Humbi Vorën, kandidati i koalicionit Berisha-Meta: Rama manipuloi njerëzit dhe makineritë, do ankimojmë rezultatin

15 Maj 2023, 11:19Politika TEMA

Humbi Vorën, kandidati i koalicionit Berisha-Meta: Rama manipuloi

Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Vorë, Indrit Hoxha nuk njeh rezultatin.

Përmes një reagimi në Facebook, ai thotë se dyshimet për manipulime janë të mëdha, ndërsa shton se do të ankimojnë rezultatin.


"Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi.

Dyshimet e manipulimit janë të mëdha. Rilndja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore”, shkruan Hoxha.

Ai u mund nga Blerim Shera i PS. Ky i fundit mori 9638 vota e ndërsa Indrit Hoxha vetëm 3471.

12 Komente

  1. B
    Besniki

    Ankohu vlla.Debiliteti yt bashke me Saliken duhet me vazhdu.Te pakten,inshallah e kupto sa bole je.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Era

      ci keni kto budalliqe qe thoni.Per cdo gje beni fajtor ramen

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klaus

        Po normal qe kshu do thoni se keni humb e skeni ca beni tjeter

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fredi

          Pranojeni humbjen e na lini rehat

          Përgjigjjuni
          1. O
            On

            Me kta capacule do fitonte Berisha...ku u katandis PD...a o Lul Basha te henshin qente...

            Përgjigjjuni
            1. t
              tea

              po ju presim te filloni me keto ankesa ju te pd/se

              Përgjigjjuni
              1. a
                alba

                ik se ju sju do asnje po mos u lodhni kot

                Përgjigjjuni
                1. t
                  titi

                  fillun kto me ankesat

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tosi

                    oho jo makineria jo manipulime hahahaha

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      urim

                      si nuk i pranuan ihere zgjedhet keta m vlla

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Red kokali

                        Ahahah ju jeni shume qesharak me keto deklaratat ju jeni nje turp i ketij vendi

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Redi

                          Ju nuk jeni per asnjegj ju jeni nje turp i ketij kombi nje turp per te gjithe Shqipetaret????

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje