Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të njohura të artit dhe shkencës që mbështesin kandidatin demokrat

25 Prill 2023, 21:17Politika TEMA

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të

Reldar Dedaj

Një aspekt ndryshe, i panjohur për shumëkënd, i personalitetit të kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, po ndriçohet nga dita në ditë edhe më shumë, veçanërisht përmes takimeve të tij të përditshme me intelektualë, ish-funksionar të lartë të shtetit shqiptar, të gjithë, pa përjashtim, figura të shquara të jetës publike dhe kulturore të vendit. Rolandit, këto takime, në vende të ndryshme të qytetit, i kujtojnë shpeshherë se intelektuali është një njeri që jeton i lidhur me politikën, ndoshta jo si politikan, por si kundërpushtet. Ai është i bindur më shumë se kurrë se si intelektual, si qytetar por edhe si politikan nuk mund të jetojë asnjëherë ashtu si do të donte, nëse ai nuk jeton me të vërtetën. Takimet e tij të përditshme me këtë material njerëzor, me këtë fibër njerëzore, i kujtojnë atij më shumë se kujtdo tjetër, por edhe neve më rrallë, se ajo çfarë do dominojë nesër, mbi gjithçka, do jetë vetëm e vërteta.

Këto takime, krejt ndryshe nga një traditë negativiste që e ka përherë më të lehtë të shohë zi dhe dëshpërim kudo, Roland Bejko, ndonëse është i ndërgjegjshëm për fatin e subjektit të tij politik, gjeti kurajën të jetë deri në fund optimist. Themi pati kurajën, sepse dihet që pesimizmi konsiderohet më fisnik se shpresa dhe se optimizmi ka rrezik të merret si pazar politik. Kjo dritë shprese, e rendit atë jo thjesht në kahun e duhur të historisë, por i kujton atij, më shumë se kujtdo tjetër, se rruga që ka nisur nuk është e lehtë dhe duke mos qenë e tillë, si episodi, i vërtetë ose i sajuar, nuk ka rendësi, i mollës së Njutonit, Roland Bejkos i ndodh një gjë e tillë në moshën 19-vjeçare. Adoleshent, i tërhequr prej idesë “liri-demokraci”, mori pjesë në protestat e Dhjetorit, e më pas si themelues i Partisë Demokratike. Nga ajo kohë e deri më tani, Bejko ka qëndruar aty, në ditë të mira e të këqija.

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të

 

Përveç Gjirokastrës ajo e çfarë e lidh më shumë atë është edhe një emër. Sadik Bejko! Poeti Bejko ka qenë profesori i tij i letërsisë në universitet dhe një nga frymëzimet e tij në politikë, duke e parë këtë të fundit gjithmonë e më shumë si mision.

 

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të

Një tjetër emër i njohur i jetës universitare është edhe profesor Omer Stringa, një personalitet edhe i Partisë Demokratike, intelektual atipik dhe një nga kritikët më të ashpër të majtizmit politik në Shqipëri. Në kafen e tij me profesor Stringën, kandidati demokrat tregon se profesori ka vetëm një mendim në lidhje me betejën për Bashkinë e Tiranës: Qëndro, rezisto dhe fito. E vërteta është aleati më i madh. E vërteta nuk të braktis kurrë.

 

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të

Takimeve të tij të përditshme për kryeqytetin nuk mund t’i mungonte edhe një qytetar që vjen nga tabani i këtij qyteti, Rudi Erebara. Një poet, shkrimtar dhe përkthyes. Ai është autori i dy librave me poezi Fillon Pamja, 1994 dhe Lëng Argjendi, 2013. Dy romanet e tij janë Vezët e thëllëzave, 2010, dhe Epika e yjeve të mëngjesit, 2016. Me romanin e fundit ai u nderua me Çmimin Evropian të Letërsisë më 2017. 

 

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të

Kafen e mëngjesin Bejko e ndaj sot me Alfred Serreqin, ish-ministrin e Jashtëm në qeverisjen e parë të PD-së, 1992-1996, dhe e konsideroi atë si, “një nga takimet me frymëzuese më frymëzuese me një nga mendjet me të iluminuar të politikës”. Bekjo konsideron Serreqin si një nga mendjet me të iluminuar të politikës shqiptare dhe me kontribut në politikën dhe diplomacinë shqiptare. Një ditë më parë, Bejko mëngjesin e kaloi në shoqërinë dhe miqësinë e psikiatrit të njohur Neli Demi, një demokrat i orëve të para!

