Fryhet “kuleta” e Alibeajt/ KQZ i jep edhe 255 mln të tjera, “Bashkë Fitojmë” merr 159 mln lekë

22 Prill 2023, 16:10Politika TEMA

Fryhet “kuleta” e Alibeajt/ KQZ i jep edhe 255 mln të tjera,

Sot në Tiranë apo në rrugën e tjera të Shqipërisë, ka vetëm një reklamë politike. Nëse do të fliste Lulzim Basha në fushatën mbarë-shqiptare që e premtoi e që nuk ndodhi, do ta përkufizonte si “trekëndëshi i Bermudës”.

Është posteri elektoral i Edi Ramës i cili e shfaq veten të qeshur e vital, gati për të ecur përpara, duke lënë pas Sali Berishën e Ilir Metën, bardh e zi e kokëulur.

Edi Rama nuk e ka përfshirë Alibeajn në grupin rivalëve elektoralë, ndërsa as vetë kreu  i komanduar i PD-së nuk e shfaq thuajse askund veten, si protagonist i kësaj fushate, e aq më pak si kundërshtari kryesor i partisë në pushtet.

Nuk ka asnjë poster elektoral, asnjë reklamë politike në media,  por mbi të gjitha nuk ka asnjë shpenzim të dukshëm për këto zgjedhje, sepse ai nuk bën mittingje, dhe nuk ka takime në të gjithë vendin, sepse ai garon vetëm në 14 bashki.

Dhe mes këtyre kandidatëve, vetëm ai për Tiranën ka një veprimtari të dukshme. Pavarësisht se numri i kandidatëve i ka ardhur duke u zvogëluar, portofoli i Enkelejd Alibeajt vetëm është zmadhuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e financoi atë sërish, duke i dhënë PD-së zyrtare të gjithë fondin e fushatës, sikur demokratët të mos ishin të përcarë.

PD-ja mori 255 milionë lekë për 14 majin, të cilat do t’i përdorë kryetari i komanduar. Por teksa cereku i fushatës iku, pyetja është: përse do t’i përdorë paratë e taksa-paguesve shqiptarë Alibeaj, që garon vetëm në 14 nga 61 bashki?

Ku do të shkojnë lekët që KQZ ja dha me bujari, nëse Alibeaj nuk bën fushatë?

Ky fond vlen vetëm për 30 ditë, dhe PD-ja zyrtare e di se nëse nuk i shpenzon për fushatën elektorale, do të duhet t’ia kthejë në buxhetin e shtetit.

Sic pritej, Berisha nuk mori asnjë lek nga financimi që i takon PD-së, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” që ai e drejton praktikisht, por jo shkresërisht, do t’i duhet të mbijetojë me financat e Partisë së Lirisë, 159 milionë lek të vjetër.

Partia Socialiste ka pjesën e luanit në tortën 1 miliardë lekë që Kuvendi ju dha partive për këtë fushatë. Rama mori nga KQZ 437 mln. /abcnews.al

3 Komente

  1. g
    gim

    1 miliarde lek jane 10 milion euro, e kane serio kta apo ja keni fut kot numrave ne artikull????

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh sa kom qesh

      Alibeu merr miliona te taksapaguesve shqiptare per disa mbledhje qe ben ne lokale ku per "dekor" pas shpine jane banaqet e pijeve dhe vecanerisht tek hotel "Mondial" me 15-20 vete ku mes tyre jane edhe klientet qe frekuentojne kete hotel.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arben

        Kush I ka bere keto ligje qe partite politike re marrin.para nga shteti? Kjo eshte vjedhje dhe ky ligj.duhet te hiqet menjehere! Prandaj jane shtuar partite dhe politikanet rrine ne politike me dekada. Kjo nuk ka kuptim. Parate e Shqiptareve mbajne gjalle kete kaste politike te korruptuar. Kjo eshte aq seprapthi sa te besh humor me kete pseudo demokraci Shqiptare. Mos u ankoni per korrupsionin sepse vete po e mbani re galleries. Dmth Meta perseri merr para nga taksat e Shqiptareve! O Zot! Perse I bere Shqiptaret kaq te pafte te krijojne nje shtet per se mbari!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje