Nëse do të nevojitej të shpjegoheshin ngjyrat në një tablo, atëherë jo domosdo është faji i pikturës. Nëse do të duhej të shpjegohej ritmi i një zhanri muzikor, si rregull ky nuk do të ishte faji i muzikës. Nëse do të duhej të shpjegoheshin njëra pas tjetrës arsyet e marrjes së një interviste, si lindi ideja, pse u zgjodh ai subjekt për t’u intervistuar, çfarë tha, si e tha, pse e tha, atëherë me gjasë vetë intervista ka një problem.
Unë sot nuk dua as të gjej probleme të tilla, as të sajoj probleme edhe aty ku nuk ka dhe as të trajtoj si problem një vorbull të jashtëzakonshme mediatike me të vërteta, me gjysëm të vërteta dhe me gënjeshtra të plota që shpërtheu prej ditësh. Në jetë, si në politikë dhe në shah, nuk shkohet gjatë duke i nisur fjalitë me nëse, por nëse një shërbim gazetaresk do të paragjykohej në këtë formë dhe në këtë mënyrë, atëherë vetë shërbesa nuk do të kishte të bënte shumë me këtë formë të komunikimit njerëzor.
Për kritikët dhe cinikët do të ishte shumë më e lehtë ose të përgjigjesha me heshtje dhe të vijoja punën time, ose të zgjidhja të pranoja gjithë marrëzitë që në forma dhe ngjyra të ndryshme u shfaqën në gjithë ditët e kësaj jave – duke pranuar që në krye të herës se pas intervistës të bërë në burg me një të dënuar me burgim të përjetshëm, në të vërtetë ka një teori konspiracioni – se bashkë me grupin e xhirimit, në këmbim të shumë milionë eurove gërmuam për 24 orë një galeri të nëndheshme për të bërë të mundur arratinë e të dënuarit.
Për kritikët, cinikët dhe të ngeshmit e shumtë të botës sonë të vogël kjo do të ishte lehtësisht e kuptueshme, e pranueshme dhe ndoshta në këtë moment do të më akordonin edhe faljen e tyre.
Nuk dua të flas me ta. Nuk dua të flas për ta. Po them vetëm dy fjalë për shikuesit që më kanë ndjekur dhe i kam ndjekur, me aq sa kam mundur e ditur në shqetësimet apo gëzimet e tyre.
E vërteta ime për çfarë “tronditi” botën tonë të vogël mediatike është shumë më e thjeshtë. Prej më shumë se 10 vjetësh, ekzaktësisht në vitin 2005 pata idenë të bëj një emision të ngritur mbi paradigmën: “24 orë me…”. E kam biseduar fillimisht me kolegen time Afërdita Saraçini Kelmendi, e cila u tregua mjaft entuziaste dhe madje edhe më nxiti ta bëja realitet. Afërdita ishte testi i parë që kalova. Testi i dytë ishte shumë më i komplikuar. Ishte koha e munguar, angazhimet e shumta dhe të ndryshme, fakti që jetësimi i një ideje të tillë ishte shumë i komplikuar, që kërkonte ekip dhe shumë e shumë detaje të tilla. Por çfarë flinte vetëm priste të zgjohej bashkë me listën e gjatë të perosnazheve që kisha menduar. “24 orë me…” një bari, një lypës, një mjek, një mësues, me një edukatore kopshti, një polic, peshkatar, biznesmen, i ngujuar, etj. Në këtë liste ishte edhe një i burgosur.
Eshtë njerëzore që të gjykosh të tjerët. Të flitet për ta. Për jetën e tyre. T’i gjykojmë për mënyrën si flasin, si reagojnë, si sillen në rrethana të caktuara. Por përgjithësisht bëjmë një gabim që na çon në paragjykim: Që ta kuptosh deri në fund Atë, Ti duhet të jesh Ai. Me një fjalë, nuk e kupton asnjë nga këta personazhe që përmenda nëse nuk e “projekton” jetën e tyre qoftë dhe për një çast në lëkurën tënde. Unë e mendova ta zgjas 24 orë këtë çast. Kjo ishte ideja ime modeste, ky është thelbi i “24 orë me…”.
Ndalojmë tek i burgosuri!
Projektova në mendje tipologjinë e këtij të burgosuri, që mundësisht të ishte i privuar nga liria për jetë. Sigurisht pakkush do ta pranonte të bënte publike jetën e tij në ekran. Marjan Rroku e pranoi. E kërkova unë dhe nuk më zgjodhi ai mua.
Kushdo tjetër në vendin e tij dhe në rrethanat e tij, do të kishte kryer një krim të rëndë dhe pas tij do të ishte dhembja e pafundme e familjes së viktimës. Për fat të keq, kjo ishte familja Canaj, trishtimin, pezmin dhe plagën e pangushëllueshme të së cilës intervista e vrasësit Rroku e riktheu sërish në kujtesë. Edhe pse është e paharrueshme.
Por intervista ishte thjesht dhe vetëm jeta e një të burgosuri në 24 orë dhe asgjë më shumë. Kush tha se kisha ndërmend apo kisha mundësi dhe qëllim të fajësoj apo të pafajësoj Rrokun, se shkova të investigoj mbi një histori të mbyllur me dënim të formës së prerë?
Nuk kisha asnjë nga këto synime sepse as nuk mundja dhe as nuk ishte ky qëllimi im. Intervista nuk ishte një ofertë supermarketi brenda të cilit gjendet gjithçka që do të donte “blerësi” edhe cinik, edhe kritik, edhe i ngeshëm, edhe i vetëtitulluar si kriter i së vërtetës.
Nuk dua të përdor të njëjtin kut gjykimi me gjithë ata që më gjykuan publikisht se më mungoi nervi i gazetarit investigativ dhe se nuk zbulova çfarë kishte ndodhur në ngjarjen e 15 vjtëve më parë. Nuk dua ta bëj sepse do të më duhej të vija në pah mungesën e padurueshme të të njëjtit standart gjykimi: po ata, pse nuk “investiguan” në dy emisionet e para të të njëjtit cikël, “24 ore me…” Gianni Overi – Konsulli i nderit i Shqiperise ne Itali apo “24 ore me…” Eneida Hoxha – mjeke e urgjences? I njejti format, i njejti koncept, te njejtat intervista, i njejti intervistues.
Pse nuk investiguan në qëndrimet e mia, sa për të marrë një shembull, kur në programin “Pro dhe Kundër” për dënimin me vdekje, unë “votoja” Pro?! Pse këta puritanë të ligjit, moralit dhe ndershmërisë nuk më gjykuan keq kur shpërtheva live gjatë historisë së një vajze të dhunuar nga i ati duke thënë se tipa të tillë duhen varur. Nuk marr përsipër të them që kam të drejtë, por respektoj ligjin që thotë ndryshe, siç respektoj këdo që do të mendonte ndryshe nga unë. Me përjashtim të atyre që thjesht gënjejnë.
Sepse cinikët, kritikët, të ngeshmit dhe dembelet e kam të vështirë t’i mirëkuptoj kur gënjejnë hapur: kur ose thonë, ose lenë të kuptohet se vajta në burg me idenë për ta nxjerrë jashtë tij Rrokun.
Eshtë njerëzore që çdo njeri i privuar nga liria të shpresojë lirinë. Eshtë njerëzore edhe që çdo fajtor i quajtur i tillë nga shoqëria, të besojë në pafajësinë e tij. Rroku nuk besoj se bën përjashtim nga ky rregull, por në emision ai pohoi për herë të parë vrasjen që për kaq kohë ja kish mohuar familjes në Shqiperi dhe Amerike. Kur e pyeta per familjen e viktimes u shpreh se “…nuk ka te drejte robi te marre jeten e robit”.
Ne ekran u shfaqën vetem 45 minuta të gjithë orëve që me ekipin e Klan kalova ne burg. Duhet ta provosh që të kuptosh se brenda hekurave ekziston një botë paralele, e ndryshme nga bota jonë e zakonshme. Ndaj edhe ndjesia vjen natyrshëm: ajo që mendon kur je jashtë dhe ajo kur je brenda dhe në fund kur del nga skëtera burg, si e gjykon.
Më përmendën një pikë loti në emision. Cinikët dhe gënjeshtarët thanë se u përlota për një vrasës. Për të tjerët dhe jo për ta, po them se mendova për birin e tij, që nuk e zgjodhi të atin, që jetonte deri një javë më parë në një gënjeshtër dhe që e dinte të atin një hero që luftonte për Amerikën. Për herë të parë, ai dhe e ëma do të mësonin të vërtetën për babain dhe bashkëshortin nga një ekran. Do të mësonin të vërtetën e pamëshirshme si vetë jeta. Të pamëshirshme si dhe mënyra me të cilën vetë Rroku kishte marrë dy jetë të pafajshme…
Fati zgjodhi pikerisht atë fëmijë që te behej shembull, per të kuptuar se ai “çeles” i kurdisur prapa trupit, sic e spjegoi Marjani momentin e vrasjes, nuk duhet te “kurdiset”. Ai “çeles” duhet te jete OFF gjithe jeten, sepse nëse e kthen në ON i ke marrë jeten jo vetëm tjetrit, por edhe vetes.
Sepse duke marrë çfarë ka dhënë Zoti, duhet pritur jo vetëm ndëshkimi i shoqërisë, ligjit apo moralit, por mbi të gjitha, edhe ndëshkimi i Zotit. Dhe gjykimit të Tij nuk i shpëton dot askush. Pavarësisht statusit, pavarësisht emrit.
Nuk kam asnjë problem me gjithë ata që nuk mendojnë si unë. Kam parë edhe shumë më keq në jetën time. Por kam kuptuar se e keqja është një standart i pafundëm, është një vijë horizonti të cilën sa më shumë ta ndjekësh, aq më larg ikën. Njëlloj si ligësia.
Kam kaluar “24 orë me…” një njeri që e nxjerr jetesën duke lypur mëshirën njerëzore. Që ta kuptoja vetë më mirë dhe që ta sillja në ekran sa më të vërtetë atë fat njerëzor, lypa dhe vetë. Provova të trokas i maskuar në xhama makinash, në sy indiferentë njerëzish edhe që i njihja, në zemra të akullta brenda makinash të ngrohta, në shpirtra të vjetër brenda kostumesh të markave më të shtrenjta. Provova të mos ekzistoj duke ekzistuar.
E keqja nuk ka fund, kurse koha po. Dhe tani është koha që të kthehem në punë. Ndjesë për këtë kohë që ju morra duke ju bërë të më lexoni diçka që nuk do të doja ta shkruaja!
Ka nje çerek shekulli qe e keqja ka mbuluar teritorin e Shqiperise.
Dhe njerezit kerkojne si ti shpetojne shiut,bresherit dhe acarit te kesaj ligesie.
U luten zotave,perendive…neper kisha,xhamija ..tyrbe.
U luten ekraneve te televizoreve duke pritur parashikimin e te keqes per neser dhe javen ne vazhdim…
Por KAPITALIZMI i ka marre masat…duke i kthyer njerezit ne ujq per njeri tjetrin.
Perpiquni te degjoni ulerimat tuaja !
Nuk jane “kritike”po njerez qe nuk e han turpin me buke dhe te lenduar nga kriminele te tille qe ne shqiperi jan me shumice.
Nuk jan “cinike”por njerz qe jetojne me dinjitet e ndershmeri qe vrasesin e urrejne dhe vitkimen mundohen ta ngushellojne.
Nuk jan te “ngeshem”se nuk paguhen per komentet ndaj veprimit tend thjesht shprehin indinjaten se kjo lloj Kulture qe propagandon ti I ka bere kriminelet te hyjne edhe ne parlament ,te drejtojne edhe administraten shteterore.
Ti nuk e ke lenduar familjen e vitkimave por I ke poshteruar edhe nje here duke I ven ne shenjestren e vulgareve dhe adhuruesve te krimineleve duke I akuzuar per imoralitet.
Mire qe ju moren jeten por nuk I lene as te ankohen per fatkeqesine qe u ndodhi,mire qe I vran por nuk I durojne dot as pse hapin gojen per te kundershtuar ty dhe emisionin tend.Po pse cfare kerkon te besh me shume ti “xhibxhile”e ekranit???Po pse jete kan keta njerez qe kan ngelur mbas ,nje vajze me moter e nene te “pushkatuar” dhe nje baba pa grua e bije, qe deri dje nuk ndiheshin ne fatin e tyre te zi e pothuajse ishin harruar ne vetmin e tyre.
Po ti na qenke merzitur se te paskan “kritikuar”???
Po ata fatkeq cfare duhet te bejne sipas teje kur shikojne kriminelin duke degjuar kanerinen dhe para syve u del nena e shkret qe me trupin e saj mundohej te mbronte te bijen nga plumbat???
Po ti na e quanke sakrifice se qenke llafosur me nje kriminel (qe ish kryetari I “SHIK-ut”e konideroi te cmendur por qe ne fakt nga dy intervistat si I cmendur dukej Fatos Klosi se ky tjetri ishte si kokrre molles).Po ajo qe ka hequr dhe po heq fmilja e viktimave cfare emri I ve zotrote???
Po ketu ka komentues qe moren zemer nga emisioni juaj dhe kan hapur edhe faqe ne mbrojtje te kriminelit duke vrare edhe nje here pjesen tjeter te familjes qe eshte gjall me komente e fotografi personale te viktimave?
Ka marr zemer kontigjenti I krimit qe mendojne se Krimineli ka bere mire se ajo e ka dashuruar ate dhe pastaj ja ka” dredhur”
Ti thua se ajo interviste nuk eshte bere per te lehtesuar Kriminelin por e verteta qendron ndryshe,Reklama qe ju be Drejtorit te burgut tregon me shume budallalleku dhe niveli I ulet tuaj.
Mesa duket Arditi nuk ka kuptuar asgje nga reagimi i njerezve dhe kritikat nga media.
Justifikohet se nuk e kane kuptuar te gjithe , pervec Bledi Manes.
Arditi na e justifikon se nuk e kane fajin piktura se nuk shpegohen ngjyrat ! Shembell shume vulgar . Nese ngjyrat i ke hedhur me dore duke e sprucuar, as vete autori nuk do ta shpegonte dote pikturen ,pale ta shpegonte Arditi.Nese shohim nje pikture te Picasso qofte dhe apstrakte do ti shpegonim ngjyrat dhe piktura do ishte pa faj.Edhe shembujt e tjere jane shume vulgar .Per kenget e Arditit nuk eshte nevoja te na shpegoje ritmin se eshte shume i kapshem nga te gjithe dhe i kemi pelqyer te shume.
Po gazetarine Arditi nuk e njehe si njehe muziken ,prandaj dhe bene gabime ,po nuk harin ti kuptoje nuk ka per tu bere gazetar ,po do ngelet “gazetaruc:se ashtu si muzika per te dale e bukur dhe e kapshme nga te gjithe ka rregullat e saj.
Arditi dhe çdo ardit mund te beje nje intervist me nje kriminel , po suksesi dhe deshtimi varet nga qendrimi dhe pyetjet qe i ben .
Nuk eshte e drejte ajo qe thote Arditi se ne interviste duhet te jesh pak nga intervistuesi.Me nje intervistues Mjek , Mesues , Lypes etj. duhet te jesh shume si ai ,po me nje kriminel intervistues nuk duhet te jesh as 0.01%,duhet te jesh i ashper me te , jo te kaloje ne publik ato qe do ai .
Ne gjithe shkrimin e ka te perseritur fjaletogeshin ” kritiket ,ciniket dhe te ngeshmit ” dhe me ato qindra fjale qe ka shkruar ,mendoi Arditi se e “lau gojen “, po Arditi nuk sqaron dot as veten per qellimin e intervistes .
Naiviteti i nje gazetari eshte kur nje krimineli i ben pyetjen klishe ” A je penduar ? “.
Po ,cili do ishte ai kriminel qe do thoshte JO.
Ardit funderrine. Nje imoral qe kapte pas te pasmeve cdo femer ne skene. ky plehre guxoi te hapte dhe te godiste opinionin publik ne lidhje me nje ngjarje teper te rende dhe i dha oksigjen nje krimineli qe ishte fhshur per 15 vjet atje ne armerike dhe qe kishte vrare dy femra te parmatosura vetem e vetem, se dionte te plotesonte epshet e tij prej psikopati e kriminlei. Arditi qe eshte nje funderrine dhe nuk meriton qe te shikohet se as dhe nje here te vetme nuk e ka merituar skenen dhe te dale ne publik zgjodhi te ishte ne krahun e krimineleve ne anen e te pamoraleshmeve sic eshte vete. Domethene doli publikisht ne anen e tij ne anen e krimineleve dhe te pamoraleshmeve qe keta 25 vejet po bejne lgijin ne shqiperi dhe po shkaterrojne cdo shprese per nje jete te qete e sigurte ne Shqiperi. ky eshte ardiut haleja. dhe keshtu ka qene gjithmone qe kur ka lindur i perkeldhelur nga rregjimi komunist dhe si nje i llastuar u katapultua ne art dhe infekton me pamoraleshmerine e tij kedo qe ka prane dhe kede ke mundet. Plehra kerkon te mbuloje te keqen qe ka bere dhe ti shpetoje gjykimit popullor dhe opinionit qytetar.
Kerko ndjese gomar, se gazetar s’mund te behesh kurre. Ti s’ njeh fare etiken, njerzillekun, drejtesine, ndeshkushmerine, por njeh vetem gomarllekun per te turbulluar kallaballekun
Ardit je njeri i Madh i këtij vendi të vogël. Të uroj mbarësi, shëndet e suksese!
Lazjoni nga Korça.
O Laze ti duhet te jesh vete Arditi qe i ben elozhe vetes ? LOL Qekur nje cope prezantuesi bingosh e quan veten gazetar? Po me siguri ngaqe eshte “koke e madhe” ne kete vend kaq te vogel! Xhixhile moj xhixhile, xhixhile e fushes eeeeeee ja keto fjale pershkruajne me se mire nje dallkauk si Ardit Gjebrea
Lazjon: ky emer leshi qe paske tregon formimin tend te shtremt. Familja e viktimave duhet te hedh ne gjyq tv klan per dem moral dhe gjera te tjera qe i din me mir avokatet. Nese tv klan do te ishte ne rregull, ky pederasti Ardit nuk do shkruante duke cilesuar dembel e genjeshtar etj etj. Shkrimi i Bollinos ishte analiza me e mir per ty pederast qorr dhe pronarin tend fshatar malok. Ju monstra te ndyra keni shtrembru vendin me emisionet tuaja te qelbura dhe mediokre. Turp se financoheni nga taksat tona.
Kjo interviste eshte realizuar ne kohe para atentatit me eksploziv ndaj ish Drejtorit te burgut Arben Sulo.
Pra ka me shume se nje vit qe fle ne sirtaret e Klanit ne pritje te afrimit te dates se shqyrtimit nga ana e Kushtetueses.
“Shperthim” i telekomanduar ne te dy rastet .
Ore mashtrus me duket se nuk e paske pare kroniken ti.
Gjithe ate suspance: “a ta pyes apo jo?” “po shkon ora 12″”vendosa ta pyes”
sa nuk na ra te fiket nga emocionet.
Nuk gjeje dot nje te burgosur te thjeshte te kaloje 24 ore meqenese the
qe ideja fillestare ishte 24 ore me nje bari, nje lypes, nje mjek …..
Po nejse nuk je i pari qe e katranos e nuk e pranon ose si te themi
mbulon mutin me shurre.
Bravo Ardit!
Ishalla del ai dhe vret ty familjarisht
Tani Aditka, pasi na beri te mallengjehemi per ate qe vrau dy gra, dy femra te pafajshme e te pambrojtura kerkon te na mallengjeje me veten e tije duke na bere kete shkrim patetik. Shpresoj burgaxhit tia kene kaluar mire me Arditken.
Po ta kishte kryer krimin ne Amerike Marjan Rroku sot do te intervistonte karrigen elektrike Ardit Gjebrea.
Nje vrasës,jo i burgosur,por kur ky eshte i perzgjedhur, nga safi i tv.klan,situata duhet te jete cnjerzore per nje “lypes” !
Ardit je bere pjese e stafit te ujqerve te pangopur,do levizesh gjithmon me kopene.
Si ekziston gjusemeverteta,ekzistojne edhe pseoartistet,ti pseoartist: si do ishje justifikuar sikur ne vend te viktimave te ishte djali dhe gruaja jote ?
Kerkoi ndjese atyre qe fyejte(te afermeve te viktimave), jo publikut. Se nuk ndodh ne boten perendimore te shkosh aty dhe te degjosh nje “killer” qe trillon e ofendon njerzit e viktimave (qe ben mekat te marri jeten e tij por jo te viktimave) pa asnje njohuri.. S’po te thote kush ti besh gjyq por ti thuash qe po genjen sepse deshmitaret dhe deshmit tregojne te kunderten.. Kaq ti thoje qe ta nxirrje bllof dhe publiku nxirrte konkluzjonet e tija.. Ik o “gazetar” ik dhe kendo ndonje tralala (ate qe ke bere gjithmone mire dhe ASGJE tjeter)
Flet e shkruan sikur ti je Zeusi dhe Athinaja e gjitheditur, more njeri i vogel, i kapardisur, i sheqerosur deri ne velje dhe neveritje. Nuk i mbushet mendja askujt qe ti nuk ia ke ngopur xhepit disa mijera euro per te bere kete pune te nxire, sepse Zoti yt eshte paraja dhe nuk ke asnje lloj morali njerezor. Si mund te shohesh ne sy njerezit e familjes qe e pesuan gjemen nga ai kriminel per te cilin u perlote, or sharlatan.
Mesa lexoj nga kjo pacavurja, Arditit as i vjen keq e as pendohet per ate interviste. Nuk ka rendesi se jane vrare dy gra, nuk ka rendesi se perpara ka nje moster te denuar perjete qe u arratis si dhjaks, rendesi ka zarfi qe paskan marre si ekip. Kush je ti mor zoteri per te thene eshte i pafajshem apo jo Rroku? Gjykates, avokat, gazetar investigativ, psikolog cfare je? Po nje njeri me dy gram integritet, minimalisht duhet t’i kerkonte falje familjes se vajzes. Aq shume eshte penduar vrasesi sa pergenjeshtron publikisht faktet. Krimineli behet viktime kurse viktima behet fajtore. Kur mendoj ate skenen e vrasjes qe nene e bije mundoheshin te mbronin njera-tjetren me vjen per te qare. Mos i ndodhte askujt nje gjeme e tille.
Diti, 24 ore me nje mjek, lypes, roje, deputet, pederast, qoftexhi OK. Por kurre me nje te denuar per nje krim makaber. Ai krimb I qelbur duhet te vuaje cdo dite dhe nuk duhet ti kushtoet aspak rendesi.
Tani e tregove veten që je psikopat more Ardit palla.
Me mijra veta që të kritikuan e ti bën akoma të diturin kur je trap.
Leri pordhet mor Ardit Gjebreja. Nuk je ti nga ata burra qe mund te futesh ne nje dhome burgu me nje te denuar perjete. Do te thote qe vec paraja te ka cuar atje.
Ministri i Drejtesise duhet te analizoje skemen e perdorur, si u be mareveshja per futjen e Gjebros atje, si u futen aparaturat, kush nderhyri, sa roje u vendosen e te tjera dhe do dalin shkelje te tmerrshme.
Ik gjebruc bej ndonje kenge, perdridh bythet pa leri fyerjet e kercenimet, je ti qe provokove familjaret e viktimave dhe gjith publikun i cili kurre nuk ta fale kete fyerje.
Me mire mos kishe folur fare Ardit! Nuk ke bere gje tjeter vec ke vertetuar cdo fjale e presje te asaj cka eshte thene per ty dhe emisionin qe bere. Je totalisht brenda nje bataku qe i vure vulen me kete shkrim qe ke bere!!
Kur kupola e krimit ne Shqiperi ishte byroja politike,ky arditi,ende adoleshent i llastuar hyri kollovar ne folene e krimit.,;kur bajraktari i krimineleve Sali Berisha,zevendesoi byrone politike,ky arditi i llastuar ju ngjiti si muti pas kepuce :”mjekut me bluze te bardhe”,Tani qe fare e krimineleve jane shtuar aq shume,sa eshte turp te jesh qytetar,qe zbaton ligjet,ky ju vete mostreave ne qeli,per ti bere yje televizive.Kete ardit e terheqin njerezit e dhunshem,ky duhet rrahur vendshe,qe ta provoje ne lekure te tij.
Nga emisioni e realizoi Arditi , mesuam disa gjera :
– Se pari , deri ne ate moment e dinim se ne bote gazetaret dhe televizionet , per te rritur shikueshmerine shfrytezojne cdo gje qe u del perpara . Sa per shembull , kujtoni 2 raste shume te ngjashme me kete qe beri Arditi :
1) Richard Kuklinski nje vrases serial me mbi 100 vrasje . Per te eshte regjistruar nje interviste mbi 1 ore e gjate brenda ne burg ku ai vuante denimn me burgim te perjetshem . Kjo interviste eshte shfaqur me pas si nje dokumentar ( transmetuar disa here nga digitalb) .Dokumentari ne fakt ishte I llahtarshem , ku ai me nje pamje teper te qete e te akullt I tregonte gazetarit vrasjet e tij , duke pershkruar detaje .
Ky dokumentar ishte thjesht nje rrefim I karrieres se nje vrasesi.
2) Aileen Wuornos, nje vrasese e denuar dhe e ekzekutuar ne vitin 2002. Nje gazetar ka zhvilluar nje seri intervistash me te ku ajo rrefen krimet e saj , e fundit e intervistave eshte 1 dite para ekzekutimit, te cilat me pas jane permbledhur ne nje dokumentar . Ne vitin 2003 madje ehde kinematografia e shfrytezoi ate , ne filmin Monster qe iu kushtua jetes se saj , madje Sharlize Theron fitoi edhe cmimin Oscar.
