Gol i Ronaldos apo Bruno Fernandes? Teknologjia u jep fund dyshimeve

29 Nëntor 2022, 13:55Sport TEMA

Gol i Ronaldos apo Bruno Fernandes? Teknologjia u jep fund dyshimeve

Portugalia siguroi një biletë për në fazën e 1/8-tave të Katar 2022 teksa mposhti në ndeshjen e dytë të Grupit H, Uruguain me rezultatin 2-0.

Të dy golat e sfidës u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Bruno Fernandes.

Por, në lidhje me realizimin e golit të parë nga ana e mesfushorit të Manchester United pati dyshime të mëdha nëse topi u prek apo jo nga Cristiano Ronaldo.

Në fakt, nuk ishte shumë e qartë në momentin e parë dhe as përsëritjet në disa kënde nuk ndihmuan shumë, me CR7 që pretendon se e preku ai topin me kokë.

Por, është teknologjia ajo që konfirmon se goli ishte një vepër tërësisht e Bruno Fernandes.

Marka e famshme, Adidas që ka modeluar edhe topin e Botërorit, nëpërmjet një sensori të vendosur në brendësi të sferës, konfirmoi se nuk pati kontakt mes topit dhe Ronaldos.

3 Komente

    1. a
      anti25642654censurë

      "Teknologjia u jep fund dyshimeve " por jo atyre të alFredo kaCos!! thuajini endri manushit ta pyesi një herë kaCon se ku ishin të fshehtet,të nëdheshmet e golit të ronaldos!!dhe do të shikoni se kabala e rotshildët kanë fshirë momentet kur ai e ka devijuar me bythë!!

      1. J
        Juli

        Shqip or tijjj

      Lini një Përgjigje