I preferuari i Luis Enrique për një arsye të fortë e dy gola në debutim: Vajza ime e lidhur me Ferran Torres

24 Nëntor 2022, 14:36Sport TEMA

I preferuari i Luis Enrique për një arsye të fortë e dy gola

Në Spanjë lajmi qarkullonte prej disa kohësh, por nuk ishte zyrtarizuar asnjëherë. Ferran Torres është i lidhur me vajzën e Luis Enrique. Për këtë është kujdesur vetë trajneri spanjoll, në takimin tradicional të Twicht. Tekniku i Spanjës i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve dhe ka bërë pohimin që thyen një tabu: “Kush është lojtari më përfaqësues i yti në fushë? Ai që ndjeni më afër?”, i thotë një ndjekës. Lucio nuk vihet fare në siklet dhe i përgjigjet menjëherë, troç: “Kjo është një pyetje shumë e lehtë… Është zoti Ferran Torres… përndryshe vajza ime do të më kapë dhe do të më presë kokën!”.

Ai që ndoshta është vënë në siklet në këtë rast është sulmuesi i Barcelonës: “Të gjithë e dimë që trajnerit i pëlqen të bëjë shaka. E kjo ishte thjesht një shaka gjatë transmetimit të tij live”, komentoi lojtari. Pastaj Ferran e ka marrë me seriozitet, duke siguruar ata që mund të aludojnë për favore: “Të dy dimë shumë mirë si t’i mbajmë të ndara dy situatat, kur bëhet fjalë për familjen dhe kur jemi lojtar dhe trajner”.

Në stadiumin Al-Thumana një provë force e jashtëzakonshme e skuadrës së Luis Enrique. Spanjës iu desh në pjesën e parë vetëm gjysmë ore për të mbyllur historinë. Iberikët shënuan me Dani Olmo (11′), Asensio (21′) dhe Feran Torres (31′). Më pas në pjesën e dytë “La Roja” shpartalloi kundërshtarin, sërish me Ferran Torres (54’) dhe më pas me Gavi (74’), Soler (90’) dhe në fund Morata (92’).

Lini një Përgjigje