Tani nuk ka më dilema. Skënderbeu është zyrtarisht nën hetim nga UEFA. Klubi korçar e ka pranuar vetë dje, nëpërmjet një deklarate për shtyp, se është duke u hetuar nga UEFA për disa ndeshje të dyshuara si të trukuara.
Fillimisht është përfolur se sot institucioni i futbollit do të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje pas një hetimi 6-mujor.
Por, pas seancës dëgjimore të djeshme të presidentit të skuadrës, Ardjan Takaj në UEFA, ekziston edhe një mundësi tjetër që organizimi i futbollit europian ta shtyjë me një ose disa ditë vendimin.
Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, maksimalisht deri në ditët e para të qershorit do të ketë një reagim zyrtar nga UEFA për çështjen në fjalë.
Çfarë rrezikon Skënderbeu
Flitet se dënimi ndaj klubit korçar nga Komisioni i Etikës pranë UEFA-s të jetë i rëndë.
Gjasat janë që të shkojë deri në një përjashtim 5- vjeçar nga pjesëmarrja në Kupat e Europës.
Por, përveç kësaj, institucioni i futbollit mund të bashkëpunojë me FSHF-në për këtë rast dhe të pasohet edhe me dënim tjetër në kampionatin shqiptar, raporton Panorama Sport.
Ndëshkim që mund të jetë me heqje pikësh për sezonin e ardhshëm apo edhe më keq akoma me zbritje nga kategoria.
Burimet flasin për një hetim të thelluar të UEFA-s në lidhje me disa ndeshje të Skënderbeut në Kupat e Europës gjatë sezonit të kaluar, në një kohë që klubi korçar në deklaratën e tij ka thënë se bëhet fjalë edhe për takime në kampionatin shqiptar.
Nëse provat e mbledhura nga UEFA vërtetohen dhe faktet ekzistojnë, dënimi pritet të jetë ekzemplar për gjashtë herë radhazi kampionët e Shqipërisë.
Akuzat ndaj bardhekuqve nisën që pas ndeshjes në Irlandën e Veriut ndaj Krusaders ku portieri i skuadrës vendëse akuzoi hapur korçarët për tolerim në minutat e fundit, në një kohë që më pas hodhi dyshime edhe kompania “Federbet” pas sfidës Sporting-Skënderbeu, 5-1.
Po u denua , le ta nderroje emrin nga Skenderbe ne SkenderBode dhe le te vazhdoje si skuader e re me kete emer.
Ne fund te fundit I shkon ai emer se I kujton edhe kapon Bode qe shkeli cdo gje me kembe para 6 vitesh dhe ngriti kete skuader.
E ke spikatur..
Mufka pa fund te tjerrura nga banda e Gazit dhe qerrosat e Coles. Do e akuzojne Skenderbeun se dhe fitorja ne Elbasan me Sportingun ishte e trukuar ??? Na bete te qeshim me bi..e, akuzat e Federbetit se humbi para nga trukimi i ndeshjeve ha ha ha oh sa po qesh falimentoi Federbeti apo Perderbeti… Respekt per korcaret dhe Skenderbeun o legena se nuk ka bir ku..ve tja heqe titujt apo piket ekipit me te mire te historise se futbollit shqiptar.
Qani o vroma qani… po mos beni si rruspie !!!
Tu hiqen titujt e blere e te trukuar
krimineleve te futbollit shqiptar!
A more Sali Berisha si e bere kete ne bashkepunim me serbet. Te denosh Korcen turp, te kesh.
Thuhet “shitje”, jo trukim, o gazetare italiane..
Bashkë me Skendërboden të dënohet she ortaku i tyre Don.Duka