
Nga Ylli Pata
Metamorfoza 24 orëshe me posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit, ka lëshuar siç pritej një pluhur e sjellë zhurmë të madhe.
E siç thotë Edi Rama në këto raste “nuk keni parë gjë Akoma!” Sepse fushatat kanë identitet të tyre goditje e shoshitje të tilla bombastike e tymyese, për të zgjuar sa më shumë atë pjesë të elektoratit që kërkohet të nxirret nga guacka, apo bllokohet për të votuar kundër.
Kjo është realisht ajo që quhet shkencë politike, e jo zhurma e paneleve, që është vetëm një mekanizëm i kësaj lufte politike, që siç gjithçka tek ne bëhet pa një rrregullsi, e në mënyrë absurde.
Megjithatë, ajo që ndodhi 24 orët e fundit me Belind Këlliçin, sado që rezultoi fatale për fushatën e tij, e metodën që ai dhe këshilltarët e tij zgjodhën për të hyrë në publiku, atij nuk se i bën aq keq. Një fuushatë e këtij niveli vetëm forcon çdo kandidat, edhe pse humbet, qoftë edhe me rezultat të thellë.
Precedentët në Partinë Demokratike, kanë treguar se pikërisht ata politikanë që janë ndeshur me Edi Ramën, vetëm kanë rritur aksionet e tyre politike. Rasti i Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit janë pasqyra apo modeli për shanset politike të Belind Këlliçit nesër.
Por pikërisht precedentët në fjalë, janë edhe një shembull i qartë sesi mund të shkatërrohet një karrierë në ngjitje, nëse njeriu që jep viston për këtë rrugë, kërkon të keqpërdorë një betejë elektorale që nuk e bën dot me fytyrën e vet.
Sot në betejë nuk është realisht Belind Këlliçi, as Igli Cara, Bardh Spahia, Luçiano Boçi etj, por janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Do të ishte krejt ndryshe, nëse të gjithë këto kandidatë do të vinin si një vullnet politik i përbashkët i opozitës. Ndërkaq ata kanë ardhur si një intrigë pallati së pari e Metës, i cili madje edhe ka selektuar më shumë se doktori kandidatët që do të ishin të foltores. Natyrisht që ka ndërhyrë edhe Sali Berisha dhe enturazhi i tij më vonë.
E ky është problem politik i kësaj gare të pazakontë, që vihet re çdo ditë, siç u vu re në mitingun hapës në Air Albania, e siç vihet re në mënyrën krejt absurd të fushatës, ku Sali Berisha e Ilir Meta, sillen si personazhe të komedive të Françesco Nuti-t. “Una volta viene lui, una volta viene lei””.
E ky është problemi më i madh për Këlliçin e kolegët e tij, të cilët nesër e kanë të paqartë se kush do të jenë politikisht. Natyrisht sot në mes të fushatës me ata s’flitet pasi është logjike që secili të thotë në mendje se do fitoj, e këtë duhet t’ja transmetojë edhe të tjerëve. Por pikërisht ky është problemi, pasi e gjithë ky aksion duket si vërshimet e pilotëve kamikazëve japonezë, që nuk mendonin se çdo të ndodhë pasi të përplasen me anijet apo avionët armiq.
Ndërkohë që harakiri i samurajve japonezë apo kamikazëve të flotës ajrore kishte referencë nderin apo atdheun, kjo e kandidatëve të foltorës, duket një vetvrasje absurde. Për hallin e Berishës, por më shumë për atë të Ilir Metës, i cili është edhe lideri legal i këtij koalicioni të çuditshëm që kërkon një fitore me inerci, edhe pse kanë dy të tretat e publikut kundër.
Ca i jane turrur gishtave te Belindit, ca shkolles, ca premtimit te autobusit falas, ca tunelit poshte Sheshit Skenderbej. Me sa duket askujt nuk i paska rene ne sy se para dy tre ditesh Beloja bente fushate ne nje lokal me portretin e Haxhi Qamilit mbi krye. Materiali eshte lehtesisht i gjetshem ne youtube nen titullin "Belind Këlliçi me banorët e Sharrës".
Edhe pak ky lliçi, ka për të ikur për lesh.
