
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar përplasjen fizike të deputetit të Rithemelimit, Edmond Spaho me një qytetar brenda një qendre votimi në Zvezda.
Në një deklaratë për mediat, Peleshi e ka konsideruar si një veprim të përsëritur nga Spaho dhe se është munduar edhe herë të tjera të bëjë emër nëpërmjet gjesteve të tilla.
“Më vjen keq kur dëgjoj për incidente të tilla sidomos nga deputetë. Nuk është hera e parë që ky individ mundohet të bëjë emër nëpërmjet gjesteve dhe sjelljeve shumë të këqija, aspak qytetare, duken si rrufe në qiell të kaltër.
Janë tërësisht të huaja në shoqërinë tonë, por gjithsesi janë incidente të vogla që nuk lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme.
Nesër do harrohen, jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe më mirë se me deklarata politike, përgjigjien e jep më mirë populli”- tha Peleshi.
Edmondi me sa shohim duhet teb kete marre pjese ne spartakiadat qe zhvilloheshin ne kohen e " Diktatures " si lojtar ne lojen e terheqjes se litarit. E paska marr malli korbin.....
Po' kur bo te fortin dhe ky shkerdhata plak,,,po' futja i grusht ballit e ule ne bythe,kshu te mori vesh si me u sjedh ,,,