
Në Tiranë dhe në Shkodër, dy nga bashkitë më të mëdha në vend, procesi i numërimit të votave po ecën normalisht, pa ndërprerje.
Deri në orën 04:00, Erion Veliaj kryeson ndaj rivalëve të tij. Teksa janë numëruar votat e 132 kutive, nga 941 në total, kandidati socialist ka marrë 20586 vota.
Pas tij, renditet Belind Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili ka marrë 12741 vota. Roland Bejko i Partisë Demokratike ka marrë 1675 vota, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë 1862 vota, Marko Dajti nga Fronti i Majtë ka marrë 358 vota, ndërsa Lajla Pernaska nga PDIU vetëm 305 vota.
Në Shkodër, deri në orën 04:00 janë numëruar votat e 30 kutive të para nga 247 kuti në total.
Benet Beci i PS ka marrë 4061 vota, ndërsa Bardh Spahia nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 2590 vota.
Si ka mundesi qe bastioni antikomunist te bjere ne dore te komunisteve.
Freskoni te dhenat pasi Beneti aktualisht ka rreth 7 mije vota me shume ndersa Erjoni 17 mije.
Nëse Shkodra e ka bërë këtë revolucion, tregon se populli shkodran, kërkon më të mirën, jo për hatër të mentalitetit, të mbajë voltana e spahija, kur hallet jan te shpija, kojshija e shoqëria. Tashti, shkodranët janë të mbështetur për kërkesat e tyre për qytetin, nga i gjithë opinjoni mbarë, sepse pran bashkis shkodrës, solidare duhet të jetë dhe mbështetja qëndrore e shtetit të pushtetit. U baftë ma e mira për shkodranët.
Unë jam dakort me ty Juliano për çka shpreh , po a është dakort Julianua i Zef Dedës me mendimin tuaj ? Ai u shqetsua shumë pse Luizi u shpreh pro Benet Becit dhe e vuri gati përpara përgjegjësisë "penale" . Ai foli sikur të jete lideri i Shkodrës dhe shkodranëve , në një kohë që ai e ka braktisur atë dhe është strehuar tek Tv Klan , si një aktoruc fare anësor dhe jeton akoma nën hijen e Zefit . Me moshë është bahagi i madh , por me mend është shumë i vogël . Më vjen keq për Zefin që ka ba një zog gomari .