
Investime në infrastrukturë, kanalizime dhe ujësjellës është zotimi i kandidatit të PD për Këlcyrën Adriatik Spahiu. Në prezantimin e tij, kryetari i komanduar i PD, Enkelekd Alibeaj kërkoi mbështetjen e demokratëve më 14 maj, duke thënë se fitorja e Spahiut do të ndikonte dhe në bashkimin e partisë.
‘Na votoni ne, se ne kemi një djalë, një zotëri të nderuar, se ka një program që është tamam ashtu siç duhet këtij qyteti, kësaj bashkie, të gjitha shtresave të kësaj bashkie. Do të kemi mundësi jo vetëm ta votoni, por edhe ta kontrolloni mbas momentit që do të zgjidhet në krye të bashkisë, sepse kjo është e rëndësishme’.
Teska u kërkoi qytetarëve që të mos votojnë kandidatët e PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alibeaj tha Berisha ka bërë pazare politike me Ilir Metën për të dëmtuar demokratët.
‘Është në korrupsion me non grata dhe pazare politike, e vetmja jemi ne Partia Demokratike. Ky është qëllimi kryesor i asaj çfarë quhet sfida jonë. 3 mars kur u sqarua gjithçka i thashë kandidatëve të foltores, ‘mos shkoni te LSI-ja, mos shkoni te partia e majtë, mos shkoni te një pazarxhi politik si Ilir Meta. Hajdeni në shtëpinë tuaj, hajdeni te kjo sigël, sepse keni detyrime nga kjo sigël’
Sipas Alibeajt, Rama, Berisha dhe Meta kanë frikë nga drejtësia.
‘Këta të tre duke filluar nga Rama, halli më i madh që kanë është, cili ministër po më shkon në burg këtë javë. I ka nja dy ministra në burg, i ka edhe nja dy deputetë në burg. Të njëjtin hall e ka edhe Sali Berisha, e të njëjtin hall e ka edhe Ilir Metaj’.
Kryetari i komanduar i PD prezantoi dhe kandidatin për bashkinë e Kamzës, Bilbil Bajraktarin, nga ku sulmoi kandidatin e PS, Rakip Suli dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën.
‘Katër vite ky pushtet i dhuruar, ka nxjerrë pikërisht këtë lloj mostre. Merr para buxhetit të shtetit, dhe bën rrush e kumbulla Rakip Suli. Dhe dy fjalë do të doja të them edhe për kandidatin tjetër që paraqitet nga ana e Partisë së Lirisë. Nuk kam asgjë personalisht me Arjan Hoxhën, të shkojë dhe të ndërrojë fanelë, nga fanela blu të shkojë të veshë një fanelë të kuqe. Unë nuk do ta amnistoja kjurrësesi’.
Alibeaj tha se PD pas zgjedhjeve do të futet në fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese.
Zoti Ali Bej, po Ministri i Brendshem Basha, eprori i drejtperdrejt i Gardes qe vrau 4 qytetare protestues dhe mund te vriste 44, ka frike nga drejtesia?
Alibeu te kujtohet sokol genica kur e nxore nga burgu per zgjedhje ishe minister drejtesie.ti je kokra ebythqirit.
Foto sa nje mije fjale. Po llap ish ministri i Sali Bishes ne podium i thencin, ne nje nga ato klubet e zakoneshme ku prane i rrine "paria" e katunit, duket se kane shkuar per vaki te pikelluar dhe me duar te kryqezuar.