Kok tulja Këlliçi nuk ësht i PD-ës por i foltores dhe Mutajt . Ju sikur ju comandon shaloku bojaxhi. Apo jo?
merruni me problemet e verteta te polikes etj jo me kte Karikature posterash
Edhe ty moj Pate tu dhimska korrupsioni? Rri e qete pra se nuk bohet Harakiri duke i drejtu gishtat e mesit korrupsionit. Hap syte per ndonje Hu per hir te korrupsionit aty mes shoqeve, ate bej...se ai te ben te besh ate, Harakirin.
Realisht ai poster nuk më pëlqeu, POOOR!,po harxhohet aq energji me ate poster, sa te kanalizohej kjo energji në zgjidhjen e te paku një problemi në Tirane, sot mbase kishim një hall më pak! Pse merreni kaq shumë me gishtat e Belos kur( siç e pranojnë shumica e mediave kryesisht pro-qeveritare), ai garën e ka të humbur??? Ne po na hyjnë çdo ditë "gishtat" e korrupsionit qeveritar në sy! Në çdo zyrë shteti ne marrim si shërbim brrylin e gishtin e mesit! Shikoni pak problemet madhore të vendit! Akoma ne 2023 diskutojmë ujin në shtëpi( të çezmës se të pijshëm nuk e ëndërrojm!), diskutojmë shpenzimet minimale mujore ndërkohë që PARIA jeton në luks të paparë mes pasurish që as vetë nuk i numërojnë dot! .b Mbi të gjitha : po ikën rinia( dhe jo vetëm), po shpopullohet vendi e po krijohet nje ndnjenjë pasigurie njëlloj si në vitet 90-92! Krimi, droga e korrupsioni po na mbysin! Gishtat e Belos ngjajnë si tufa lulesh para problemeve madhore që duhet të zgjidhim nëse duam të egzistojmë!
Zotni "Sefer Daja"! Nuk kam ç'te them per furçen tende. Ajo furçe, kur e fut ne koven e bojes me ngjyre te gjelber, lyen me ngjyre te gjelber, kur boja eshte blu, furçja lyen me blu e me radhe nje meleone bojra qe ka natyra, por per ty, me piken "b", (Mbi të gjitha : po ikën rinia( dhe jo vetëm), po shpopullohet vendi e po krijohet nje ndnjenjë pasigurie njëlloj si në vitet 90-92! Krimi, droga e korrupsioni po na mbysin!) tregon se per ty, boja e ZEZE, BALTA, jane te PREFERUARAT, tregon se je nje tinzar i peshtire, nuk del hapur qe te levdosh minjte e haleve, Saleh dhe Ilir, por gjoja merakosjen se vendi po boshatiset nga rinia, e artikulon sikur ky fenomen ka filluar ne vitin 2013 dhe jo ne vitet kur qeverisnin kobzinjte Saleh-Ilir, Nano-Ilir, pra o "Sefer Daja" eshte e drejta jote te jesh ne anen e gabuar te "analistit", ne anen e anadollakut qe te shkon aq shume. "Nje kave ene nji got raki, dajes" - shprehje tipike e Dash Shehit, tironsit tipik anadollak qe kurre Zoti mos na e beje fat qe ta kemi ne udheheqje te shoqerise.
O zotni i zemëruar! Zemërohu me veten, me Salën, Liken, Ramën etj,etj! Por sado i zemëruar të jesh, shikoje realitetin në sy! Unë "furçen" time e lyj në realitet ,Bluja, mavija e kuqja dhe çdo ngjyre tjetër, nuk më bëjnë dot që të zezës ti them të bardhë! Nuk jam partiak( e mbaj familjen me krahët e mi), dhe nuk po them se kan filluar me ik tani shqiptarët nga vendi,POOOR, në 2023 në vend që shqiptarët që emigruan në vitet 1990-2000, të ktheheshin të investonin në vendlindje, ata jo vetëm nuk po kthehen, por po marrin andej nga jan vëllezër, motra dhe prindër! 80% e të rinjve mendojnë si zgjidhje largimin!Aty e shofin të ardhmen! Nuk e di ku jeton, por në Tiranë, ku banoj unë ,numri i të rinjve ( dhe pse ktu ka studentë nga rrethet), sa vjen e tkurret!Aq sa shumë biznese po detyrohen të tkurren ose mbyllen nga mungesa e personelit dhe klientelës! Ti çdo gjo, e lidhke me Salën e Liken a thu se vetëm ata jan fajtorët e situatës! Jo ore jo! Boj sa të dush ti fresk Ramës, POOR, ai është fajtori kryesor i situatës ku ndodhemi!!! Në fund të fundit ka 10 vite kryeministër! 4 vitet e para "fajin e ka Saliu", 4 të dytat "fajin e ka tepsia", 4 të tjerat e paskemi ne fajin që nuk ikëm me kohë!!! Sa për anadollak, nuk do të doja të fyeja po duke e pas mendjen me bo avokatin e Ramës, të osht blloku zorra trash, e të bonka dalje në tru! Ps: si tironc që jom, më pëlqen ta pi dhe një kafe( rakin të them të vërtetën nuk e kam preferencë timen, verën po) , por kjo nuk më bën më pak të edukuar, e më pak modern se ty, që qenke "bojaxhi" i mbarum! Pastaj, siç thotë idhulli yt shpirtëror, a thu se ti degjon Bet'hovenin dhe Moxartin! Ka vend Tirona dhe për kafexhi, dhe për rakixhi dhe për tipa si ti!
Bravoooooo! mke myt, mke blloku, qoke mjaft i qut, i ke ra piks me Beet'hovenin, me Moxart-in, sepse un ata ndigjoj vertet. I ke bo AUTOPSI qeverrise se poshter te Rams, ja ke numru gjith poshtersinat, SHPOPULLIMIN, TKURRJERN E TRUNIT, TKURRJEN E BUSSINES-eve NGA MUNGESA E PUNTUERVE. Ata 80 % (e ke kabim, jane 107 %) e te rinjve qy menojne si zgjidhje largimin, jam fare i sigurt se kur tbahen zgjedhjet per qeverrine e re dhe se me precizion kirurgjikale me rreze lazeri, do fitoje dyshje Brrishe-Mutaj, kta te largumit qy punojne na halli ne dhe t'huj, do vijne taborre taborre, shen e vere, narkur kaliboç me thase me EURO, e do te nertojne fambrika, uzina, hotele, xhamija, qisha , burgje modern per lopt, per delet, per dhite e me rradhe. Ps: Une rrij n Rrubik, sun rraj n'Tiron, Tirona sun o per mu, o per ata qy shijojne VENEN, jo rakine (edhe Brrisha, pasi vrau 4 vete n'bulevard se dojshin te xerronin qeverrine shume t'suksesshme te tij, nji dite para se Gjykata e Nalte te jepte venimin per Ilir Mutajn per gjoja KORRUPSJONIN e tij, i shkoj per DARKE Munikes dhe Ilirit dhe kur e pyten gazetart se ça foli me Muniken dhe Ilirin, ai u pergjigj. "VERA ishte shume e MIRE" dhe kur e thot Salihi, dhe do te tjere, nuk ka shance qy VERA te jete e keqe.
Ore dhe në ëndërr Berisha e Meta të dilka??? Nuk du me t'myt ty, as me te blloku( urime për ironinë dhe shijen muzikore).Se ku rri është zgjidhja e gjithkujt! Sa per te rinjte vertet po largohen po ti nuk do me e pranu! Ka plot që po kthehen"taborre, taborrr" me thasët plot Euro, po jan euro krimi që po do me i amnistu kreu i qeverisë! Nuk du riciklim të dyshes Berisha-Meta( sa per sqarim kam qen mbështetes e financues i Ramës në 2013, po besimin tim e ktheu në super-pushtet për veten). Berisha e Meta për mua janë të mbaruar politikisht e duhet të japin llogari për shkeljet që kan bërë! Une nuk justifikoj qëndrimin e Ramës që është i egër me të dobtit e i dobët me të egrit! Pse nuk shkojne para drejtesise Berisha, Meta, Basha, Ahmetaj, Beqja,Dako,etj etj??? Mos duhet ti ndërshkoj unë e ti??? Apo Rama ka akoma në gojë ngjalat e Lalzit??( me verë m'duket i kan shoqëruar hahaha) Mos më thuaj se nuk ndërshkon Rama por drejtësia se është përrallë shum e bukur për tu besuar! Gjithsesi, kaluam nga gishtat e Belos tek ngjalat e Lalzit. Komenti im i parë ish për energjitë që ne si popull shpenzojmë me gjërat dytësore e nuk përqëndrohemi tek problemet madhore
Zotni "Sefer Daja"! Nje i mençur, Dr Profesor, dikur ka thene: "Ai atje, nuk eshte Ilir Meta, ai eshte Ilir Floriri" Ca kohe me vone: "Ne ndergjegjen tende moj zonje, rendojne dy jete njerzish te vrare dhe te dhe te varrosur ne guroren tuj ne mal te Dajtit". Ngjalat u shoqeruan me raki skrapari. Ilir Floriri u bo kryetar kuvendi, me pas Ilir Mutaj u bo president. Ne dit sodit, zoti Mutaj me zotin Saleh, "sup me sup si malet" prej nga vijne (dhe qe ne fakt, ashtu siç dhe te jesh Tiranas, eshte pasuri qe e lakmojne te gjithe, por qe jo te gjithe e arrijne), te rrethuar nga ajka e popullit qe antikomunizmin e sheh vetem tek ish komunistat, kane vendosur qe te perfundojne me sukses te plote shkaterrimin total te Shqiperise, dhe siç e do kanuni, hidh gurin e fshih doren, boje zullumin dhe fajin hidhja tjetrit. Eh, u lodha, tash e kom bo hak pas "buk e bastan" i kave ene i got raki.
Nuk m'rrihet pa u krujt me ty(hahaha) Me kto qe thu jom plotësisht dakort! Por, a më thu pak: kush e boni Metën kryetar kuvendi( mo i miri kryetar qe ka pas kuvendi në historin e tij sipas z.Rama), kush e boni president??? Kush duhet ta çojë para drejtësisë???? Jemi republikë parlamentare, pra parlamenti mbi të gjithë! Pse nuk ja heq parlamenti imunitetin Metës ,Kaptinmadhit e Berishës se "bëmat" e tyre i di gjith mileti!? E nuk e bojn se dhe socialistët(specialistët), janë të përlyer me " bëmat" e tyre! Kanë gëlltitur dhe ata "një lugë çorbë të prishur"! E ne, unë e ti, rrijm e bojm sehir si tallet treshja e së keqes( Meta-Berisha-Rama) me ne! Këtu or mik, pandërshkueshmëria është kthyer në sistem! Ne jemi vet fajtor për gjendjen, se merremi akoma me komunista e antikomunusta! Merremi akoma me ngjalat , e mbajmë e votojmë gjarpërinjtë! Tung nga Tirona!
Nuk m'rrihet pa u krujt me ty(hahaha) Me kto qe thu jom plotësisht dakort! Por, a më thu pak: kush e boni Metën kryetar kuvendi( mo i miri kryetar qe ka pas kuvendi në historin e tij sipas z.Rama), kush e boni president??? Kush duhet ta çojë para drejtësisë???? Jemi republikë parlamentare, pra parlamenti mbi të gjithë! Pse nuk ja heq parlamenti imunitetin Metës ,Kaptinmadhit e Berishës se "bëmat" e tyre i di gjith mileti!? E nuk e bojn se dhe socialistët(specialistët), janë të përlyer me " bëmat" e tyre! Kanë gëlltitur dhe ata "një lugë çorbë të prishur"! E ne, unë e ti, rrijm e bojm sehir si tallet treshja e së keqes( Meta-Berisha-Rama) me ne! Këtu or mik, pandërshkueshmëria është kthyer në sistem! Ne jemi vet fajtor për gjendjen, se merremi akoma me komunista e antikomunusta! Merremi akoma me ngjalat , e mbajmë e votojmë gjarpërinjtë! Tung nga Tirona!
Zotni "Sefer Daja"! Vet shnosh se menja tka lane. Une merzitem me t gjithe komentusit qy shajne Edi Ramen (t thush te drejten, Edi Rama si kryminister, ka mijra gjynahe per ikyt popull dhe se o qytetari te mos jesh i kenaqun me punen e qeverrise, dhe se Edi Rama o kryministri im, jo vllau im) me fjalet ose akuzat e atyne qy punen e kryministrit, presidentit e kane bo miljona here ma keq se GJIGANDI EDI RAMA. Pra kur komentusit shprehen me fjalt e Sahales, Munikes, Ilirit, Petrit Vasilit e lloj lloj sorollopi tjeter kunder Edi Rams, mu mhypin "nevrat" na inati se si ka munsi qy njerez te rritun ne familje serioze, njerez me shkolle, njerez qy e kuptojne mire situaten ku nodhet veni, "demokracine" e perceptojne funksionale, jeten dhe ekonomine normale, vetem e vetem kur nkry te shtetit jane ish komunistat, vrasesit, hajdutet, demelat e me radhe. SHKURT: EDI RAMA SUN O I MIRE, POR NE IKYT RRYP TOKE QY RRNOJME, TASH PER TASH SUN KA MA TMIRE SE EDI RAMA. Fal me shnet or "Sefer Daja"