‘Ata janë Serbia, ne jemi Zvicra’, Xhaka: Le ta fitojë ndeshjen skuadra më e mirë

29 Nëntor 2022, 11:35Sport TEMA

‘Ata janë Serbia, ne jemi Zvicra’, Xhaka: Le ta fitojë

Pas humbjes së Zvicrës nga Brazili, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka folur për gazetarët në Katar dhe ka theksuar se janë të zhgënjyer nga disfata, por theksoi se ka shpresa të mëdha për ndeshjen me Serbinë.

Të premten, më 2 dhjetor, Serbia dhe Zvicra luajnë për të avancuar në fazën e 1/16 dhe Xhaka pret një lojë ndryshe nga ajo që luajti skuadra e tij kundër Brazilit, shkruan N1.

“Për ne nuk ka rëndësi se me kë luajmë sepse jemi profesionistë. Unë jam një futbollist profesionist, më pëlqen të luaj kundër Kamerunit dhe kundër Brazilit dhe kundër Serbisë me të njëjtin entuziazëm. Historia nuk ka lidhje me lojën.

Ata janë Serbia, ne jemi Zvicra, të dy do të bëjmë maksimumin, ndaj le të fitojë më i miri”, u shpreh ai.

Zvicra dhe Serbia bëjnë pjesë në grupin G të Botërorit “Katar 2022”, së bashku me Brazilin dhe Kamerunin.

Grupi kryesohet nga Brazili me 6 pikë, ndjekur nga Zvicra me 3 pikë, teksa Kameruni dhe Zvicra ndajnë nga 1 pikë.

1 Komente

  1. R
    Reflekto Xhak

    po mer Xhak e vertete je Fair por nji gje duhet te dish :nqs luan si dje kundra Brazilit , sikur te kishin detyruar te isha ne fushe ,duke hec me hape si te ishe Spektatore ,per me shume se 90% te levizjeve ne Fushe , pa asnji fije Nervi e Deshire per ta fituar ,per ta motivuar Skuadren e shtyre nga perpara ,si Kapiten qe je , harroje Serbin ,kan me ju degradu fare ,kur dihet mir edhe Motivi i tyre per Humbjen ne Europian dhe pikerishte Hakmarrjen e kane me Shqiptaret me Ty dhe Shaqirin . Prandaj ose vrapo ne fushe e jep gjithcka dhe jo duke ndenjur tu pi kafe ne mbrojtje ,por te sulmosh e nisesh Aksionet qe nga mbrojtja ose mezi i fushes ,duke dhen gjithcka ose do injoroheni .Shanc tjeter s'ka .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje