohen me tej duke punuar me njerez tamam profesioniste ne ekte fushe

    Tani pretendohet se ne 50 vitet qe vijne mund te harihet krijimi i “technological singularity”
    qe do te thote krijimi i kompiuterve moderne do krijoje nje inteligjence artfificiale qe do e kaloje inteligjencen e njeriut ….sepse pretendohet te krjohen kompiuter me programe te tilla qe do e permiresojne vet veten ne menyre robotike , pa ndihmen e mendjes njerezore , por programimi i tyre do jete i tille qe te permiresojne menyrene tyre te programimit ….Kjo do beje qe shkenca te eci ne emnyre te jashtezakonshme eperpara

    Shkencetaret mendojne se kjo do ndodhi brenda 50 viteve te ardheshme –Mirpo kjo gje do harihet nga ata njerez inteligjente qe prodhojne kompiuter te sofistikuar , PORSE keto kompiuter mund ti krijoje kushdo .
    Eshte dicka shanci

    Ndaj edhe shqiPTaret te krijojne ekipin e tyre me te rinj te talentuar ne kete fushe ku ata te punojne per krijimin e programeve te tilla te sofistikuara se ndoshta
    shanci mund tju buzeqeshe atyre …….

    I duhet thene EDI RAMES , se ai eshte prirur per keto gjera , dhe do e krijonte menejehre nje ekip te tille , ku te thitheshin dhe t epunonin sebashku talentet ne fushen e Programimeve kompiuterike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje