
Komisioni i Ekonomisë ka marrë në shqyrtim projektligjin e dorëzuar nga Qeveria për rritjen e pagave të punonjësve të administratës shtetërore. Ligji është pjesë e strategjisë së njoftuar nga Kryeministri Edi Rama për rritjen e pagës mesatare në shtet në 900 euro brenda dy viteve dhe nuk ka lidhje me vendimet e qeverisë për rritjen e pagave në disa kategori që ka hyrë në fuqi më 1 prill.
Seanca u ndërpre gjatë transmetimit live në faqet e Kuvendit në rrjetet sociale, ndërsa diskutimet u shtynë në komision. Arsyeja zyrtare që u tha ishte për t’u lënë kohë deputetëve që të dorëzojnë amendime.
Në lidhje me përmbajtjen e amendimeve nuk u dha asnjë detaj, por gjatë mbledhjes pa kamera, që zyrtarisht thuhet se ishte për shkak të një problem teknik, deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës janë pajtuar në nevojën që në ligj të parashikohet edhe rritja e rrogës për ta.
Socialistët dhe demokratët kanë rënë dakord në këtë pikë, por ajo që nuk kanë rënë dakord është se kush do ta bëjë amendimi. Asnjëra palë nuk ka marrë publikisht guximin që të propozojë këtë amendim, pasi deputetët i druhen reagimit publik për këtë.
Nga PS presin që propozimin ta bëjnë opozitarët, nga opozita presin që propozimin ta bëjnë socialistët. Mbetet për t’u parë nëse në seancat vijuese do të merret guximi nga njëra palë, apo ligji do të kalojë në komision ashtu siç e ka propozuar qeveria, pa rritje rroge për deputetët.(Voxnews.al)
O rraca e mutit,akoma me shume doni per ti harxhuar ne dashnoret dhe dashnorët o plehra ju duheni vrare me buke ne goje.
Keta plehra marin rrogen duke share e akuzuar njeri tjetrin per vjedhje e duan rritje rroge!!!!!ja rritni spahos se fryn bilbilin e saliut,edhe mulli qe shurron te gardhi parlamentit
U keputen ne bythe duke punuar.Shumica e tyre jane kot.Numuri i tyre duhet paksuar .
e kan thy shatin keta duan edhe rritje rroge pa le ka nga 20 vjete deputet dhe me e keqa eshte se do marrin pensjon shumica me diplloma fallso, shumica e ketyre nuk flasin fare ne parlamente .. jane ne parlamente sa per te marr rogen ,,
Pak humor shkodran.Nje djale nuk mbaroj dot shkollen e larte dhe i ati e futi ne pune banakier ne nje klub te nje fshati.Kaloj nje muaj dy dhe ne muaj e trete shefi i finances se ndermarjes tregetare i thot hajde mor djal ndonje dite nga zyra qe te maresh edhe rrogen.Djali i pergjigjet "Pse paska rroge kjo pune" Si nuk ju vjen turp nga vetja qe te kerkoni rritje rroge.
Qeveria në p/ligj ka vendosur që përveç deputetëve, rrogat të mos rriten edhe për kryeministrin, kryetarin/en e Kuvendit dhe ministrave, pavarësisht cilët janë. Ligji nuk bëhet vetëm për sot. Gjithsesi që të bëhet ligj, i takon parlamentit ta aprovojë apo jo.