Por me kete qe beri Arditi , thjesht mesuam se edhe ne Shqiperi media shfrytezon cdo histori , pavaresisht se mund te jete e rende per familjaret e viktimave.
– Se dyti , shume shqiptare mesuan se burgu nuk eshte dhe aq I keq , madje edhe per vrases e me burgim te perjetshem.
Nje dhome e vogel , jo shume moderne , por me gjithcka per te jetuar. Nje TV I madh , dhe nje aparat digitalbi , nje frigorifer plot , nje kafaz me nje zog te bukur. Ne nje orar te caktuar vinte nje polic dhe e ftonte te denuarin te shkonte ne palester. Pastaj vinte ushqimi , dhe I burgosuri mund te zgjidhte se cdo te merrte apo jo. Me pas vinte perseri polici dhe lajmeronte orarin e shetitjes. dhe me pas nje gjume I qete , me te vetmen ankese se ne ora 7 I prishej gjumi nga nderrimi I turneve te gardianeve. Ah , se harrova edhe drejtorin babaxhan te burgut qe erdhi dhe e perqafoi me mall te denuarin , madje e pyeti dhe se si I kishte nga shtepia. Sic tha edhe vete , telefonatat me gruan I kishte te perditshme.
Sigurisht kjo nuk mund te jete jeta perfekte , por shohim perdite ne televizor familje ne kulmin e skamjes qe vertet jane te lire , s’kane bere gje te keqe , por nuk I kane ato kushte. ata jetojne ne erresire se s’kane te paguajne dritat , frigoriferin nese e kane e kane bosh., s’kane fare TV , dhe gjithe diten e kane si orar ajrosjeje sepse c’bie e c’fryn jashte , bie edhe brenda ne te ashtuquajturen shtepi.
Cilin nga keto qellime kishte deshire te arrinte Arditi ?
Si jemi ne,edhe Ardit Gjebrene e sakatuam me kritika.Ate qe kur e sheh ne ekran te duket se e do gjithe Shqiperia.(llogarit cfare ndodh per nje politikan)Po mire pak me te bute nuk mund te jemi me Arditin?Ne shqiptaret behemi specialiste per gjithshka.Le te ndodhe cdo ngjarje ne Shqiperi apo kudo,ne kursesi qe nuk mund te rime pa bere specialistin.Edhe une nuk po i shmangem “specialistit” dhe dua te them se intervista nuk kishte asnje qellim nga ato qe shume komentues fantazojne.Per mua nuk ishte nje interviste investiguese por thjesht si dicka qe nuk ndodh perdite e qe eshte menduar se do te riste audiencen.U be zhurme edhe ndaj Rudina Xhunges me intervisten e Nexhmie Hoxhes por shikuesi duhet te vere ne funksion logjiken.Dikush qe nuk duron dot,nderon kanalin,dikush meson edhe nje variant me shume per vleresimin e ngjarjeve,dhe pas kesaj eshte ne doren e sejcilit qe te shtoje urrejtjen ose te gjykoje me objektivisht.Une per vete vecova rrjedhshmerine e mendimit te Hoxhes duke patur parasysh moshen e thyer te saj.Fakte te tilla mund te vene ne levizje mendjet e psikologeve,psikiaterve etj.A nuk do te ishte me interes qe nese do te ishte gjalle te intervistohej edhe Hitleri,Stalini,Enver Hoxha,hetuesit e prokuroret me te eger qe kane patur afer viktimat e diktatures,ekzekutoret e pushkatimeve pa gjyq dhe me gjyq qofte dhe per te treguar se ku ndodhen eshtrat e viktimave te duarve te tyre?
populli ka nje thenie provo ne veten tende sa te dhemb po ti ndodhe kjo qe i ka ndodhur familje canaj arditit ne vajza e tij te shohim si do ti duket ky kriminel nuk do linte gje pabere do ta ngrinte zerin ne kup te qiellit sdo pushonte dit e nat duke u ankuar per fatkeqesin qe i ndodhi . po me qe eshte vajza e dikujt tjeter ben emisione dhe si vjen mir qe e kritikojne.Ky kriminel jo vetem e vrau por tani e ben dhe te pa moralshme nje vajze vetem 14 vjec se aq ishte kur filloi te shoqerohej me te .Ne ate moshe cdo gabim mund te bej cdo njeri le te kujtojne te gjith si kan qene ne ate mosh .ka djem e vajza qe punojn e studjojn dhe jan te shkelqyer ne shqiperi e neper boet , le te rije 24 ore me ta tu japi shebull e frymezim te rinjve, te sjell shembuj te rinjsh qe dashurohen sinqerisht dhe bukur
pastaj ta medoj mir per nje sy ky .U dhe shembell te mir te rinjve te lumt
Meqe e kupton mire italishten:
L’ipocrisia si raddoppia nell’esprimersi..
..dhe meqe nuk pranon asgje nga reagimi i publikut:
TURP NUK TE VJEN ASPAK ?
jo ore jo, nuk lahet muti me shurr…
Ne kete jete ka shume gjera te tjera qe ti ardit mund te beje por realiteti eshte krejt ndryshe ne asnje shtet europian nuk behet gazetari ne kete menyre.
Une mendoj se intervista jote tregoj dhe njehere se vrasesi ka te drejte dhe viktima jo.Inteligjenca juaj e perkuler drejt renjes nuk te fajeson se ndryshe nuk do ta kishe bere ate interviste duke u servirur shqiptare nje kriminel . Television eshte edukim, por jo reklame e krimineleve e imoraleve.
Sa per personin shume normal mu duke dhe duke u bazur te profesioni im si psikolog cfare thoshte ishte nje skenar i menduar mire, dhe pamja e tij e tregonte kete. Si perfundim publiku te shikon jo se di cfare thuaj por thjesht niveli i tyre eshte medioker dhe erroganca eshte vyrtyt ne shqiperi. Dhe ju jeni aty.
Ardit,
A valle do mendoje se do ishte me e moralshme dhe e udhes qe emisioni yt 24 ore me… te kishte filluar me nje familjar apo familje te viktimave? Si e jetojne jeten ata…si i shtyjne ditet qe u kane mbetur e si mendojne ata per boten qe i rrethon?
Pse jo? Nese ana morale nuk te intereson, nga pikepamja e marketingut audienca eshte me e gjere ne kete skenar. Masa e popullit ka me shume viktima se kriminele. Ka me shume vuajtje ne shume me shume forma qe ti te kishe derdhur jo nje po pese a me shume lot.
Ka njerez qe nuk e kane ne dore te zgjedhin te jetojne ne mizerie mes kater mureve…. apo pa mure fare. Ka njerez qe nuk paten mundesi te zgjedhin te jetojne apo jo me te dashurit e tyre. Ka njerez qe si arme te veten kane lutjen qe dicka e keqe mos tu ndodhe.
Ti pse vajte e zgjodhe dike qe pati nje mundesi per zgjedhje dhe e beri zgjedhjen e vet??
NUk dua te te paragjykoj as ty e askend por meqe je person publik dy fjale doja te ti thoja.
Fundi i fundit per ata qe kane mundesi te bejne zgjedhje ne jete duhet te dish se per cdo veprim ka dhe nje kunderveprim.
Secili prej atyre qe kane mundesi te bejne zgjedhje duhet te perballet me pergjegjesite per cfare thote dhe ben.
Ti me shume nga te gjithe duhet ta dish se keto lloj zgjedhjesh vene ne prove civilizimin e dikujt sepse vijat ku mbaron liria e njerit dhe fillon ajo e tjetrit jane shume te holla dhe nuk duken.
Shume i ceket!
O Z.Ardit
O morr burr I dheut, nuk ka problem per kohen qe na more.
Arditi ka kohe qe ka dale nga shinat,….vetem te hysh ne “misteret” e tij me pazaret e kenges magjike,publiku do tronditej me shume se kjo afere e piste e fundit ,me kriminelin.Turp pwr te!
gjebrea eshte nje pordhe e vogel e kohes se Ramiz Alise as me shume e as me pak !
Qellimi i asaj interviste u mor vesh nga PYETJET QE NUK BERE zoti Ardit . Psh ti e pranove deftimin etij se I humbi logjika dhe nuk mban mend asgje se ne cdrejtim iku e ke takoj blablabla . Po nuk e pranon publiku i gjere qe do te dije si u largua nga Shqiperia ky ish punonjes i Shik -ut me documenta e emer fallco . Se po te ishte se te iken truri dhe po tja mbathesh vrapit ashtu kot kur te vjen mendja e shikon qe je ne mes te Amerikes sdo te kishte mbetu rnjeri ne kembe ne Shqiperi je i vetmi qe e beson kete.