Pavarësisht mohimit nga ana e Cristiano Ronaldos, trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka pranuar se mes tyre ka patur një debat në momentin kur e zëvendësoi sulmuesin me Andre Silvan në minutën e 65 të ndeshjes me Korenë e Jugut.
Para se të ulej në panikinë, mediat europiane raportuan se Ronaldo i tha teknikut portugez: “Ti gjithmonë nxiton tmerrësisht shumë për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”.
Trajneri Santos ka pranuar gjatë konferencës së sotme për mediat se gjesti i Ronaldos nuk i ka pëlqyer aspak. 37-vjeçari u duk i pakënaqur me vendimin e teknikut për ta nxjerrë nga fusha e lojës por trajneri është i qartë në këtë pikë.
“Sigurisht që i kam parë imazhet dhe mund të them që nuk më pëlqeu gjesti i tij. Këto janë çështje që zgjidhen në dhomat e zhveshjes dhe sigurisht që ne e kemi zgjidhur. Duhet të mos flasim më për këtë gjë dhe të fokusohemi të ndeshja e ditës së nesërme” tha ai.
Lini një Përgjigje