
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kandidati për kryetar bashkie, Roland Bejko kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Njësisë 9, në bashkinë e Tiranës.
Nga atje Alibeaj ka deklaruar se para zgjedhjeve kanë një farë dis-avantazhi duke iu referuar ndarjes brenda demokratëve, por shtoi se në fund të fundit, “më mirë pak dhe saktë, sesa shumë siç ishim, dhe me krimin e virusin e korrupsionit brenda vetes”.
“E provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë.
Për këtë arsye ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi. Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive”, tha Alibeaj.
Pirdh pirdh alibasha sente funderrin e stregone vehten
Nuk ka me kar-agj0z se Alibej, kerkon te distacohet nga e kaluara ku ka qene Minister i Drejtesise ne Qeverine e Saliut dhe si kryefjale te fushates ka ate te Rames "Kurre me mbrapa" e do ne goje.