
Ekziston një tymnajë në lidhje me çështjen e përfolur së fundmi të dëftesës së pjekurisë së Belind Këlliçit.
Palët akuzojnë njëra tjetrën në nivel politik dhe propagandistik, por çështja në fjalë është thelbësisht ligjore dhe teknike dhe si e tillë, prevalon një shpjegim teknik.
Hashtag.al ka kontaktuar tre ekspertë të sistemit arsimor, dy prej të cilëve kanë punuar më herët në sektorin e ekuivalentimit të diplomave në Ministrinë e Arsimit.
Deri më tani fabula e vërtetuar katërcipërisht është kjo:
Belind Këlliçi ka studiuar 4 vite në shkollën e mesme “Harry Fultz” në Tiranë në vitet 2001-2005.
Ai rezulton se ka kryer 4 vite në këtë shkollë të mesme dhe ka lënë pa mbaruar vitin e pestë. Sepse periudha studimore e gjimnazit në këtë shkollë ka qenë 5-vjeçare.
Pasi ka mbaruar vitin e katërt, shkolla i ka lëshuar atij një listë notash të certifikuar me vulë apostile, këtë listë notash Këlliçi e ka paraqitur në SHBA në Universitetin “Coppin” të Baltimorës.
Ky universitet i përket sistemit amerikan të shkollimit dhe kualifikimit, si i tillë operon me një tjetër metodologji, bota anglishtfolëse ka në bazë të shtetformimit të saj dhe funksionimit të institucioneve atë që quhet “common law”, ndërsa Shqipëria operon me “civil law”.
Ky ndryshim në taban dhe në karabinanë e sistemit, reflektohet dhe në arsim, pasi ndryshe nga Shqipëria, ku fjala vjen ti nuk shkon dot në klasë të tretë nëse nuk ke përfunduar klasën e dytë (sistem linear), në SHBA sistemi të jep mundësi kapërcimi nëse ti vërteton në mënyrë tërthore dhe të qartë se i kalon pengesat (sistem rrethor).
Në Shqipëri nuk funksionojnë metodat tërthore, garant i sistemit është procedura lineare. Çka do të thotë se nëse procedura lyp që ti të kesh një dëftesë të shkollës së mesme për të kaluar në universitet, ty të duhet kjo dëftesë me doemos, përndryshe ti nuk puq dot me universitetin dhe mungesa e dëftesës, automatikisht të skualifikon etapa e shkollës së mesme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Universiteti Coppin operon me pranimin e studentëve të huaj, nëpërmjet sistemit që në gjuhën teknike njihet si SAT “student apostile transcipt”, ose e thënë në shqip, operon me një listë të vërtetuar noteriale notash.
Nëse ti vërteton se ke kryer një numër të caktuar lëndësh që universiteti i quan të domosdoshme dhe “nivel dysheme” pranimi, atëherë mund të regjistrohesh pa problem dhe të vazhdosh studimet e larta.
Në këtë pikë çdo aludim se Këlliçi ka mashtruar universitetin amerikan, apo se i vëllai i tij e ka favorizuar apo se shkolla Harry Fultz mund të ketë shkelur ligjin rrëzohet.
Shkolla Harry Fultz nuk detyron dot asnjë gjimnazist që të vazhdojë studimet deri në fund, kushdo mund të shkëputet në vitin e katërt dhe të shkojë në një universitet ndërkombëtar.
Gjithashtu pranimi nga universoiteti Coppin në SHBA rezulton krejt i ligjshëm për sa kohë kriteret e pranimit me metodën SAT nga ky universitet përmbusheshin nga lista e dorëzuar e notave të Këlliçit.
Deri këtu Këlliçi është xixë, krejt në rregull dhe i pastër.
Problemi i tij fillon në momentin kur ai ka synuar që diplomën amerikane ta bëjë funksionale në strukturën institucionale shqiptare, pra ka dashur të shndërrojë rrethin në vijë, sistemin rrethor amerikan ta përshtasë në sistemin linear shqiptar.
Ka plot studentë që nga shkolla Harry Fultz kanë shkuar në universitete perëndimore me listë notash pa e vrarë shumë mendjen, pasi synimi i tyre në pjesën dërrmuese nuk ka qenë ri-kthimi në Shqipëri, por karriera jashtë vendit. Karriera në korporata private më shumë se sa në sistemin institucional shtetëror shqiptar.
Për pasojë Këlliçi me diplomën e universitetit Coppin mund të punojë dhe në koorporatën Apple po të dojë, ose në JP Morgan, ose dhe te Raiffeisen në Tiranë, nuk ka rëndësi fare për entet private kjo gjë.
Problemi nis kur ti pasi ke çeduar dhe ke lënë të papërfunduar etapën e shkollës së mesme në institucion arsimor shqiptar, rikthehesh për të njehësuar diplomën ose për të punuar në institucion shtetëror shqiptar.
Sepse siç e shpjeguam më lartë, sistemi “civil law” ose sistemi linear i funksionimit në Shqipëri, e ka kriter detyrues paisjen me dëftesë të shkollës së mesme.
Nëse nuk e ke këtë dëftesë, ti rezulton pa shkollë të mesme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe i papranueshëm për sistemin e rekrutimit si pjesë e administratës shtetërore shqiptare.
Ekspertët arsimorë të kontaktuar nga Hashtag.al në këtë pikë evidentuan 2 probleme:
1) Ekuivalentimi i diplomës së shkollës së Lartë të Këlliçit në Ministrinë e Arsimit në vitin 2010 në Tiranë ka gjasa të jetë bërë në shkelje të kriterit të dëftesës së shkollës së mesme. Ose Këlliçi ka bërë deklarim të rremë se e posedon këtë dëftesë, ose komisioni e ka favorizuar duke kryer ekuivalentimin në shkelje të ligjit dhe në mungesë së dëftesës.
2) Përllogaritja dhe njohja e masterit në Tiranë, ndërsa ai dyshohet se në SHBA ka kryer një kualifikim të thjeshtë Bachelor, mund të jetë një shkelje e dytë nga ana e komisionit në Ministrinë e Arsimit në vitin 2010.
Ekspertët thanë se për ta bërë më të qartë atë që ka ndodhur duhet parë me kujdes mënyra si kanë arsyetuar asokohe anëtarët e komisionit në Ministrinë e Arsimit dhe sidomos duhen parë raste të tjera të ngjashme, ku ish-gjimnazistë të Harry Fultz, janë paraqitur të ekuivalentojnë diplomën e shkollës amerikane në mungesë të dëftesës së shkollës së mesme.
“Nëse janë skualifikuar dhe u është mohuar konvertimi i diplomës rasteve të ngjashme me Këlliçin, kjo do të vinte në dyshim procesin dhe do të hapte automatikisht një hetim për favorizim korruptiv nga ana e ministrisë”, – tha në kushte anonimati një ish-drejtuese arsimore e kryeqytetit.
Sipas ekspertëve, mungesa e dëftesës së shkollës së mesme është automatikisht kriter i paplotësuar dhe për të sqaruar në mënyrë përfundimtare përplasjen mes sistemeve rrrethore amerikane dhe atyre lineare shqiptare, do të duhej fillimisht që ministria të refuzonzte ekuivalentimin e diplomës së Këlliçit dhe më pas ky i fundit mund të kërkonte nëpërmjet një vendimi gjyqësor sqarimin e plotë të rrethanave dhe ta merrte të drejtën me një vendim gjyqësor, si një mënyrë që çlironte dhe Ministrinë e Arsimit nga ndonjë favorizim apo shkelje kriteri si dhe i jepte Këlliçit të drejtën e tij për tu kualifikuar në kushtet kur ai mund ta ketë gjetur veten si “viktimë” i diferencës thelbësore proceduriale ndërmjet sistemit në SHBA dhe atij në Shqipëri.
Hashtag.al
Pse duhet ta kuptojme si thoni ju apo mos valle ti je dituria . Nuk po thote njeri qe Gabeli ka punuar pjata lares po te vazhdoshe studimet e larta pa mbaruar te mesmen nuk besoje qe nuk ky nje mashtrim dhe kete e shpjegone eksperti ministrise se arsimit bashke me ambasaden por ne fushate elektorale nuk duhet mare veprime te tilla .
Cfa ka ktu mo per me kuptu mer jahu ? Gjithcka ka dal dites me diell . Mua s'me duket aspak si nji PROGRES I STANIT KRIMINAL TE OPOZITES ! Jo per noj gjo .Por te gjithe dijme e jemi deshmitare te ktyre 32-viteve te ashtuqujtures Demokraci se Shejtani i Shpelles prodhon vetem shejtane ne Politike . Diploma e ktij karagjozit s'mundet me qen as intimet e grus se belos se o gjunaf ,me ngek pa breke sot
Por, a ka punuar ne Shqiperi Kelliçi? Nese jo, atehere nuk ka bere ndonje shkelje. E sa per deputet apo kryetar bashkie quhet i zgjedhur dhe jo i punesuar.
I punesuar po ka tip jevgu e ka njesuar dhe i ka bere keto makinacione ne kohen e non grates ku beheshe doktor profesor me tete klase shkolle pastaje i ka punuar mami ketij magjypi
Problemi nuk eshte ka punuar apo jo, problemi eshte ka mashtruar apo jo. Nga fytyra duket super mashtrues.
Z. Lier, siç kuptohet nga artikulli, ashtu si e ka mbaruar universitetin Kelliçi mund te punonte ne Amerike e ne shtete te tjera, por jo ne Shqiperi.
Joel nuk eshte ashtu. Mund te punoje ne privat si ketu dhe ne USA, por nuk mund te punoje ne administrate te shtetit ne shqiperi. Ketu nuk flitet ku do punoje kelliçi por a ka mashtruar dhe a ka korruptuar per njehsimin e diplomes? Se po shitet luftetar me gishta te mesit te pastra.
Dikur ne vitet 1944-1950 zhvilloheshin kurse kunder analfabetizmit. Partia e detyroi nje person qe kishte studiuar ne Vjene qe te rregjistrohej ne kete kurs. Keshtu me ngjan edhe rasti i Belind Kellicit.
E then Shqip ky nuk e ka mbaruar shkollen e mesme por eshte me mire nga ate qe pa mbaruar shkollen e mesme mbaruan te larten. E dyta ai eshte pranuar ne college ne baze te krediteve dhe me miqesi se nje student tjeter nuk pranohej ne keto kushte Kur fillon college gjeja e pare jane gjuha deri tek 102 pastaj mund te marresh dege.Por pagesa per nje international student panvaresisht se kolegji eshte i dores se dyte cmimi eshte trefish po ta krahasosh me nje student resident qe eshte qytetar ne US.Koha qe ky evgjiti ka kryer per 3 vjet nuk eshte e mjaftueshme per nje bachelor. Kurse njohja ne ministrine tone per master eshte nje idiotizem ose sic bliheshin diplomat tek universitetet private p sh tek limo Katnar Murrizi qe shiste diplomat si patatet ne treg.Po deshet me per Balon e stanit Sali e Mute pyesni .
Artikull jo fort i sqaruar qartë. Por kjo punë zgjidhet shumë thjeshte. Belo Kellici të publikojë rezultatet e SAT që ky artikull paska marre përsipër te na dali me këtë metodë. Pra sipas SAT që aplikohet për Amerikanet (jo për të huajt), Belo trimi të publikojë rezultatet e SAT, pasi sipas informacionit të publikuar nga Universiteti, nuk aplikohet placement test për të hyrë në Universitet. Nqse Belo trimi ben këtë tregon që janë përmbushur kërkesat amerikane.
Belo Kerrici sebashku me vellain e tij ne vend qe parate ti shpenzojne per fushate, Po i shpenzojne per te paguar keto kaqole ekspertas me diploma te mara nga Kristali.
Me qarte nuk behet o shoku. E ka shkruar edhe ne paragrafe te shkurter qe ta kuptosh kollaj. Pse e paske kaq te veshtire amerikano?
As Erion Vrliu dhe Belinda Ballukja nuk kane diplome te shkolles larte dhe jane ne poste te larta drejtimi
Genc, ketu nuk eshte puna se ke shkollen e larte, te mesme apo fillore, ketu behet fjale se ky monstra Kelliçi ka penetruar, genjyer, vjedhur dhe mashtruar. Ja vlen ky qe te jete nje administrator i shtetit? Kjo eshte pyetja dhe ana tjeter organet e drejtesise qe ne Shqiperi vazhdojne te vdekura e te pa kallura, duhet te kishin nisur hetimin. Eshte skandal!
Belindi gezon shkolle te larte por jo shkolle te mesme. Sistemi Amerikan i studimit bazohet mbi kreditet ne baze te lendeve qe ke studiuar, prsh. Matematika ka 3 kredite. Ne SHBA edhe sistemi i shkolles se mesme eshte i bazuar ne kredite. Nese ploteson numrin e caktuar te krediteve, konsiderohesh i diplomuar, nese nuk kerkohet test perfundimtar. Shqiperia zbaton sistem tjeter. Problemi i ketij qe i tregon gishtin familjes se vet (nuk kam asnje dyshim qe te pakten i vellai ka kryer korrupsion), gishtat ky mund ti fusi aty nga ka dale se mbetet pa shkolle te mesme. Tung!
O gazetar/gazetare pa tru. Mire s’di po pse nuk google. SAT i ke dhene kuptimin qe do ti. Eshte: Scholastic aptitude test, pra aftesitr shkollore. Dhe ku hyn ketu common law vec ti e di. Thjesht Belo ka dhene testin e pranimit dhe s’ju ka dash gje tjeter shkolles perderisa nga SAT testimi ka dale mjaftueshem i afte per shkollen. Mero Baze, pa rroge i ke keto gazetaret, po mesojne doren?
Tamam e ke thene.
Flitet me hipoteza e hamendje a thua kjo ngjarje ka ndodhur 2000 vjet me pare e nuk mund te behen verifikime. Kjo eshte Shqiperia atdheu e memedheu im i dashuri. E lagu? Se lagu?
Nuk del ne shkrim se cfare diplome te larte ka mbaruar Belo ne Amerike!?
Jevku edhe ne Amerike eshte marre me mbledhje kanaqesh , i biri i Sadriut kryetary i gabeleve te Kombinatit, ne 97ten kane vrare Cim Xhabaftin ke rruga si shkonte ke fabrika e Qelqit
Me aqe sa di une ketu ne USA nuk mund te shkosh ne universitet pa shkollen e mesme (high School) jo vetem kaq por dhe kurs per elektricist,hidraulike etj nuk ben dot ,universiteti pastaj eshte me kredite,qe disa kredite i ke marre qe ne shkoll te mesme
Ju”zoterinj eksperte” meqenese dini gjithcka per sistemit amerikan te pranimit ne universitet, besoj, se dini kaq anglishten sa per te lexuar kriteret e pranimit ne to , te pakten te Coppin University, para se te derdhni ne leter gjithe njohurite tuaja brilante: International Students Addmision.. Krahas kesaj merrni dhe information per High School Diploma ose GED, si Kusht per t’u pranuar ne Universitet ne US dhe jo vetem SAT per qytetaret amerikane apo TOEFL per te huajt.
I konfuzoni njerezit me terma te huaja. Testi SAT s'ka lidhje me fjalen apostile qe e beni te tingelloje si vertetim....po qendron per "Scholastic Aptitude Test" qe mat aftesite e pergjithshme 'skolastike' apo formimin e studentit e thene ndryshe. Eshte test i standardizuar. Normalisht kreditet per vazhdim te nje grade shkollimi, qofte shkolle e mesme apo universitet behen nepermjet qendres ECE (Educational Credential Evaluators). Mund te mo's shkosh ne shkolle (ne rastin e home schooling) qe US e pranon, duhet te marresh ate qe quhet GED (General Education Development) test dhe pasi e kalon, mund te aplikosh ne universitet...per keto akrobacirat e pershkruara ketu gjykoni vete.....
Kuptojeni keshtu : Belind Kellici ka ne xhep nje Diplome nga nje Universitet Amerikan!