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të


Në takim doktor Neli i dha kandidatit për Bashkinë e Tiranës këtë mesazh: “Humbja e shpresës sjell ankth, depresion, apati, agresivitet. Ky vend ka humbur shpresën në të ardhmen. Rikthimi i shpresës është një proces i vështirë dhe merr kohë , por këtë gjë nuk mund ta bëjnë individë apo grupime që kanë kontribuar në humbjen e saj”! 

 

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të

Mëngjes të dielës, Roland Bejko e kaloi me Fatos dhe Anila Hoxhën. Fatosi ka qenë deputet i PD në dy legjislatura. Anila, zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Shtetit. Fatosin e largoi nga politika Berisha sepse ishte i pakapur, me integritet dhe i vendosur. Anilën, ish-ushtaraken ekselente, e largoi nga puna Rama.

 

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet më të

 

Një prej ditëve të fushatës, Roland Bejko e nisni me profesorin dhe diplomatin Edmond Trakon, një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Me ish-ambasadorin Trako, ndanë shqetësimin për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike, njëjtë me 1992. Të dy ranë dakord, se ky është një moment vendimtar për të ruajtur busullën euroatlantike në PD, dhe ta pastojnë atë nga mbetjet e fundit Ramiziste.

11 Komente

  1. M
    Martin

    Me vjen keq qe ndodhem larg ne ShBA, se vertet do te kisha votuar per Bejkon.

    Përgjigjjuni
    1. N
      NEW YORK

      vetem loqet votojne Bejkon

      Përgjigjjuni
    2. k
      komisar tepelene

      Keto lloj lajmesh qe nuk i lexon njeri, tregojne se fikun e thare nga poshte e larte e paska zene frika edhe nga Kerrici.Le nam Mero Bazo

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Po Fatosin ne Liste nuk e vuri Basha...cne Berisha.....mos e beni opozitar me zor te opozites...se kshu ka ardh puna...opozite opozites....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Time traveler

          Shume te sheqerosur e ke bere kete shkrim more djale ... Kam respekt per Bejkon, por keto shkrime me kujtojne reportazhet e Zerit te Popullit, ne kohen e xhaxhit. Duhet te gjeni diçka me origjinale.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dudushi

            O Martin mos u bej koqe kandari se qe ta dish ti per kete Roland Bejkon mendon Erjon Braçe se e ka dashnor. Ndaj mos i qaj hallin Bejko bythes?

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kristo Mertiri

              Paska rene ne dashuri Mero Baze me Roland Bejko bythen?...

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Fletushka e Mero gel-Bazes po i ben reklame kandidatit te Ali-Bashes. Mos u lodhni fort per te gjete se Ali-Basha eshte peng i shalegjatit qe zorren qorre e ka lidhe me ezofagun.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjergji

                  Kushua I shokut Adil.

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zalli

                    Nuk jam banor i Tiranes,se me gjith deshire do e kisha perkrahur kete Kandidat,nder te rrallet qe po na jep mundesine qe te shohim ndryshe,jo vetem bardh e zi,modelin stalinisto enverist te instaluar ne PD e ketyre 30e kusur vitesh nga neokomunisti fondamentalist sali hajdut krimineli.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lazo Rati Kanabisi

                      E Ke gabim,Z.Gjergji.Nese ky Bejko i Lazaratit,Ka privatizuar baxhon ne fushen Lazarat,afer lumit,qe nga viti 1993,atehere eshte nga niperit e Sadik Bocajt(daja),antar i KQPPSh.Nese eshte nga keta niper te them me siguri ,eshte marre me kontrabande cigaresh ,si pjesa me e madhe e lazaratasve.Ajo baxhoja ,ne ate kohe ishte kthyer ne magazine per kolite e cigareve kontrabande nga Greqija.Nese ne ate kohe Ka patur nje furgone benc,siguria si kontrabandist ,si kapos i lazaratasve eshte i Sigurt.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje