FOTOT/ Benet Beci publikon pamje nga Velipoja: Nuk do të jetë veç zgjedhja për plazhin e lirë, por një qendër për turizmin, shërbimet dhe hapësirat publike

25 Prill 2023, 14:09Politika TEMA

FOTOT/ Benet Beci publikon pamje nga Velipoja: Nuk do të jetë

Kandidati i PS-së për Shkodrën, Benet Beci ka zhvilluar sot një vëzhgim në terren duke u shkëmbyer edhe me banorë në Velipojë.

Teksa ndau disa foto në Facebook, Beci shkruan se Velipoja ka mundësinë të jetë qyteti i dytë në Bashkinë e Shkodrës, një qendër e turizmit, një hapësirë që ofron shumë më tepër se plazhin e mrekullueshëm, detin e rërën kurative, ofron ekonomi.

"Ky është albumi i një dite të kaluar në Velipojë. Inspektim e takime tek lagjia te kisha, Qendër Velipojë, Gomsiqe, Mbi Sukë, Sektor dhe plazh. Velipoja është shumë më tepër sesa plazhi, deti, rëra.

Ka probleme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ndriçimin elektrik nëpër lagje, pastrimin e mbeturinave, mungesa e mirëmbajtjes për shëtitoren dhe e rrugëve për biçikleta. Njerëzit kanë bërë më të mirën që kanë ditur e mundur, shteti nuk iu është gjendur pranë siç duhet.


Velipoja ka mundësinë të jetë qyteti i dytë në Bashkinë e Shkodrës, një qendër e turizmit, një hapësirë që ofron shumë më tepër se plazhin e mrekullueshëm, detin e rërën kurative, ofron ekonomi.


Shpejt ajo nuk do të jetë veç zgjedhja sentimentale e shkodranëve, apo plazhi i lire për turistët, por një qendër për turizmin, shërbimet, hapësirat publike dhe rekreative.

Velipoja do të bëhet një pikë e fortë lidhjeje me Shëngjinin e Ulqinin, duke e pasuruar ofertën turistike me një plazh ranor të pandërprerë që shtrihet në afro 50 km, një hapësirë e rrallë në tërë rajonin.

Projektet janë gati, madje në disa prej tyre puna ka nisur, siç e dini para pak ditësh qeveria ka miratuar fondin për shpronësimin, i cili na ndihmon t'i kthehemi me ritme të shpejta punës për ndërtimin e rrugës me Shëngjinin, ashtu siç ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi për urën lidhëse në Pulaj.
#shkodrapozitive #shkodraepara", shkruan Beci. 

6 Komente

  1. B
    Beneti i bo Shkadren vallahi si Monakon,

    Qytetin me te bukur ne Ballkan . Se cfar do zgjedhin shkodrant , Vota e ndan.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali

      Talebanet Shkodrane e kane kthyer Shkodren si kandahari e ashtu duan te rijne tere jeten vetem te mos i dalin fjalet shpellarit te tyre,Ta gezojne sepse vertete e meritojne.Po te ngriheshin nga vari gjithe ata bura te mencur te shkodres e te shikonin se ne cfare nivel e kane cuar shkodren keta Berishistet do tju vinte turp te ishin shkodrane

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eshte Koha e duhur kur Shkodranet duhet :

        Ti bejne shurren berishisteve qe majten 32.-vjet Shkodren .Turp qe vec vjedhjeve e kriminalitetit nuk sollen asigja .

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gurakuqi

          Shkodra është e përbërë nga shkodranët dhe ata prej Shkodre. Shkodranët meritojnë shumë më tepër nga s sa kanë fituar nga shpellarët në këto tri dekada. Ata prej Shkodre bëjnë mirë të largohen nga Shkodra ose, të bëhen shkodranë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petrit

            Ja komenti tipik i njeriut te shekullit 19-te.Pergezimet e mija

            Përgjigjjuni
          2. D
            D. Pavli i shastisur nga habia

            Benevrek Beci, na nxirr ca turshi 2D edhe per Velipojen. Mos harro, ti kete bere jo Eftibiu I Ramazonit por Cùlo Hernandezi I Vin Llapës dhe Kurvmbaros. Dhe pastaj ti jape urdher Rames tja lavderoje ato "idetë" -mbeturina albuminash nga periferia e globit....eh mor Bebec. Ti duhet të ishe në burg tani. Thuaji shkodraneve cfare pasurie bere si nenpunes shteti. I pangopur do edhe assete nga Velipoja. Po mesa di une ata se kane per gje ..... e kupton vete ti sumëkuq I fshehur kaq kohe ne bolet e Sales. Mamin çensures se Ymërit te Peshtanit - rastesisht vlla nga mami (plaka) me Bejko karin.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje