Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka zhvilluar takimin e rradhës në zonën e Laprakës në Tiranë, nga ku ka premtuar ndërtimin e spitalit Bashkiak.
Kosova tha se menaxhimi i këtij spitali do të shërbejë si model e njëherësh do të jetë konkurrent i sistemit shëndetësor të propozuar nga qeveria.
“Ideja ime është që në ndihmë të qytetarëve të Tiranës, Bashkia e ardhshme e Tiranës të ketë spitalin e saj Bashkiak që me menaxhimin dhe me syrin e vëmendjen time do të krijojë një model, ashtu sikurse edhe në detyrat e mia të mëparshme, që jo vetëm do ndihmojë të gjithë shtresat në nevojë dhe jo në nevojë që ka Tirana, për një shërbim që ata meritojnë, por do t’i bëjmë edhe një konkurrencë dinjitoze sistemit shëndetësor të propozuar nga qeveria dhe t’i themi që ky vend ka mundësi të ofrojë shembuj pozitiv dhe merreni kopjojeni dhe çojeni në çdo qytet në mënyrë që këtë shërbim shëndetësor që Tirana nesër do të ketë pse mos e kenë të gjithë qytetarët kudo që banojnë”, tha Kosova.
Duke u ndalur tek përvoja e tij menaxheriale, Kosova tha se do të garantojë transparencë.
“Mu në mes të Tiranës do vendos një tabelë të madhe, ku në mënyrë transparente, çdo qytetar të shohë se ku ikin lekët e taksave, si shpërndahen ato, kush paguan e kush jo. Vetëm atëherë lekët do vijnë t’ju kthehen juve në të mira për ju, për familjen dhe për gjithë qytetin”, u shpreh Kosova.
Në përgjigje të konstatimit të një qytetari të zonës, se Partia demokratike u dëmtua për shkak se nuk kishte kërkesë llogarie ndaj administratës, Kosova u shpreh:
“Njerëzit me meritë, njerëzit të përkushtuar, njerëzit që do ndjekin hapin tim do jenë bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Për asnjë tjetër që ju ka cenuar dinjitetin, që ju ka penguar, që ju ka ofenduar, që ju ka prishur diçka aty ku jetoni, nuk ka se si kurrë të jetë pas meje, të jetë pranë meje”, deklaroi Kosova.
Gjatë takimit kandidati i PD nuk ka lënë mënjanë as komentet ndaj rivalit të tij për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj.
“Kanë filluar të shumëfishojnë zyrat si asnjëherë më parë. Kujtojnë se sa më shumë flamuj dhe sa më shumë parulla të ketë aq më e afërt është fitorja. Kurse unë them aq më i madh është abuzimi që ata kanë bërë. Kurrë nuk mund të jenë në avantazh ata që për dy vjet kanë bërë atë dëm qytetarëve të Tiranës që kurrë ndonjëherë nuk e kam parë për 23, 24 vjet demokraci”. /gj.k/
Ide e shkelqyer e kandidatit Dr. Halimi.
Per nje spital bashkiak Tirana ka shume nevoje. Ky ndoshta spitali ose nje qender shendetsore qe mund ta marre me shume kompetenca se mjeku i familjes per te bere nje pune ndoshta me te kualifikuar se “trajtimi baze” i Beqes dhe tere struktures se tij se liberale duke stimuluar spioatlet private kundrejt atyre publike.
Kam besim se bashkia e Tiranes ka fonde per ta mbajtur ne kembe kete Spital, por edhe nese nuk ka nje rritje taksash ose nje pagese baze per cdo familje tiranase do te ishte nje zgjidhje e shkelqyer.
Kam besim se nese populli i Tiranes nese ndjen se parate e tij i sherbejne shendetit, kam besim se edhe nje sigurim baze me permasa minimale do ta jepte me plot deshire.
Por jo te flasesh ketu e dy vjet per shendetesi falas dhe ngritje te Agjencise se Sherbimit Mjekesor
(vazhdim) qe tashme eshte harruar.
Kam besim tek Dr.Halimi ne zbatimin e ketij projekti ne sherbim te popullit te Tiranes.
dr. halimi me vjen shum keq per ty por kot e ke mos u mundo sepse nuk e fiton dot sepse nuk i beson kush mashtrimet tuaja.. per 4vite ne bashkin e tiranes e pam qe nuk ishit te afte te benit asgje vetem te mashtronit.
me duket sikur ju zoti halim ju mbajnne pak si cerr ne ate parti.. per mendimin tim mos u lodhni sepse jeni i humbur gjithsesi.
Kaluan 25 vjete…kur do te kete uje Tirana?Akoma me rezervuare dhe pompa?Asnjeri nuk kujtohet per kete nevoje te domosdoshme per nje jete normale!
halim kosova eshte ne dijeni qe ata per te cilet flet se shkaterruan qytetin e tiranes eshte forca politike qe ai mbeshtet dhe ne nje fare menyre jane bashkepuntore te halimit
do kete ndonje keshilltare ky njeri se vetem budallalleqe flet harron se tiranen e katandisi si mos me keq basha me dembelizmin qe e karakterizon
kerkoji llogari bashes pse eshte qyteti ne kete gjendje te mjerueshme e ke aq afer ate personin qe duhet ti kerkosh dhe te jape llogari mos u lodh ti biesh nga kina
ky vetem spitale premton asgje tjeter nuk do ta bejme tiranen vetem me spitale ka nevoje edhe per projekte te tjera
Hasanizimi,topizimi mardizmi qamet shume poshte ka rene rilindja se do merrej hasani model i rilindjes!!??kjo ishte shume e rende
Qytetin e shkaterroi ai qe te zgjodhi ty qe te jesh kandidat i Bashkise. Ne qytet nuk ka kazane per te hedhur plehrat e le me te pretendosh per gjera te tjera. Mungojne kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante. Shko njehere afer Lanes z. Kosova dhe ndjeni eren e keqe qe kundermon.
pra halimi po konstaton deshtimin e bashes,pra nqs ai kun e do bashen bashkepuntor si mundet ai te ndihmoje qytetin e tiranes?pra dmth qe ketu del skema e mashtrimit te pd dhe pretendohet se do i japim voten ketyre.turp per doktorin se derim tani e hiqte veten si i ndershem.dhe cfare nenkupton spitali bashkiak(pra ne vetvete nje spital ku ti sherbeje vetem bashkise se tiranes per perfitime te kryetarit).kjo eshte pd-ja e mashtrimeve dhe e ideve rubatare.
Tirana ka kater vite pa kryebashkiak o dr. Halimi. Ai kryetari yt Luli premtoi kartat e studentit, premtoi krijimin e hapsirave te gjelberta, premtoi Tramin, premoti hapjen e qendrave rinore, cfare nuk premtoi e asnje nga keto nuk u realizua. As kazane plehrash nuk ka ne kryeqytet, ja cna beri kryetari yt per kater vite ne krye te bashkise.
kjo eshte perl e radhes qe degjojme nga halimi.dmth ne asnje vend te botes nuk ekziston nje qytet qe te kete spital bashkiak,sepse dicka e tille nuk mund te realizohet se un qe nuk jam nga tirana dhe dua te kurohem aty mos te kurohem se certifikata ime i perket nje qyteti tjeter?keto jan perla qe degjojme,po sistemi spitalor eshte ose privat ose shteteror.rruge te mesme nuk mund te kete.
pordh me rrigon i bie kesaj. Ky spitali qe do ngrihet mos do jete gje spitali yt privat dhe jo i qytetareve te tiranes?
kot e keni qe mundoheni sepse ne 21 qershor tirana do te shkoj ne drejtimin e duhur… mos u mundo shum zoti halim se mashtrimet e bashes e te tuat nuk i beson me njeri
o karus,shqikaret nuk kanene nevoje per spital,se jane rraca e skenderbegut
nuk semuren,nuk vdesin kurre,rrace e pavdekshme.
Bravo dr. Kosova. Kthehemi ne nje institucion model ashtu sic bete me maternitetin. Eshte pikerisht kjo qe gje qe I mungon qytetit te Tiranes. Dhe ju me mire se kushdo mund ta beni kete.
Si jane irrituar “rilindasit”,
“andioli, dori, geri, albi, lola, abeila, irsi” keto emra te shkurter te dale nga bashkime zanoresh dhe bashketingelloresh.
Stafi i mbjelljes se fiqve!
Nje pyetje kam per Halimin? Ke ka drejtues teknik ne kliniken private? Djalin qe nuk e mori provimin e licenses kete vit qe u diplomua? Praktikisht punon pa license. Kur eshte bere djali administrator dhe drejtues? kur ishte student?apo e licensoi Halimi jashte rregullave??? ky pra eshte fytyra e vertete e Halimit? abuzues,,, perfitues..Pyetja tjeter? e ka deklaruar shtepine qe I ka blere djalit tek Kodra e Diellit?? me cfare e bleu??
Dr. Kosova eshte nje njeri me vizion. Dr. Kosova eshte personi qe I duhet Bashkis Tirane. Tirana me 21 qershor do votoj per te, sepse ai do bej ndryshimin per vendin tone. Suksese Doktor