
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Erdit Hazizaj në Roskovec ka goditur me grushte dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061. Dy qytetarët e dëmtuar janë Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po kryen veprimet përkatëse.
Partia Socialiste në Roskovec dënon këtë akt të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor ''Bashkë Fitojmë'', Erdit Hazizaj.
"Ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm kur një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.
I kërkojmë Sali Berishës e Ilir Metës të pranojnë vullnetin e qytetarëve dhe të heqin dorë nga dhuna", thuhet në reagimin e PS.
Lini një Përgjigje