Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha-Meta-Rama, aleancë okulte kundër shqiptarëve

2 Maj 2023, 11:34Politika TEMA

Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha-Meta-Rama, aleancë okulte kundër

Nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidaten për kryetare bashkie, Klomentina Drinin, kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

 Alibeaj tha kjo treshe po bashkëpunon me njëri-tjetrin për interesa personale. Ai bën përgjegjës të tre për largimin e shqiptarëve.


“Rama, Berisha, Meta po sulmojnë shqiptarët. Janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës që kanë forcën që të rezistojnë dhe ta kalojnë këtë moment të vështirë, është ky trekëndësh që kërkon ta shpopullojë Shqipërinë.

Ky është problem më i madh për Shqipërinë. Këto fosile të politikës janë ulur këmbëkryq për të marrë peng fatet e shqiptarëve, japin dhe marrin në një aleancë okulte”, tha Alibeaj.

Akuza më të forta hodhi në drejtim të Sali Berishës, atë që demokratët e kanë quajtur si lider historik, por për Alibeajn, ai nuk është gjë tjetër veçse një “varkë shpëtimi për Ilir Metën”.


“Berisha nuk bën gjë tjetër veç se varka e shpëtimit të këtij sistemi, i ka çuar demokratët në sqetullën e Metës, një pazarxhiu politik. Kjo është arsyeja pse shqiptarët ikin”, shtoi ai.

 

5 Komente

  1. i
    i ngjaka edhe ky fshatari Krricit gabel

    si nuk ju vjen Turp ktyre karagjozave more amon e s'u bon ala Gamor ! Me cfar i ka ushqye Kryegamori i Shpells kta ? Me kallamoq te kalbt e

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfar pllet ky Krrici Stanit mer ! o Fshatar :

      mblidhni te tan mendjen e bahuni Gomare

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        O kryetar kukëll po çke me Ramën more idiot.Ai ju ka sfiduar të gjithëve se po mbjell pemë kudo dhe nuk flet shumë se e ka fitoren e sigurtë.Të ke luftë me Salinë që të vuri drunë nga zyrat dhe pasi ta heqësh atë që ske për ta hequr atëhere mendohu për Ramën.Nuk e di se si meri me politikë kur për çdo gjë Rama këtu Rama atje.Dhe po të jetë e vërtetë kur gjen gomerë si juve bravo i qëftë.Ju u vratë me Salinë dhe fajin na e paska Rama.Unë të them do të shkosh para sikterise Salinë e pastaj luftoje Ramën por siç duket Rama do jetë atje edhe më 2025...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Melyshi

          O Alibej ke qene je dhe pas vdekjes Sherbetore i Argites se Ssli Vicidoli. Ju ke sherbyer ne korrupsion madhor ke perfituar dhe vete Zotrrote, ndaj kot pellet.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zot fali ! Akoma enderrojne.

            Hehe ! Pordhi dhe Beu Ali. Te tredhur nga Sala.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje