Ministria e Brendshme paraqet bilancin për 2014/ 11.4 % më pak vrasje, 19.7 % më pak krime të rënda

21 Dhjetor 2014, 21:13Politika TEMA

Policia e Shtetit është rikthyer në krye të detyrës, e vendosur të mos tolerojë asnjë shkelje të paligjshmërisë në vend dhe të godasë me forcën e ligjit krimin e kriminelët si dhe të rrisë standardet e rendit dhe sigurisë publike”.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme, treguesi më i qartë i këtij angazhimi janë rezultatet e arritura gjatë vitit 2014:

19.7% është ulur numri i krimeve të rënda kundër personit;

11.4% është ulur numri i vrasjeve;

54.8% janë ulur vjedhjet me armë;

66.7% janë ulur vjedhjet me armë me pasojë vdekjen;

30.5 % është ulur numri i krimeve të rënda kundër pronës;

8.8% më pak shkatërrim prone me eksploziv janë evidentuar.

“Garantimi i jetës dhe pronës së qytetarëve ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i punës së Policisë së Shtetit, e cila po ashtu është shumë e fokusuar në përmbushjen e detyrimeve ligjore për kontrollin e territorit.

Ky angazhim i palëkundur i Policisë së Shtetit, që po jep efekte të dukshme në rikthimin e shtetit ligjor në vend, duket se u ka prishur humorin atyre që deri dje në qeverisje e zhytën vendin në këtë kaos të pashembullt. Kënga e kukuvajkës që ata këndojnë sot është vetëm një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur paligjshmërinë që ngritën vetë gjatë 8viteve të qeverisjes”, vijon deklarata.

Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se koha e kaosit ligjor dhe të paprekshmëve ka përfunduar një herë e mirë. Sot është koha e ndërtimit të shtetit ligjor, e shtetit të vlerave europiane.

12 komente në “Ministria e Brendshme paraqet bilancin për 2014/ 11.4 % më pak vrasje, 19.7 % më pak krime të rënda”

  1. anonim says:

    1. ke edhe 10 dite deri sa te mbyllet viti. you know emigrants are coming back!
    2. +/- 10% i nr.vrasjeve eshte thjeshte variacioni, nuk eshte se keni punuar ju me mire. po te kishim ulje 20-30% atehere edhe mund te diskutohej.

    1. emigranti says:

      Po mor fshatar pa tok se pa emigrant e lini mangut ju kokpalaret qe beni dush nje here ne jave. Emigrantet po ju mbajne me buk o bythpalar, na hedh dhe vickla ti.

  2. Albanistan says:

    Krimi ka rene aq shume
    saqe imagjinoni edhe
    Chuck Norris, Arnoldi, Van Dam etj etj skane vrare aq shume ne filma
    sesa vriten ketu ne nje muaj

    Nejse Pusht-etaret jane Safe

  3. Sharmuta says:

    Shkoni mor rrenaxhi…

  4. True Detective says:

    Vrasjet me perqindje jane nje paradoks i vertete; me paradoksal se Tahirllari vete.

  5. sherifi says:

    Nuk them qe absolutisht eshte me mire se sa ishte,kjo dihet dhe shihet, por duhet te hiqen keto raporte duke e krahasuar me nje vit me pare, se nje vit me pare mund te ket qene vit i mbrapsht ne krime si p.sh viti 1997.
    Policia duhet ti referohet stabilitetit,qetesise dhe punes se ne cfare niveli eshte dhe duhet te jete.

  6. Albani says:

    Po perse cfare jane krimet,prodhim patatesh,ulet dhe rritet rendimenti,pastaj une qe e ndjek vite situaten,me gjithe keto krime,vrasje,perdhunime,e vjedhje,nuk shikoj qe jeni ne krye te detyres.Vetem vjedhjen e energjise keni ulur.nuk jeni polici e shtetit,ashtu si nuk keni qene kurre,tani jeni policia e Rilindjes.

  7. Siguria says:

    Statistikat e dime si behen cdo vit ka ulje te kriminalitetit me shifra dhe sipas tyre sot do kishim shume pak krime,por nga ana tjeter rriten.Shifrat e policise karahsojini me ato te prokurorise dhe del se sa jane fshehur.Histori e vjeter kjo e shifrave e kane bere te gjithe.

  8. populli zulu says:

    11,4
    19,7
    54,8
    66,7
    30,5
    8,8
    Te gjitha perqindje me presje(,) qe te jet me e besueshme.
    A po ju lumt juve kur keni gjet nje popull te fjetur…thoni c’te ju vij per goje, se e ha ky populli zulu. E hengri per 50 vite, e jo me edhe per nje 8 vjecar tjeter.

  9. une nuk e di se me cfare statistikash flet Tahiri se kam dy vjet qe nuk vij ne shqiperi por kam nje fakt se kur ju luta plakut te vije te mua per vit te ri me tha se nuk e le dot vetem shtepine se kane dale e pergjithnate ta shpelajne kasollen e gjese se gjalle dhe cfare ke tani kjo pune te cfare statistike hyn na e rrofte RILINDJA.

  10. Albani says:

    Ashtu deklaruat dhe per vitin qe shkoi,ashtu do te deklaroni dhe per dy vitet e tiera,pra i bie qe ne nie mandat iu ta zhdukni fare krimin,BRAVO propagande,,,,,,,dhe ne kohen e Hoxhes nuk ishte kaq e felliqur.Na qeverisnin politikane haidute,tani na qeverisin iniorante haidute….
    Fundi do te iete fatal,se populli nuk te fal

  11. Albani says:

    Ashtu deklaruat dhe per vitin qe shkoi,ashtu do te deklaroni dhe per dy vitet e ttera,pra i bie qe ne nte mandat tu ta zhdukni fare krimin,BRAVO propagande,,,,,,,dhe ne kohen e Hoxhes nuk ishte kaq e felliqur.Na qeverisnin politikane hatdute,tani na qeverisin intorante hatdute….
    Fundi do te tete fatal,se populli nuk te fal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje