
PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.
Bardhi u shpreh se kanë hyrë në betejë elektorale të pazakontë për të ruajtur identitetin e PD.
“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD.
Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë.
Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes.
Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.
Dinjitetin e LULIT apo SALES ? Ju jeni bijte e Saliut. Ju ka tredhur te gjitheve. Beni qejfin vehtes. Uroni te ju votojne Grate tuaja. Do ishte sukses.
Bardhi ia nxiu faqen PD-se, duke mos dale me kandidate ne 61 bashki.
Me 14 maj Lezhjanet do votojne per Partise Socialiste. Nuk ka vota per me u kthue mrapsht. Vetem perpara.
Ne 2013 nuk ishte Meta qe e solli Ramen por populli ishte i gatshem te largonte Berishen.Ashtu si po merr vota nga PD ne keto zgjedhje ashtu mori nga PS .Ne 2017 mori votat e PD duket me orientim te Berishes dhe ne 2021 mbeti vetem se Basha beri mire qe e largoi Meten dhe PD arriti maksimumin duke shkaterruar Meten bashke me socialistet.Po te vazhdonte ritmi qe kishte nisur keto zgjedhje do ishin te veshtire per PS por babushi juaj shkaterroi gjithçka per te mbrojtur bythen e vet dhe familjes duke ja drejtuar hallin e vet partisë dhe fatkeqesisht jane mijera njerez qe i shkojne nga pas ketij njeriu me shpresen zero qe do zgjasi deri kur te dije Sala dhe Iliri